Si ta falënderoni dikë për kohën e dhënë?

14 Qershor '22

Si ta falënderoni dikë për kohën e dhënë?
	 	 

Dinamika e jetës sot i ka përfshirë të gjithë, prandaj nëse dikush ndan kohë për ju për ndonjë çështje, duhet të jeni të vetëdijshëm që ai/ajo po ju dhuron diçka shumë të shtrenjtë në ditët e sotme. Është pothuajse e pamundur që të mos lësh diçka anash për t’u përkushtuar në diçka tjetër. E duke qenë njerëzit kaq të zënë, një falënderim i sinqertë do t’i bëjë ata të ndihen mirë edhe nëse punët e tyre janë grumbulluar pa ua ditur fundin e as fillimin.

Falënderoni për t’u ndierë të vlerësuar përmes këtyre mënyrave të ndryshme, për cështje të ndryshme.

Falënderime të përgjithshme

  • Ju faleminderit!
  • Faleminderit për gjithçka!
  • Faleminderit shumë!
  • Ju falëmnderit për kohën tuaj!
  • Faleminderit për vlerësimin!

Falënderim personal

  • Ju vlerësoj!
  • Jeni më i miri/më e mira.
  • E vlerësoj shumë ndihmën tuaj!
  • Jam shumë mirënjohës/e
  • Dua të të falënderoj për ndihmën
  • E vlerësoj ndihmën që ma keni dhënë
  • Jam shumë me fat që të kam në jetë
  • Falëmnderit për mbështetjen
  • Falëmnderit për gjithcka që bën
  • Falëmnderit që je gjithmonë këto

Falënderimet që lidhen me punën

Për momentet që merrni mundësi të mira për punë, ndihmë shtesë, mirënjohje apo bonuse, mendoni për t’i dhënë këto mesazhe:

  • Dua të të falëndroj që më ke ndihmuar sot
  • Ju falëminderit shumë për ndihmën
  • Sinqerisht e vlerësoj shumë ndihmën që ma këni dhënë për projektin sot
  • Faleminderit që jeni pjesëtar kaq i përkushtuar i ekipit
  • Falëmnderit që më ke ndihmuar t’i plotësoj qëllimet
  • Dua ta shpreh vlerësimin për trajnimin e sotëm
  • Falmënderit që je një shembull kaq i mirë i udhëheqjes
  • Ju falëndroj që keni pranuar të takoheni me mua sot
  • Falëmderit që mi dhatë materialet që më duheshin sot
  • E vlerësoj shumë pjesëmarrjen tuaj në projektin e ri
  • Mbështetja jotë do të thotë shumë për mua
  • Doja të të falënderoja që mi dhatë udhëzimet për detyrën që mu dha sot
  • E vlerësoj mundësinë për të marrë pjesë në këtë seminar.
  • Faleminderit që më ngritët sot
  • E vlerësoj shumë mënyrën se si ma mbështetët mendimin tim sot

Falënderime për referimet e punës

  • Faleminderit që ma keni shkruar rekomandimin e pune
  • Faleminderit që gjetët kohë për të ma bërë një referencë për mua
  • Faleminderit që më referove për punën në [emri i kompanisë]
  • Unë e vlerësoj rolin tuaj për të më referuar në këtë kompani
  • Faleminderit shumë që më ndihmove me një rekomandim pune
  • Doja t'ju falënderoja që më vutë në kontakt me referencën tuaj
  • Më pëlqeu të flisja me [emri i individit] në [emri i kompanisë]. Faleminderit për referencën

Falënderim për këshillën

  • E vlerësoj që gjetët kohë për të folur me mua
  • Faleminderit për këshillat e dobishme!
  • Faleminderit që e ndatë këshillën tuaj me mua
  • Faleminderit që pranuat të më jepni disa këshilla
  • Faleminderit për këshillën tuaj të vlefshme
  • Doja t'ju falënderoja për këshillat e shkëlqyera

Falënderimi për informacionet

  • E vlerësoj kohën që shpenzove për ta gjetur atë informacion për mua.
  • Faleminderit që e keni kërkuar atë [temë] për mua
  • E dija që do të vazhdonit të më ndihmonit. Shumë faleminderit!
  • Faleminderit që më dhatë këtë informacion.
  • Faleminderit që jeni kaq të dobishëm!
  • Faleminderit për informacionin tuaj
  • Faleminderit që më ndihmove të gjej informacionin që më duhej

Falënderimi për praktikën

  • Faleminderit që më lejuat ta përfundoj këtë praktikë!
  • Faleminderit shumë për përvojën e praktikës!
  • E vlerësoj gjithçka që më keni mësuar gjatë kësaj praktike!
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC