14 filmat dhe shfaqjet televizive që kanë të bëjnë me ambientin e punës

9 Maj '22

14 filmat dhe shfaqjet televizive që kanë të bëjnë me ambientin e punës
	 	 

A e ke shikuar ndonjëherë ndonjë film ose shfaqje televizive që në ndonjë sekuencë keni menduar që “kjo është pikërisht ajo që më ka ndodhë në punë”? Epo si Akademi Pune po i radhisim 14 filma që lidhen me jetën e punës e në të cilat mund ta gjeni punën.

“The office”

“The office” është serial komedi, për jetën e përditshme të punonjësve të një kompanie të letrës në Pensilvani. Shfaqja është një vështrim plot humor i botës së punës me orar 9-5, gjersa gjatë shikimit do të lidheni shumë me perosnazhet si Michael, Jim dhe Pam. Përveç kësaj është vlerësuar duke u bërë fenomen i kohës.

The office

“Parks and Recreation”

Shfaqja na jep një vështrim se si është të punosh në shërbim publik si dhe sfidat që përfshihen në përfundimin e projekteve të qeverisë. “Parks and Recreation” është krijuar nga njerëzit e njëtë që e kanë krijuar “the office”, kështu që nëse jeni fans i flaktë i këtij të fundit, do ta pëlqeni edhe këtë seri.

parks

“Scrubs”

Seriali dramë komedi e tregon jetën e punonjësve në një spital të Kalifornisë. Personazhi kryesor John Dorian në mënyrë të vazhdueshme ëndërron që ta drejtojë karrierën e tij në mjekësi, gjersa gjatë gjithë kohës i duhet të kërkojë aprovime nga mentori i tij Dr, Perry, një njeri brilliant por shumë arrogant.

scrub

“Silicon Valley”

Ky është njër serial komedi, i cili i tregon vështirësitë e inxhinieri në Silicon Valley, Richard Hendricks, gjersa, përpiqet që ta zhvillojë kompaninë e tij të teknologjisë. Duke e shikuar këtë shfaqje do të mund të mësoni në lidhje me fillimin dhe zhvillimin e një biznesi. Në fakt, seriali huazon pjesë nga jeta reale e bashkëthemeluesi Mike Judge, i cili ka qenë inxhinier në Silicon Valley në vitet 1980.

silicon

“Abbott Elementary”

Kjo shfaqje është rreth një grupi pasionant dhe të dedikuar të mësuesve, të cilët punojnë në një shkollë publike të Filadelfias. Ata përpiqen që ta bëjnë më të mirën për studentët e tyre t’i ndihmojnë ata t’i arrijnë sukseset, pavarësisht gjithçkaje. Është një reflektim i një sistemi edukativ që shkëlqen.

abbott

“Suits”

Ata që e duan ligjin mund ta pëlqejnë këtë shfaqje. Harvey Specter një avokat korporate në Manhatan që e rekruton briliantin Mike Ross në firmën e tij ligjore, sepse impresionohet nga talenetet e tij jashtë kornizave. Mike është një koleg i cili nuk ka qenë asnjëherë në një shkollë të drejtësisë dhe është në arrati, pasi u përfshi në një marrëveshje droge që u përkeqësua. Kjo dyshe është shumë e vlefshme për kompaninë, por duhet ta mbajnë të fshehur sekretin e Mike nga pjesa tjetër e ekipit. E nëse ju pëlqejnë ngapak rivalitetet dhe dramat në vendin e punës “Suit” është zgjedhja e duhur.

suit

“Brooklyn nine-nine”

Ky është një serial komedi për vendin e punës në polici. Kapiteni Raymond Holt gjithmonë gjen rrugë kreative për t’i ndarë me kolegët. Ekipi është dinamik dhe futet në telashë për të zgjidhur krime në të gjithë qytetin.

brooklyn

“Veep”

Selina Meyer është Zëvendës presidente e Shtetetve të Bashkuara, por përfundon duke menduar që puna nuk është aspak se si e kishte pritur ajo. Përmes “Veep” mund ta ndjekni Selinën dhe stafin e saj duke u përballur cdo ditë me afera politike, gjersa përpiqet ta zhvillojë ligjin e të jetë krenare për të.

veep

“Grey’s anatomy”

Me gjithsej 18 sezone Grey’s anatomy ka mjaftueshëm njohuri mjekësore dhe drama për fushën në të cilën operoni.

veep

“The Pursuit of Happyness”

Ju garantojmë që me këtë film do të qani. Ky është një tregim rreth asaj që nuk është asnjëherë vonë që të ndryshoni për mirë dhe puna është ajo që zgjidh gjithçka. Plus që është i frymëzuar nga ngjarje e vërtetë.

grey

“The Intern”

“The Intern” e hedh në dritë jetën e zyres dhe se si, nuk është asnjëherë vonë që të kthheni në lojë edhe nëse i jeni afruar pensionimit.

the intern

“The Devil Wears Prada”

A ju ka ndodhur ndonjëherë ta ndryshoni veten dhe të bëni kompromise rreth vlerave tuaja nëmënyrë që të keni mundësi për të pasur sukes në punë? Ky film është pikërisht për ju. Ky film tregon se si zgjedhjet tona në jetën personale dhe profesionale mund të ndikojnë te njëri tjetri.

the devil

“The Social Network”

Kjo është një dramë biografike e storjes së themeluesit të Facebook-ut Mark Zuckerberg. Në këtë film do t’i shihni të gjitha sfidat që ai i ka pasur për ta sjellë këtu atë për të cilën ka besuar aq shumë që nga fillimi.

social

“Late Night”

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen “punëso diversitet”? Epo, ky është njëri nga filamt që tregon më së miri se çfarë do të thotë kjo. /Akademi Pune

late night

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC