5 shembuj që mund t’i përdorni kur u shkruani klientëve

22 Korrik '22

5 shembuj që mund t’i përdorni kur u shkruani klientëve
	 	 

Komunikimi me klientë është një mënyrë shumë e mirë për ta treguar vlerësimin për biznesin e tyre. Nëse ndani kohë dhe kujdeseni për letrat që ua dërgoni klientëve, ju ndihmon të dalloheni nga konkurrenca, por edhe të ndërtoni lidhje të mira me ta. Përdorimi i shablloneve është e kundërta e kësaj, prandaj është e rëndësishme që ato të jenë profesionale dhe personale në të njëjtën kohë.

Çka janë letrat për klientë?

Letrat për klientët janë dokumente të shkruara nga bizneset profesionale për klientët aktual ose ata potencial. Shumë profesionistë të marketingut ose të shitjeve shpesh shkruajnë letra për klientët për arsye të ndryshme, si promovimi i produkteve ose shërbimeve, lansimin e ndonjë biznesi të ri, ose edhe të përgjigjen në ankesat e klientëve. Mund t’i shkruani këto letra përmes emailit ose formës tradicionale “mail”.

Shembuj të emaileve për raste të ndryshme

Drejtuar drejtorit ekzekutiv të një kompanie ose departamentit të burimeve njerëzore

I nderuari/ e ndëruara (Emri i CEO-s ose menaxherit të HR)

[Shpjegoni se po u shkruani për ta ndihmuar kompaninë e tyre ta kapërcejë pengesën e përmirësimit të përpjekjeve për rekrutimin, trajnimin ose menaxhimin e ekipit!] Përshkruani kualifikimet tuaja dhe rezultatet që kompania për të cilën punoni u ka dhënë për kompanitë e tjera!

Shërbimet më të shpeshta që ua japim klientëve janë: (i renditni shërbimet)

Faleminderit që gjetët kohë për të rishikuar shërbimet që ne ofrojmë! Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë se si ne mund ta përmirësojmë kompaninë tuaj, ju lutemi na telefononi ose na dërgoni email në [numrin tuaj të telefonit dhe emailin.]

Sinqerisht,

(emri juaj)

(titulli)

(emri i kompanisë)

Lansimi i një biznesi të ri

I nderuari / E nderuara (emri i klientit)

Jemi të emocionuar t’ju njoftojmë për hapjen e biznesin tonë të ri, (emri i kompanisë). Lokacioni ynë i ri gjendet në (adresën dhe detajet tjera). Ky biznes do të hapet dhe do të jetë në gjendje të pres mysafirë më (datën e hapjes).

Jemi krenarë që do t’jua ofrojmë klientëve këto shërbime: (renditni shërbimet që i jepni!)

Ju lutem, ndihuni të lirë të vini në datën e hapjes dhe të mësoni më shumë rreth produkteve tona dhe ta takoni ekipin tonë!

Sinqerisht,

(emri juaj)

(titulli)

(emri i kompanisë)

Lansimi i një produkti të ri

Përshëndetje (emri i klientit)

Jemi të kenaqur t’ju njoftojmë që do ta bëjmë lansimin e produktit më të ri (emrin e produktit) të linjës sonë (llojet e produkteve që i shisni). Përdorimi i këtij produkti do të sjell përfitime të ndryshme si: (renditni ato)

Produkti do të shfaqet më (datën) dhe do të jetë i qasshëm te (adresa fizike ose linku i faqes ku klientët mund të porositin produkte). Nëse dëshironi ta porositni më herë këtë produkt ose të mësoni më shumë në lidhje me vlerat që i ka, na telefononi në (numrin e telefonit), ose na shkruani email (emailin e kompanisë).

Sinqerisht

(emri juaj)

(titulli)

(emri i kompanisë)

Propozim i shërbimit për një kompani

E pamë që kompania juaj është duke kërkuar ta përmirësojë [sfidën me të cilën përballet një kompani aktualisht.] Si një kompani e talentuar e specializuar në [shërbimet ose veçoritë që ofron kompania juaj,] mund t'ju ofrojë një shërbim të pashoq për t'ju ndihmuar të lulëzoni në industrinë që keni shtrirje.

Nëse filloni me shërbimet tona këtë muaj, ne mund t'ju ofrojmë një zbritje [përqindje]. Na telefononi në [numri i telefonit] ose na dërgoni email në (emaili i kompanisë), për një ofertë ose demonstrim për të mësuar më shumë. Mezi po presim të bashkëpunojmë!

Sinqerisht

(emri juaj)

(titulli)

(emri i kompanisë)

Mbajtja e ndonjë eveni

Bëhuni gati për një numër ditësh emocionuese në ngjarjen tonë të ardhshme, [titulli i ngjarjes suaj.] Ajo zhvillohet në [datat e ngjarjes] dhe fillon në [kohën e ngjarjes.] Ne do ta presim këtë ngjarje në [vendndodhja dhe udhëzimet për të arritur në vendin e ngjarjes.] Seancat që ne ofrojmë në këtë ngjarje përfshijnë (e tregoni agjenden).

Vizitoni [linkun e uebsajtit të ngjarjes] për t'u regjistruar. Kostot e pranimit janë [çmimi i pranimit.] Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi të mësoni më shumë rreth ngjarjes, na kontaktoni në [numri i telefonit të kompanisë] ose [emaili i kompanisë.]

Sinqerisht

(emri juaj)

(titulli)

(emri i kompanisë)

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC