Nëse nuk po i gjeni kandidatët e duhur, duhet ta ndryshoni strategjinë

29 Prill '22

Nëse nuk po i gjeni kandidatët e duhur, duhet ta ndryshoni strategjinë
	 	 

Një straetgji efikase rekurtimi është themelore për ta gumbulluar një ekip që do ta bëjë diferencën në çdo kompani. Sidoqoftë, ka kompani që këtë proces e bëjnë në mënyrë të gabuar për një arsye ose tjetër.

Nuk mjafton që për ta njohur një kandidat t’ia mbash intervistën dhe t’ia bësh një grumbull pyetjesh të pritshme. Kandidatët mund të jenë persona që flasin mirë dhe mund ta artikulojnë veten, por nuk ndodhë e njëjta edhe me punën. Kur ata e fillojnë punën mund të ngecin për një kohë të gjatë dhe janë nën pritshmëritë e punëdhënësit, bazuar në atë që e ka thënë në intervistë.

Këta punonjës nuk mund t’i përmbushin afatet, kanë cilësi të ulët të punës dhe pritshmëri të vogël. Prandaj, ju duhet të rimendoni për një straetegji dhe të bëni gjëra më të qëllimshme në mënyrë që t’i parandaloni ripërsëritjet e këtyre gabimeve dhe të humbisni kohë.

Nëse jeni duke e pyetur veten se ku keni qenë gabim gjatë rekrutimit, ky artikull nga Akademi Pune mund t’ju udhëzojë se si ta ristrukturoni dhe zhvilloni strategjinë e rekrutimit, për t’ju ndihmuar në mënyrën më të mirë.

Mund të gaboni nëse nxitoni ta plotësoni një rol

Nganjëherë rrethanat ju detyrojnë që në mënyrë të dëshpëruar të kërkoni ta mbushni një pozitë. Ndoshta punonjësi i kaluar është sëmurë papritur ose ka dhënë dorëheqje pa paralajmëruar. Ndërsa herët e tjera merrni një numër dërrmues klientësh dhe biznesi rritet në një pikë që nuk e kishit parashikuar.

Këto dhe raste të tjera i nxisin kompanitë që t’i kontrollojnë në mënyrë të dëshpëruar rrjetet e tyre për të gjetur kandidatë të kualifikuar për t’i plotësuar të gjitha kërkesat e tyre brenda një kohë sa më të shkurtër. Epo, ushqimi i papërtypur mirë patjetër që do t’ju bëjë dëm në stomak. Kur jeni të dëshpëruar dhe me nxitim për të përmbushur një rol, jeni më më shumë në gjendje për të bërë gabime që kanë pasoja të mëdha.

Si ta plotësoni pozitën urgjentisht dhe t’i merrni talentet më të mira?

Përdorni rrjetet tuaja të besueshme! Nëse keni miq nëpër kompani, kërkoni nga ta të rekomandojnë kandidatë të mrekullueshëm që mund ta bëjnë punën. Tregojuni atyre se keni nevojë për të plotësuar pozitën sa më shpejt të jetë e mundur. Ata do t’jua gjejnë dikë që e konsiderojnë si më të mirin/mirën. Prandaj ka kaq shumë rëndësi rrjeti i njohjeve.

E nëse nuk keni një departament të burimeve njerëzore, një nga mënyrat më të mira për t’i gjetur punonjësit më të mirë është të kërkoni shërbime nga kompanitë e rekrutimit. Përgjatë viteve këto kompani kanë krijuar një bazë të dhënash të kandidatëve duke punuar me pundhënës të ndryshëm.

Kur të përpiqeni ta plotësoni ndonjë pozitë, patjetër që dëshironi të keni një numër të madh kandidatësh, prej të cilëve mund t’i merrni ata më të mirët.

Qasja në talentet cilësore vazhdon të bëhet një sfidë për bizneset në rritje. A po përballeni me ndonjë nga këto sfida?

  • Vështirësi të gjeni kandidatë cilësorë
  • Shumë CV për t'u renditur
  • Kosto e lartë e punësimit
  • Nuk ka një proces të organizuar rekrutimi
  • Tërheqje e kandidatëve të gabuar
  • Pak ose aspak kohë për të plotësuar një pozitë
  • Nuk ka akses në bazën e të dhënave në rast urgjence - punësimi me një njoftim të shkurtër
  • Asnjë ekip HR
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2024 - KosovaJob LLC