Viti 2020, mundësi për një karrierë të re

06 Jan, 2020

Viti 2020, mundësi për një karrierë të re
	 	 

Tashmë kemi hyrë në vitin 2020, dhe fillimi i vitit gjithmonë është një periudhë e mirë për të filluar me gjëra të reja. Për shumë njerëz, ky vit mund të jetë një mundësi për të nisur edhe një karrierë të re.  Nëse ndër qëllimet tuaja për vitin 2020 është gjetja e një pune të re, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme.

1. Përgatiteni një CV profesionale

CV profesionaleCV-ja është dokumenti i parë nëpërmjet të cilit një punëdhënës njoftohet me ju. Për ta sjellë intervistën dhe punën më pranë, duhet të keni një CV profesionale. Kujdesuni që ta keni një CV të strukturuar mirë, ku përfshihen të gjitha të dhënat që duhet t'i dijë një punëdhënës rreth jush.

2. Shkruani mirë një letër të motivimit

leter e motivimitJo gjithmonë është e mjaftueshme të keni një CV të mirë për ta fituar punën që dëshironi. Letra e motivimit po ashtu luan një rol të rëndësishëm kur është në pyetje përzgjedhja për një vend pune. Të gjithë punëdhënësit duan të dinë rreth motivimit të një kandidati për t’u bërë pjesë e një kompanie. Para se të nisni shkrimin e letrës së motivimit është thelbësore të njihni strukturën e saj - pra çka duhet të përmbajë ajo letër.

3. Përgatituni për intervistë

pergatitja per intervisteNë mënyrë që t’i rrisni gjasat për t’u punësuar në këtë vit, kushtoni rëndësi përgatitjes për intervista të punës në të cilat mund të ftoheni. Përgatitja për intervistë duhet të jetë fillimisht psikologjike. Disa pyetje tashmë veç janë bërë të njohura në intervista të punës, ndaj, për të lënë një përshtypje të veçantë tek intervistuesit, mundohuni të jepni përgjigjet e duhura në pyetjet e zakonshme që bëhen në intervista të punës. Ndër tjera, keni parasysh se edhe paraqitjes së jashtme duhet t’i kushtohet rëndësi. Veshmbathja në intervista të punës krijon përshtypjen e parë për shumë punëdhënës. 

4. Filloni një praktikë ose kyçuni në punë vullnetare

pune vullnetarePërfshirja në punë praktike mund të jetë një mundësi shumë e mirë për t’u bërë pjesë e një kompanie të caktuar, në një pozitë të caktuar. Puna vullnetare gjithashtu është një tjetër mënyrë për të krijuar një karrierë të suksesshme këtë vit. Sot, puna vullnetare njihet edhe si përvojë pune. Mundësitë për punë vullnetare në Kosovë nuk janë të pakta dhe duke shërbyer në fusha të ndryshme, ju do të arrini të rriteni profesionalisht dhe në të ardhmen të mund të kyçeni në punët ku e shihni veten më mirë dhe më të përgatitur.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Qyteti në të cilin ndodhet muzeu më i madh në botë.
    ARSIPI
  • Ky qytet ndryshe njihet edhe si “Qyteti që nuk fle kurrë”.
    JON RUJK
  • Qytet bregdetar në Spanjë.
    LAVNECAI
  • Në këtë qytet numri i biçikletave është më i madh se numri i banorëve.
    SADMATREM
  • Në këtë qytet u hap Muzeu i Literaturës në vitin 2019.
    LUDNIB
  • Qytet që mban të njëjtin emër sikur shteti.
    KULMESRUGB
  • Ky është qyteti i vetëm ku janë organizuar lojërat olimpike verore 3 herë.
    NADLOR
  • Ky është qyteti që shtrihet në 2 kontinente, Azi dhe Evropë.
    MATLOBLIS
  • Qyteti me më së shumti banorë në botë.
    KOTOI
  • Kryeqyteti i Sllovakisë.
    LVALASITBAR
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si të anuloni një intervistë pune?
Mos shkuarja në intervista të punës, sidomos pa paralajmërim, mund të jetë e papranueshme për intervistuesit tuaj. Nëse një kompani e caktuar, ju ka ftuar për intervistë ndërkaq në atë periudhë ju nuk mund të shkoni për shkak të ndonjë urgjence apo obligimi shumë më rëndësi, keni parasysh se gjithmonë duhet të lajmëroni sa më herët që është e mundur. Kur anuloni një intervistë pune, mundohuni të keni komunikim sa më profesional me kompaninë dhe intervistuesin. Hapat që duhet ndjekur kur dëshironi të anuloni një intervistë pune: Lajmëroni intervistuesit sa më herët. Gjëja e parë që rekomandohet të bëhet në rast se nuk mund të shkoni në intervistë është të lajmëroni fillimisht kompaninë. Ekspertët thonë se në raste të tilla më e mira është nëse e telefononi direkt personin dhe jo të dërgoni ndonjë e-mail apo mesazh. Mundohuni gjithmonë të lajmëroni sa më herët sepse nëse lajmëroni vonë apo ditën tjetër, atëherë mund të mos keni më gjasa të bëheni pjesë e intervistës.  Kërkoni falje. Mos shkuarja në intervistë të punës, patjetër që duhet të shoqërohet me kërkim falje. Tregoni intervistuesve tuaj se jeni të vetëdijshëm që kjo situatë mund të jetë një problem për të gjithë personat e përfshirë.  Tentoni ta caktoni përsëri intervistën. Nëse në një ditë të caktuar nuk keni mundur të paraqiteni për intervistë por ju përsëri nuk dëshironi ta humbni mundësinë, lajmëroni intervistuesit nëse jeni të gatshëm të intervistoheni në një ditë tjetër.  Nënvizoni detajet e intervistës. Kur telefononi ose dërgoni email, sigurohuni të cekni datën, kohën dhe vendin ku ka pasur për t'u mbajtur intervista. Rekruterët mund të punojnë më shumë kandidatë për pozita të ndryshme njëkohësisht, kështu që ju duhet ta bëni më të lehtë për ta që t'iu identifikojnë sa më shpejt. Kur vonoheni apo dëshironi ta anuloni plotësisht intervistën e punës, do të duhej ta ofroni një arsye, në të njejtën kohë të jeni sa më profesional. Në vijim, ju sjellim një shembull të një email-i që mund ta dërgoni në rast se dëshironi ta anuloni plotësisht intervistën: Përshëndetje (emri dhe mbiemri i personit adekuat), Ju falemnderit që më keni ftuar për intervistë për pozitën e punës (shkruani emrin e pozitës së punës) në kompaninë tuaj (shkruani emrin e kompanisë). Po ju shkruaj për t’ju lajmëruar se nuk mund të bëhem pjesë e intervistës për këtë pozitë, e caktuar me datën ( shkruani orën dhe datën kur u është caktuar intervista) në vendin (shkruani lokacionin ku ka pasur për t'u mbajtur dhe cekni edhe arsyet nëse mundeni). Ju kërkoj ndjesë dhe e vlerësoj konsideratën tuaj, Çdo të mirë! (Emri dhe Mbiemri juaj) Një shembull i emailit në rast se dëshironi të pyesni nëse është e mundur që intervista të caktohet për një ditë tjetër. Përshëndetje i/e nderuar Falemnderit që më keni kontaktuar lidhur me pozitën e punës ( shkruani emrin e pozitës së punës) të hapur në kompaninë tuaj ( shkruani emrin e kompanisë). Me lejoni t’ju informoj se më duhet të anuloj intervistën e planifikuar më (shkruani datën dhe orën kur u është caktuar intervista) në ... (shkruani lokacionin e kompanisë apo vendin ku ka pasur për t'u mbajtur intervista dhe një arsye të shkurtër se pse nuk mund të jeni prezent). A është e mundur të më caktohet intervista për një ditë tjetër. Nëse po, a mund të më njoftoni për datën dhe orën kur është e konvenueshme për ju? Falemnderit për kohën! Me respekt, (Emri dhe Mbiemri juaj)
Lexo më shumë
Kthimi në punë përderisa pandemia ende nuk ka përfunduar
Pandemia dhe pasojat e saj do të jenë një nga sfidat më të mëdha të biznesit të kohës sonë. Për të vazhduar operacionet duke minimizuar rrezikun për punonjësit, shumica e kompanive kanë përshtatur mënyra të reja të punës nga shtëpia varësisht nga natyra e punës.Askush prej nesh me të vërtetë nuk e di se si do të duket jeta jonë kur gjërat fillojnë të kthehen në "normalitet". Një gjë duket e sigurt, puna do të duket ndryshe për një kohë.Punëdhënësit dhe menaxherët mbajnë përgjegjësinë kryesore për të drejtuar kompanitë e tyre përmes kësaj kohe. Varet nga ata që të përcaktojnë se si dhe kur të fillojnë detyrën komplekse të kthimit në vendin e punës pasi të jenë larguar në tërësi kufizimet e qeverisë.A do të praktikohet distanca sociale? Shëndeti dhe siguria e punonjësve duhet të jetë prioritet i kompanive. Kjo natyrisht se është një shqetësim moral, etik dhe ligjor për të gjitha kompanitë. Nga këndvështrimi i biznesit, mbrojtja e mirëqenies së punonjësve është thelbësore sepse asnjë plan për të rifilluar operimet normale nuk mund të ketë sukses pa ta. Punonjësit padyshim se llogarisin në kompanitë e tyre për t'i ndihmuar të rikthehen në punë pa rrezikuar shëndetin e tyre. Përderisa kufizimet e lëvizjes po zbuten, kompanitë do të duhet të kuptojnë dhe zbatojnë pajtueshmërinë me urdhrat e pushtetit lokal si dhe atij qendror. Meqenëse këto rregulla ndryshojnë sipas vendndodhjes dhe ndoshta nuk do të jenë të aplikueshme njëzëri, drejtuesit e kompanive duhet të planifikojnë një varg metodash bazuar në natyrën e punës dhe vendin ku zhvillohet puna. Tranzicioni nga puna prej shtëpisë në atë nga zyrja Si punëdhënësit ashtu edhe punonjësit nuk do ta kenë të lehtë deri sa të stabilizohen dhe t’i kthehen punës siç ka qenë para përhapjes së pandemisë. Ja disa këshilla se si menaxherët mund të përballen me këtë ndryshim: Keni durim dhe fleksibilitet. Ka gjasa që ekipi juaj të ndihet i stresuar, qoftë për t'u rikthyer në zyrë ose për sfida më të përgjithshme, të shkaktuara nga pandemia. Ndihmoni dhe inkurajoni ekipin tuaj që ta ketë sa më të lehtë ta rifillojë punën. Krijoni një plan të detajuar. Punonjësit tuaj duan të dinë se çfarë të presin në të ardhmen. Krijoni një plan që përshkruan në detaje se si do të vazhdojnë detyrat në terma afatshkurtër dhe afatgjatë. Bëni këtë plan të disponueshëm për ekipin tuaj dhe përgjigjuni pyetjeve që mund të kenë ndaj jush. Vendosni pritshmëri të qarta për udhëzime dhe rregullore të reja. Sigurohuni që ekipi juaj të jetë i vetëdijshëm dhe t'i përmbahet masave të sigurisë dhe rregullave të reja. Ato duhet të komunikohen qartë dhe rregullisht në mënyrë që të gjithë të jenë të përditësuar me informatat e fundit. Si duhet të përballen punonjësit me situatën e re?Mos nxitoni nëse nuk jeni gati fizikisht ose emocionalisht. Siç diskutuam më lart, ekzistojnë arsye të ndryshme që mund t'ju bëjnë që ende mos jeni në gjendje të ktheheni në punë brenda zyrës. Komunikoni me menaxherin tuaj ose departamentin e HR për të diskutuar një plan veprimi të përshtatshëm. Qëndroni të kujdesshëm kur bëhet fjalë për procedurat e reja të sigurisë. Mos u shqetësoni për praktikat higjienike të sugjeruara. Ju jeni më të sigurtë përderisa vazhdoni t’i zbatoni rregullat si mbajtja e distancës dhe higjienës. Komunikoni qartë dhe shpesh. Sigurohuni që ju dhe menaxheri juaj keni komunikim të vazhdueshëm në lidhje me nevojat tuaja të punës. Nëse gjatë kësaj kohe keni nevojë për fleksibilitet mos hezitoni ta njoftoni. Thënja se ne jemi të gjithë së bashku kundër kësaj pandemie është përmendur disa herë, prandaj duhet të vazhdojmë ta përkrahim njëri tjetrin që ta tejkalojmë këtë situatë kritke. Mbështetuni në rrjetin tuaj të njerëzve dhe burimeve për t'ju ndihmuar ta keni sa më të lehtë kalimin përsëri në zyrë./AkademiPune
Lexo më shumë
Sjelljet që mund t'ju çojnë drejt humbjes së vendit të punës
Menaxhimi i emocioneve është një gjë e vështirë për t’u bërë. Si shkak i kësaj, shumë njerëz mund të kalojnë edhe në sjellje negative. Sjelljet negative në vendin e punës mund të krijojnë përshtypjen se jeni një person negativ apo i vrazhdtë dhe mund të çojnë drejt ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Vonesat. Ky zakon mund t’ju dëmtojë shumë në vendin tuaj të punës. Vonesat për në punë apo vonesat në dorëzimin e detyrave të punës mund të ndikojnë në shtyerjen e projekteve dhe si rrjedhojë kompania mund t'ju largojë nga roli juaj. Thashethemet.  Të gjithë ndjehemi keq kur dëgjojmë se dikush ka thënë fjalë të pakëndshme prapa shpinës sonë. Thashethemet për bashkëpunëtorët tuaj mund t’ju ndikojnë negativisht në qëndrimin tuaj në një vend pune. Deklaratat paragjykuese. Ndonëse jemi të lirë të flasim, duhet të kemi kujdes se çka themi. Deklaratat raciste apo paragjykuese, që tregojnë jotolerancë ndaj të tjerëve, janë shumë të dëmshme. Një gjë e tillë mund të ndikojë negativisht tek pjesa tjetër e stafit dhe në raportin tuaj me punëdhënësin. Ngacmimi.  Kjo jo vetëm që ndikon në performancen e punës por mund edhe të ndikojë që punëtorët të ndjehen të rrezikuar.  Shumica e njerëzve i ngacmojnë të tjerët duke abuzuar me fuqinë që mund të kenë. Personat që ngacmojnë të tjerët jo gjithmonë kanë një rrugëtim të gjatë në një kompani. Gënjeshtrat.  Një tjetër gjë cila mund të çojë drejt humbjes së vendit të punës, janë gënjeshtrat. Abuzimi me të ardhurat e kompanisë, vjedhja e punëdhënësve, kolegëve, keqpërdorimet e ndryshme, mund të nxisin edhe gënjeshtrën dhe të çojnë në humbjen e vendin të punës. Komunikimi i dobët me email. Komunikimi me e-mail mund të përfshijë shumë gjëra, ndër to është injorimi i emaileve. Nëse jeni prej atyre personave që nuk i ktheni emailet, i ktheni shumë me vonesë apo harroni të përgjigjeni, mund të jeni duke tingëlluar si joprofesionistë dhe ta rrezikoni punën tuaj.   Joefikasiteti.  Zakonet e këqija si mungesa e organizimit apo të qenit shumë llafazan, mund t’ju bëjnë një koleg jo shumë efikas dhe të padëshiruar në kompani. Kështu që, mos e shpenzoni kohën në mënyrë jo të duhur dhe me gjëra që nuk lidhen me punën. Mungesa e vëmendjes. Një zakon shumë i keq e që mund ta kenë shumë punonjës është edhe mungesa e vëmendjes. Një gjë e tillë, mund të jetë shumë e dëmshme për karrierën tuaj sepse asnjëherë nuk do të arrini ta vlerësoni siç duhet kulturën e vendit të punës. Njohuritë e dobëta rreth vendit të punës, mund t’ju bëjnë një person më pak të dëshiruar për një kompani.
Lexo më shumë
Pse disa njerëz e urrejnë vendin ku punojnë?
E urrej punën time! A e keni thënë ndonjëherë këtë shprehje? Apo e keni dëgjuar dikë tjetër duke thënë? A e keni menduar arsyen se pse e keni thënë këtë?Sipas një sondazhi të realizuar nga Korporata Analitike dhe Këshilluese “Gallup”, afër 85% e punonjësve në botë thonë se e urrejnë punën që bëjnë. Sipas këtij sondazhi, arsyeja se pse punonjësit e thonë këtë është si pasojë e raportit jo të mirë me punëdhënësin e tyre.Cilat janë shkaqet pse e urreni vendin e punës? Ekzistojnë një mori arsyesh pse  mund të mos jeni të lumtur në vendin e punës. Disa prej tyre mund të jenë: sjellja jo e mirë e punëdhënësit, mbledhjet e shpeshta, nuk respektohet e drejta për pushim, nuk vlerësohet puna juaj sa duhet dhe shumë faktorë  të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejt në dëshirën tuaj për punë dhe performancën që keni. Nëse nuk ju pëlqen vendi aktual i punës dhe keni pakënaqësitë tuaja, atëherë është koha që të rishqyrtoni pozitën ku ndodheni dhe të ndërmerrni vendime sa më parë rreth të ardhmes tuaj në atë kompani. Kjo ngase gjendja emocionale jo e mirë dhe energjia negative që merrni nga ai vend pune mund të ndikojë negativisht në personalitetin dhe zhvillimin tuaj. Akademi Pune ju prezanton disa hapa që mund t’i ndërmerrni nëse jeni i pakënaqur me vendin e punës: Zhvilloni aftësitë tuaja Duhet të jeni kurreshtar rreth aftësive që posedoni dhe fushave ku keni nevojë për përmirësim. Ndoshta, pozita ku aktualisht ndodheni kufizon kreativitetin tuaj dhe nuk ndiheni i lirë ta shprehni atë. Prandaj, zhvillimi i aftësive të reja do t’ju hapë më shumë dyer. Kësisoj, ju mund t’i shfrytëzoni aftësitë e fituara në atë pozitë ku mendoni se ndiheni më rehat dhe jeni më produktiv. Kushtoni kohë vetë-reflektimit Nëse nuk bëni vetë-reflektim kur gjërat nuk shkojnë ashtu si i keni planifikuar, kjo ndikon te ju negativisht. Çdokush kalon nëpër sprova të ndryshme, ju nuk mund të jeni në dijeni se në çfarë situatash të vështira ndodhen të tjerët, po ashtu as ata nuk mund ta dinë situatën në të cilën gjendeni ju. Prandaj, mirëkuptimi i natyrës njerëzore ndihmon rregullimin e raporteve me njëri tjetrin. Bisedoni me punëdhënësin tuaj Nëse pas vetë-reflektimit, mendoni se keni bërë gjithçka që duhet, është koha të flisni me punëdhënësin tuaj. Para se ta bëni këtë, rikujtoni gjërat që doni t’i bisedoni dhe paqartësitë që doni t’i diskutoni me të. Komunikimi është çelësi i arritjes së marrëveshjeve, prandaj është e rëndësishme t’i qaseni si duhet bisedës me punëdhënësin tuaj. Duke pasur një qasje të duhur, pa dyshim se do të hasni në mirëkuptim edhe nga ana e tij. Filloni kërkimin e një pune të re Nëse edhe pas bisedës me punëdhënësin tuaj nuk hasni në mirëkuptim, mos hezitoni të filloni kërkimin e një pune të re. Shumë njerëz që nuk janë të lumtur me punën aktuale, harrojnë që kanë opsion kërkimin e punës së re shkaku i frikës nga ndryshimet që mund t’i përjetojnë. Mirëpo, duhet të ballafaqoheni me realitetin dhe të jeni i sinqertë me vetveten. Prandaj, kurrë mos mendoni se është vonë ta sfidoni veten me një punë tjetër. Këtë mund ta filloni me përmirësimin e CV-së tuaj, duke u  konsultuar me ndonjë ekspert që mund t’ju ndihmojë, pasi ka shumë rëndësi se si e përpiloni CV-në. /AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.