Të gjitha kompanitë e dinë se çfarë investimi duhet për të rekrutuar punonjës të rinj, qoftë për një pozitë të re, qoftë për ta plotësuar vendin e ndonjë punonjësi që është larguar. Prandaj, është kaq e nevojshme të keni kujdes gjatë rekrutimit, për të mos gabuar në punonjësin e ri.
Janë disa shenja të cilat tregojnë se kur rekrutimi i ndonjë punonjësi ka dështuar.
Nuk mund të “kapet”
Për të qenë të qartë, punonjësit të ri duhet t’i ofrohet çdo mundësi për t’u bërë pjesë e kompanisë, pavarësisht përvojës së punës që ka. Por, nëse kompania i ka ofruar trajnimet dhe gjithçka tjetër, dhe përsëri punonjësi është po kupton asgjë, atëherë ky është një dështim.
Ku janë aftësitë që janë premtuar?
Pothuajse gjithmonë, kandidatët e japin më të mirën e mundshme gjat intervistës së punës. Ata tregojën se i kanë të githa shkathtësitë e nevojshme për atë pozitë. Pikërisht këtë po e kërkojnë edhe rekruterët, prandaj edhe u japin ofertë pune. Por, çështja çalon kur ata nuk mund t’i vërejnë nëse i kanë me të vërtetë ato aftësi, apo thjesht po përpiqen ta shesin veten. Kjo shihet kur punonjësi e fillon punën dhe gjysmën e aftësive, të cilat ka thënë që i ka poseduar nuk i ka me të vërtetë. Gënjeshtra nuk falet edhe nëse ke kërkuar vend pune.
Energjia negative
Po, duhet kohë e madhe që një punonjës të zhvillohet dhe të integrohet në një vend pune. Por, është e kokëçarëse ta shihni atë punonjës që vetëm se ka filluar t’i gjykojë dhe t’i fajësojë anëtarët e tjerë të ekipit për punën jo të mirë. Kjo krijon energji toksike në atë vend pune. Ai punonjës është “molla e kalbur në shportën me molla të shëndosha”.
Fillon të zhduket
Këta janë punonjësit e rinj, që fillojnë të arrijnë vonë në punë, të largohen më herët, ose të zhduken gjatë ditës e pastaj të arsyetohen me çështje personale. Të gjitha këto shenja dhe të tjera të ngjashme, tregojnë që punonjësi nuk e ka marrë punën seriozisht. Ai nuk po e përfill etikën profesionale të punës.
Nuk ia del
“A jeni në gjendje të punoni nën presion?”, “A ke punuar ndonjëherë në një vend punë që ka dinamikë të madhe të punës?” Këto janë disa nga pyetjet më të zakonshme të intervistave të punës dhe shumica prej kandidatëve përgjigjen “po”. Të gjithë i kanë ditët e vështitra, është diçka e normale, por nëse punonjësi i ri “vdes” sa herë i jepet një detyrë e re apo afat i ri, atëherë sigurisht që ajo “po” në intervistë të punës nuk qëndron.
Çfarë të bëni për ta parandaluar këtë?
Këshilla më e mirë është që të mos nguteni gjatë rekrutimit. Mbani disa intervista nëse është e nevojshme! Në fund, nuk e turpshme ta testoni kandidatin. /Akademi Pune