Gjetja dhe punësimi i një talenti, nënkupton rekrutim të suksesshëm. Qëllimi i përgjithshëm i një ekipi rekrutimi është gjetja e kandidatëve më të mirë për t'i punësuar. Mirëpo, ka shumë raste kur rekrutuesit humbasin talentët më të mirë.
Nëse aplikantët nuk pranojnë të punojnë për kompani të caktuara, kjo mund të nënkuptojë probleme në organizatën apo një ekip të caktuar rekrutimi, shkruan Recruitee, përcjellë KosovaJob. Duhet të ekzistojë një arsye se pse punëkërkuesit nuk po e zgjedhin kompaninë tuaj.
Disa nga arsyet më të zakonshme se pse rekrutuesit nuk gjejnë talentë janë:
Dështimi në planifikimin e kërkesave dhe strategjive
Përpjekja për të shkruar një konkurs pune pa ndonjë plan apo listë të qartë të kualifikimeve, mund të shkaktojë probleme. Nevojitet një strategji e qëllimshme dhe një serë kërkesash për t'i identifikuar, tërhequr, gjetur dhe punësuar talentët më të mirë për një pozitë pune të caktuar.
Kandidatët më të mirë shqyrtojnë disa kompani gjatë kohës kur kërkojnë për punë. Një tjetër arsye pse kandidatët mund të mos aplikojnë për pozitat tuaja të punës, është marka apo firma e dobët ose edhe një mesazh i dobët se çfarë përfitimeve kanë aplikantët nga ju.
Përdorimi i gabuar i kanaleve të publikimit
Shkak tjetër për të mos gjetur kandidatët e duhur është edhe nëse jeni duke kërkuar në vende të gabuara, përpos publikimit të reklamave për punë, duhet të analizoni edhe se kush janë kandidatët tuaj dhe si mund të arrini deri tek ata.
Paragjykimi i kandidatëve
Rekrutimi subjektiv apo gjykimi i kandidatëve bazuar në qëndrimet e tyre, mund t’i bëjë rekruterët të mos e dallojnë një kandidat të kualifikuar. E rëndësishme është që të keni një sistem që siguron se nuk po punësoni dikë bazuar në instikt por bazuar në fakte dhe veti që çojnë drejt suksesit.
Intervista negative
83% e kandidatëve pajtohen se një intervistë negative mund t’ua ndërrojë shumë mendjen rreth kompanisë. Gjatë intervistës, rekrutuesit duhet të tregojnë respekt dhe të jetë një proces i drejtë. Mospërgatitja për intervistë ose përdorimi i teknikave të gabuara, mund t’iu shkaktojë humbjen e një top kandidati.
Të qenurit shumë të përgjithshëm
Për ta gjetur një kandidat të mirë, duhet të jeni shumë specifik se çka nevojitet nga kandidati për të qenë i suksesshëm në punë. Duke qenë shumë të përgjithshëm nuk mund të fokusoheni në kërkimin tuaj për gjetjen e kandidatëve të mirë.
Të qenurit shumë përzgjedhës.
Është shumë problematike edhe nëse jeni shumë kërkues. Nuk mund ta gjeni asnjëherë kandidatin perfekt, prandaj duhet të keni kujdes me kërkesat tuaja.