Lini punonjësit të dështojnë nganjëherë

29 Korrik '22

Lini punonjësit të dështojnë nganjëherë
	 	 

Punëdhënësit nuk duhet të jenë për punonjësit si prindërit për fëmijët, gjithmonë mbrojtës dhe duke i ndihmuar. Zakonisht fëmijët të cilët e kanë gjithmonë një prind mbi kokë nuk përballen mjaftueshëm me jetën dhe “dështojnë” gjatë saj. Edhe punonjësve u duhen dështimet, për të mësuar e për t’u ngjitur në karrierë.

A duhet të jetë punëdhënësi “heroi” i përhershëm i punonjësve?

Sigurisht që shefi duhet të jetë ai që i ndihmon punonjësit e tij dhe ndihma e parë, por edhe dështimi është pjesë e rëndësishme e punës. Nuk ka asnjë njeri në botë që në ndonjë periudhë të jetës së tij nuk ka dështuar, por ai dështim i ka shërbyer më shumë se çdo sukses tjetër.

Njerëzit fitojnë aftësi gjatë përballjes me vështirësitë e po ashtu gjejnë mënyra për t’ia dalë mbanë (aftësia për t’i zgjidhur problemet është një ndër aftësitë e buta më të kërkuarat nga punëdhënësit).

Një ekip i suksesshëm është një ekip që është në gjendje të rrezikojë dhe ta sfidojë frikën. Kështu që, nëse e lini ekipin të dështojë ndonjëherë, kjo i bën të kuptojë që ai dështim është një hap themelor për t’u rritur dhe për ta rritur performancën.

Por si ta dini që bëni pjesë në grupin e shefave të cilët gjatë gjithë kohës është në ndihmë të punonjësve të tij? Akademi Pune ka përgjigje edhe për këtë.

  • I zgjidhni problemet e punonjësve përpara se ata të vijnë me ndonjë zgjidhje.
  • Jepni instruksione hap pas hapi si si t’i arritni detyrat.

Si ndihmon dështimi në ndërtimin e përformancës së lartë të ekipit?

Jini lehtësues

Mendoni për udhëheqjen tuaj, a jeni më shumë vendimmarrës amo jeni dikush që i lehtëson gjërat? Nëse jeni person që merrni vendime, atëherë jeni duke shkuar në drejtim të gabuar. Punonjësit do të veprojnë në bazë të udhëzimit tuaj, por nëse bisedoni me ta në lidhje me ato që mund t’i bëjnë, atëherë kjo i ndihmon ata të mendojnë për veten dhe të vijnë me zgjidhje të mundshme, pa ndikimin tuaj.

Mbështetni nismat e të mësuarit

Krijoni një kulturë të zhvillimit personal dhe profesional për punonjësit tuaj. Bëni ta kuptojnë që ata duhet t’i modifikojnë shkathtësitë dhe t’i rrisnin njohuritë! Përqendrohuni në rritjen personale dhe profesionale, të cilat mund t’iu duhen në të ardhmen.

Jini të përshtatshëm dhe delegues

Nëse jeni shef që u qëndroni te koka punonjësve, ndryshoni drejtimin e kontrollit! Rënditni disa gjëra që duhet t’i delegoni të punonjësit, e pasi t’i keni deleguar mos i mbikqyrni vazhdimisht! Lini punonjësit që ta gjejnë vetë rrugën, madje jepni mendime dhe ndihmë vetëm atëherë kur ju kërkohet!

Mos përmirësoni më shumë se duhet

Nëse një anëtar i ekipit jep të dhëna, mos e korrigjoni vetëm pse ai nuk mendon njësoj si ju. Analizoni idetë, dhe nëse mund të funksionojnë atëherë lini ata ta bëjnë punën e tyre! Vetëm pse dikush ka qasje ndryshe nga e juaja nuk do të thotë që e ka gabim. Kjo është një mundësi për ta, që të përpiqen, të rrëzohen dhe të ngjiten përsëri (mund të tingëllojë si klishe, por kjo është e vërteta).

Punësoni një ekip të besueshëm

Nëse i ndihmoni më shumë se duhet punonjësve tuaj, kjo fillon të mos kuptohet si ndihmë, por si mungesë besimi. Kjo do të thotë që ju mendoni se ata nuk janë të zotë t’i përfundojnë detyrat pa kontrollin tuaj të vazhdueshëm. Zgjidhni punonjësit e mirë kur e keni mundësinë në dorë, pastaj lini ata ta bëjnë mrekullinë!

Largohuni nga shprehja “të pata thënë”

Nuk jeni liderë të suksesshëm nëse pas dështimit të ndonjë punonjësi ia rikujtoni si e patët kundërshtuar. Mbështetni punonjësit, edhe kur diçka nuk iu ka shkuar si duhet dhe ndihmoni ata që ta gjejnë një rrugë akoma më të mire! Tregoni që e mira nuk është zbuluar ende!

Bëni pyetje

Në vend që menjëherë të jepni përgjigje për diçka, përpiquni të bëni pyetje për ekipin dhe lini ata t’i japin përgjigjet e tyre! Kjo i bën ta zhvillojnë mendimin kritik dhe të bëhen një ekip me performancë të lartë në punë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC