Si ndikon aftësia e të shkruarit në karrierë?

28 Korrik '22

Si ndikon aftësia e të shkruarit në karrierë?
	 	 

Aftësia për të komunikuar mirë në të gjitha format është një gjë shumë e rëndësishme madje e dosmosdoshme. Pavarësisht nëse po mendoni që ta veçoni veten nga aplikantët e tjerë për punë ose jeni duke përgatitur ndonjë raport bindës të fundvitit për mbikëqyrësin tuaj, nëse i përmirësoni aftësitë tuaja të të shkruarit atëherë nuk do të keni problem gjatë karrierës.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e njerëzve që shkruajnë mirë atëherë, lexoni artikullin më poshtë!

Vendosni qëllime specifike

Përpara se të filloni të shkruani, krijoni një objektiv të qartë në mendje, për të cilin dëshironi të shkruani. Qartësimi qëllimit është shumë i rëndësishëm. Hidhni veten në vend të lexuesit dhe kuptojeni se si do të dëshironit të ishte i shkruar një shkrim!

Përdorni gjuhë të pastër

Bashkë me vendosjen e qëllimit, po aq e rëndësishme është edhe gjuha e qartë që e përrdoni në shkrim. Lexuesi do të irritohet nga një shkrim i pakuptueshëm. Gjërat bëhen më serioze nëse atë shkrim e lexoni punëdhënësi ose edhe më keq punëdhënësi nga i cili po kërkoni punë.

Lexoni shpesh

Një mënyrë e mirë për ta “prekur” këtë aftësi është të lexoni shumë. Lexoni libra dhe artikuj të autorëve të ndryshëm! Në këtë mënyrë do ta zgjeroni fjalorin, do të jeni më të mirë në pjesën e gramatikës si dhe do të fitoni rrjedhshmëri në të shkruar.

Merrni shënime

Marrja e shënimeve gjatë takimeve, mbledhjeve ose bisedave të tjera do t’ju ndihmojë t’i organizoni mendimet tuaja. Kështu, nuk do ta keni të vështirë ta shkruani planin gjatë përpilimit të tij.

Praktikoni

Kur është fjala te të shkruarit, asgjë nuk ju ndihmon më shumë sesa të të praktikuarit. Shkruani çdo ditë, pavarësisht se çfarë lloj shkrimi është, email, status për rrjete sociale, tekst gazetaresk, apo tjetër! Pas pak kohësh aftësia për të shkruar do ta marrë rrjedhën e saj.

Përputhni tonin me audiencën

Mënyra se si i përdorni fjalët dhe strukturën e fjalisë tregon se cilës audiencë po i drejtoheni, prandaj kujdes se çfarë përzgjedhni. Varësisht se për kë është shkrimi juaj mund ta përdorni tonin informal, profesonal apo bindës.

Sigurisht që punëdhënësit nuk mund t’i shkruani me të njëjtin ton si për kolegët tuaj të afërt. E aq me pak një punëdhënësi të ardhshëm.

Shkruani drafte

Shkruani një draft, fillimisht duke i përfshirë të gjitha informacionet e nevojshme. Në këtë mënyrë do nuk do ta humbni cilësinë e shkrimit gjatë përmirësimit të tekstit.

Kërkoni mendime

Edhe ata që shkruajnë më së miri kanë nevojë për ndonjë kritikë nga dikush tjetër, qoftë ai kolegu ose ndonjë redaktor profesionist. Nëse kërkoni ndonjë këshillë, asnjëherë nuk do të gaboni.

Lexoni me zë

Leximi me zë të lartë i tekstit, ju ndohmon që t’i dalloni gabimet gramatikore dhe sintaksore të fjalisë. Por edhe t'i dalloni dhe t’i largoni pjesët e tepërta të shkrimit. Nuk ka asgjë më të dobishëm për vetëredaktim sesa leximi me zë të lartë.

Merrni veprime

Në fund, pse të mos merrni ndonjë orë shtesë të gjuhës, ose për t’i rritur aftësitë e shkrimit. Kërkoni trajnime ose ndonjë mësues/e për të mbajur orë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC