5 sfidat me të cilat përballen punonjësit e pavarur

12 Shtator '22

5 sfidat me të cilat përballen punonjësit e pavarur
	 	 

Puna e pavarur është për të gjithë ata që e duan rehatinë. Ata të cilët nuk e duan dikë i cili ju qëndron mbi kokë, që është mikromenaxhues dhe e shikon orën sa herë që shhkon e kthehet nga puna. Pra, puna e pavarur është një sirenë tërheqëse matanë liqenit, për të gjithë punonjësit e lodhur nga puna.

Epo, nuk është përherë kaq e përkryer. Për ta kuptuar pse, Akademi Pune i ka rënditur një numër sfidash me të cilat përballen punëtorët e pavarur, të cilat nganjëherë janë më shumë sesa sfidë.

Gjetja e klientëve

Gjetja e klientëve është njëra ndër sfidat më të mëdha të punonjësve të pavarur. Shpesh ata gjejnë klientë, por puna me ta mund të përfundojë shpejt, prandaj deri në gjetjen e ndonjë klienti tjetër ata janë ta pa punë.

Një mënyrë për të dalë nga kjo rrjetë e rrezikshme, është ta rrisni praninë në rrjete sociale. Në këtë mënyrë do të mund të jeni dukshëm, për klientët që ta shohin punën tuaj dhe t’ju kontaktojnë. Zgjerimi i rrjetit të njohjeve për punonjësit e pavarur është shumëherë më i rëndësishëm se për ata të cilët punojnë me orar të plotë në një kompani.

Monotonia

Puna nga shtëpia fillimisht është dicka tërheqëse, kur e mendon rehatinë e shtëpisë, ushqimin e bollshëm dhe veshjen e lirshme, por edhe kjo e ka rrezikun e vet. Puna nga shtëpia ka prirje të bëhet shumë herë më e mërzitshme sesa puna nga zyret e kompanisë. Kjo për shkak të vetmisë.

Mund të mërziten me ndonjë projekt në të cilin po punojnë, apo thjesht mundtë mërziten nga të qenit punonjës i pavarur. Nëse jeni një prej tyre, përpiquni të merrni projekte me të cilat bini në dashuri që në shikim të parë, jo nga ato për të cilat nuk e keni as idenë më të vogël. Meditimi është mënyrë tjetër për t’jua bërë jetën më të bukur dhe më të përqendruar.

Shpërqendrimet dhe obligimet familajare

Kur punoni nga shtëpia të gjithë mendojnë që e keni kohën e botës. Si punonjës i pavarur do të shpërqendroheni nga të gjitha anët: nga familja, nga shoqnia e ngatë gjithë, madje do të jetë e vështirë t’u shmangeni.

Mungesë e stabilitetit

Për shkak të natyrës së punës, jeta e punës për punonjësit e pavarur nuk është asnjëherë e njëjtë. Ata mund të punojnë për një kohë në projekte të reja, rregullisht me klientë të rinj. Nganjëherë ata mund të jenë shuëm të zënë e naganjëhërë do të kenë aq kohë të lirë, sa do të fillojnë të ndihen në stres.

Menaxhimi i kohës dhe plotësimi i afateve

Gjëja më e rëndësishme për ju mund të jetë puna, kështu që pas saj nuk od të jni në gjendje të bëni më asgjë. Kjo e shkakton djegien.

Por edhe ana tjetër, kur vetja juaj është i vetmi “person’ të cilit duhet t’i përgjigjeni, është më e lehtë të bëheni dembelë dhe ta kontrolloni kohën që keni. Për ju mund të mos jetë e rëndësishme plotësimi i afateve, por për klientët kjo është shumë e rëndësishme, prandaj edhe mund t’i humbisni shpejt.

Për të mos arritur puna gjerë në këtë pikë është mirë ta krijoni një kalendar të orareve i cili do t’jua lehtësojë punën dhe t’jua menaxhojë kohën. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC