9 shprehitë e personave të pasur

7 Qershor '22

9 shprehitë e personave të pasur
	 	 

Për shumë njerëz mendoni se si ata kanë arritur të jenë kaq të suksesshëm, duke dëshiruar të jeni si ata. Sigurisht që mundeni edhe ju të jeni në mesin e tyre, mjafton një ide e madhe, motivii, prani dhe pakëz fat, por duhet ta dini që janë disa shprehi të cilat madje nuk kushtojnë asgjë, që i kanë njerëzit e pasur.

Cilat janë ato shprehi?

Zgjohen herët

Shumë personalitete të njohura të suksesshme njihen që janë zgjuar dhe zgjohen herët. Si i atribuohet kjo suksesit të tyre? Për shkak se, ata që zgjohen herët janë në gjendje t'i nisin ditët e tyre përpara gjithë të tjerëve duke iu përgjigjur të tjerëve, duke ushtruar dhe duke gjetur pak kohë për vete, ata që zgjohen herët gjithashtu priren të jenë më të lumtur dhe më proaktivë.

Sipas një studimi nga Universiteti i Torontos, personat të cilët zgjohen herët janë më të shëndetshëm sesa miqtë e tyre që bëjnë jetë të natës.

Meditojnë

Janë një numër njerëzish të suksesshëm si; Oprah Winfrey, Rupert Murdoch, Russell Simmons, Arianna Huffington, Bill Ford, Padmasree Warrior e të tjerë, të cilët kanë thënë që një përbërës kryesor i suksesit të tyre ka qenë meditimi.

Kujdesi për trupin dhe mendjen duke u relaksuar, ushtruar, duke ngrënë shëndetshëm dhe duke fjetur mjaftueshëm janë të gjitha rrugë për të ndjekur suksesin.

Rrjetëzohen

Njerëzit e suksesshëm, e kuptojnë sesa e rëndësishme është ta hapin rrjetën e njohjeve. Studimet kanë treguar që rrjetëzimi mund t’i udhëheqë njerëzit të kenë paraqitje më të mirë në punë, por edhe t’i rritë mundësitë për të zgjedhur edhe punë të tjera. Sipas librit, “Arti për të fituar miq dhe pushtet” nga Dale Carnegie, njerëzit e suksesshëm rrallë rënkojnë dhe kritikojnë. Ata janë të sinqertë dhe përpiqen të jenë empatikë.

Gjithmonë bëjnë diçka

Njerëzit e suksesshëm, e mbajnë veten të zënë. Ata nuk e përfundojnë orarin e punës dhe pastaj gjithçka që bëjnë është të argëtohen, por vazhdojnë të bëjnë gjëra që ju hyjnë në punë. Elon Musk, ka thënë “Kjo është një lloj i etikës së punës që një sipërmarrës duhet ta ketë”

Nuk shikojnë TV, ata lexojnë

Sipas autorit Thomas Corley, 67 për qind e njerëzve të pasur shikojnë TV, për vetëm një orë ose më pak gjatë një dite. Gjetjet e tij tregojnë po ashtu që 6% e të pasurve shikojnë shfaqje televizive, gjersa 78% e të varfërve e bëjnë.

Në këtë mënyrë, 86% e të pasurve e duan leximin, duke treguar që për më shumë se 30 minuta lexojnë për vetëplotësim.

E dinë se kur duhet të thonë “jo”

Njerëzit e suksesshëm e kanë kuptuar që është më mirë të thonë jo për negativitetin, punën e shtuar dhe aktivitetet tjera që humbin kohë. Ata përqendrohen në rritjen e produktivitetit të tyre. Nëse thonë “po” për çdokënd dhe gjithcçka, do të shkujdesen për t’i plotësuar detyrat që kanë për t’i bërë.

E krijojnë listën një natë më parë

Njerëzit e suksesshëm, njihen që e shkruajnë listën e tyre të gjërave që duhet t’i bëjnë një natë më përpara, kështu që, janë në gjendje ta kenë një pasqyrë të prioriteteve gjatë ditës. Ata madje i listojnë gjërat sipas rëndësisë.

I menaxhojnë paratë

Njerëzit e suksesshëm mund të shkojnë aty ku duan, sepse janë në gjendje t’i menaxhojnë financat e tyre shumë mirë. Kjo do të thotë që i investojnë paratë e tyre me mençuri, shikojnë për mundësi të reja dhe vendosin me një anë para për të krijuar një fond emergjent.

 Vendosin qëllime dhe i vizualizojnë

95% e njerëzve të suksesshëm e praktikojnë që t’i shkruajnë qëllimet, planet dhe vizionin e tyre ne baza ditore. Ata janë në gjendje të përballen me sfidat me të cilat do të përballen gjatë rrugës. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC