Rekrutimi i kandidatëve është një punë me plot përgjegjësi e gjithashtu edhe shumë sfidues. Po aq sa është sfidues kërkimi dhe gjetja e një kandidati të mirë, po njësoj është sfiduese edhe për kandidatët gjetja e një pune të dinjitetshme. Ofertat e punës janë momente të veçanta për të gjithë kandidatët.
Kësisoj, që anëtarët e rinjë të kompanisë të jenë qysh në fillim të motivuar dhe të kënaqur, kompanitë përpos takimeve zyrtare, mund të praktikojnë edhe metoda të tjera kreative, për t’iu treguar atyre se kanë vendosur t’i punësojnë, shkruan Recruitee, përcjellë KosovaJob.
1. Ftoni ata që të vijnë në kompani. Nëse vërtetë dëshironi t’i befasoni kandidatët tuaj në mënyrën më personale të mundshme, ftoni ata në një takim ku keni për qëllim “t’i diskutoni disa gjëra” dhe pastaj mund të përdorni metoda të tilla si ndonjë baner me një mbishkrim të veçantë që tregon e keni punësuar atë person.
2. Dërgoni një pako të veçantë për ta. Nëse më të vërtetë jeni prej punëdhënësve që duan të sakrifikojnë kohën dhe të bëjnë përpjekje për t’i befasuar kandidatët, atëherë mund ta bëni këtë duke dërguar një pako me disa gjëra në shtëpinë e tyre. Kjo me shumë gjasa mund të jetë metoda më e pëlqyer nga kandidatët që ta kuptojnë se janë punësuar. Në pako mund të vendosni gjëra si:
3. Dërgoni një foto të tavolinës së tyre të punës. Një tjetër mundësi shumë e mirë për t’i bërë kandidatët të kuptojnë se janë punësuar në kompaninë tuaj, është nëse ua dërgoni një foto të tavolinës së dekoruar veçanarisht për ta. Nëpërmjet kësaj metode, kandidatët do të mund të kuptojnë se janë të mirëseardhur në kompani dhe të ndjehen menjëherë pjesë e ekipit. Shkruani dikund në tavolinë një letër me emrin e kandidatit dhe vendoseni një mesazh mikpritës në desktop të kompjuterit për ta.
4. Përdorni gifs ose video me momente interesante në ekip. Një metodë interesante për t’i bërë kandidatët të ndjehen të mirëseardhur është duke përdorur diçka vizuelisht, si p.sh ndonjë video ku përfshihet i gjithë ekipi që uron mirëseardhje. Kështu, anëtarët e rinjë automatikisht do ta kuptojnë se janë në një kompani ku ka harmoni. Gjithashtu mund ta përgatisni ndonjë gif të veçantë dhe t'ia dërgoni kandidatit si mesazh special për të.
5. Përgatiteni një listë me këngë. Një listë me tituj këngësh të cilët mund të tregojnë se jeni duke e punësuar atë kandidat do të ishte diçka shumë e veçantë, e gjithashtu edhe shumë befasuese për kandidatët.