Me këtë font dhe madhësi në CV nuk do të dështoni te punëdhënësi

27 Prill '22

Me këtë font dhe madhësi në CV nuk do të dështoni te punëdhënësi
	 	 

Zakonisht aplikantët i dinë disa gjëra që konsiderohen më të mëdha në lidhje me dokumentet e aplikimit si; Çfarë të përfshijnë në të, në cilin format duhet t'i dorëzojnë, si rënditet përvoja e punës etj. Por, po aq të rëndësishme janë edhe disa detaje që konsiderohen më të vogla, e megjithatë e plotësojnë CV-në.

Nëse ndonjëherë i keni shpenzuar 30 minuta të jetës duke menduar nëse duhet ta përdorni fontin “Arial” ose “Helvetica” në CV, atëherë vazhdoni ta lexoni këtë artikull!

Pse është i rëndësishëm lloji i fontit në CV?

Janë dy arsye themelore që, i bëjnë të rëndësishme fontet për CV-të. Sipas “the muse”, arsyeja e parë është që lexuesi i CV-së është njeri. Estetika është e rëndësishme, sepse e bën lexuesin të jetë më i përqendruar, ndryshe prej asaj sikur ta kishit përdorur një font të varfër. Prandaj, duhet të përdorni një i cili nuk i shpërqendron lexuesit.

Arsyeja e dytë është ATS-ja (applicant tracking system), sistemi i përzgjedhjes së aplikanteve. ATS-të janë programe që i ndihmojnë rekruterët dhe punëdhënësit të organizojnë dhe gjejnë CV. Por, edhe pse janë sisteme kompjuterike, përsëri arrijnë t’i lexojnë disa fonte më mirë sesa të tjerat.

Cilat janë fontet më të mira të CV-ve?

Përdorni fontet klasike që janë më standard dhe nuk janë shumë të dizajnuara dhe që bien shumë në sy! Këto fonte bëhen standard sepse janë të lehta për syrin e njeriut, e për sa kohë që janë standard ATS-të janë të programuara për t’i lexuar.

Këtu janë disa nga fontet më të mira sipas ekspertëve:

  1. Arial
  2. Cambria
  3. Calibri
  4. Garamond
  5. Georgia
  6. Helvetica
  7. Times New Roman
  8. Veranda

Ndër të gjitha këto fonte ai “Arial” është më i rekomanduar. “Times New Roman” konsiderohet si i vjetruar, por është ende një zgjedhje e sigurt sa i përket lexueshmërisë.

Cilën ta zgjedhni?

Tashmë e dini cilat janë fontet më të preferuarat, por nuk e dini se cilin prej tyre ta zgjedhni. Edhe për këtë ka një përgjigje.

Kjo varet nga përzgjedhja personale dhe ajo që mendoni se e dërgon meszhin më mirë, bazuar në CV-në tuaj. E keni në dorë që ta merrni fontin “serif” apo “sans serif”. Nëse dëshironi që CV-ja të duket më moderne (shembull nese punoni në fushën e teknologjisë) mund t’i përdorni fontet “sans serif” si “Arial” ose “Calibri” dhe t’i shmangni fontet "serif" si “Times New Roman” dhe “Georgia”. Por, nëse punoni në fusha me edukim më të lartë si mjekësia, fonti “serif” si “Georgia” do të ishtë më i përshtatshmi.

Si ta dalloni nëse një font është “sans serif” apo “serif”?

Këtë mund ta gjeni përmes shkronjës T. Nëse vijat e T-së janë të thjeshta atëherë është font "sans serif", por nëse vijat e shkronjës janë të kufizuara edhe me vija të vogla të varura atëherë është "serif".

Nga cilat fonte duhet të qëndroni larg?

Tashmë që e dini se cilat duhet t’i përdorni dhe mund t’i përdorni. Duhet t’i zbuloni edhe ato fonte që nuk duhet t’i përdorni fare:

Fontet e ekzagjeruara në stilim: Edhe pse mund të duken të veçanta dhe të bukura për t’u parë, qëndroni larg nga përdorimi i këtyre fonteve, sepse janë të vështira për t’u lexuar.

Fontet e ngjeshura dhe të ndritshme: Këto fonte janë të vështira për syrin e njeriut, sidomos kur lexohen në ekran.

Fontet jo standard dhe të shkarkuara: Këto fonte që nuk janë standard nuk njihen nga sistemete ATS.

Fontet “kontraverse”: CV-ja është dokument profesional, prandaj edhe zgjedhja e fontit duhet të jetë i njëjtë. Mos i përdorni fontet si: Comic Sans, Papyrus ose Wingdings.

Si ta bëni CV-në më interesante?

Megjithëse është një dokument profesional, ende mund ta tregoni kreativitetin dhe ta bëni CV-në interesante.

Shembull, mund të përdroni “bold” ose “italic” për titujt e punës ose titujt e kompanive për të shtuar më shumë qasje vizuele. Po ashtu sipas Muse, mund të përdorni ngjyra dhe nënvizime, por gjithmonë në masë të duhur, sepse shumë ngjyra dhe shumë nënvizime e bëjnë CV-në të duket jo profesionale.

Po ashtu, mund të përdorni më shumë se një font në CV, por sigurohuni që të jenë të thjeshta! Zgjedhni një font për emrin tuaj dhe një për përmbajtjen, por mos harroni, më shumë se një mund ta shpërqëndrojë lexuesin!

Si ta zgjedhni madhësinë e fontit?

Duhet ta gjeni një mes kur e zgjedhni madhësinë e shkronjave. Madhësia shumë e madhe bën që CV të jetë më shumë se një faqe pa pasur mjaftueshëm përvojë pune. E nëse shkronjat janë shumë të vogla, atëherë rekruteri detyrohet afrohet në ekran për ta lexuar, kjo do të jetë diçka që do t’i nevrikosë ata.

Nuk do të thotë që mund ta përdorni vetëm një madhësi përgjatë gjithë përmbajtjes. Por sigurohuni që informacionet e njëjta ta kenë të njëjtën madhësi.

Cilat janë madhësitë e duhura?

Cilat janë saktësisht madhësitë që duhet t’i përdorni në CV-në tuaj, varet nga fonti që e keni zgjedhur dhe situata. Andaj, fillimisht zgjedheni fontin, pastaj vendosni se çfarë madhësie t’i bëni shkronjat!

Megjithatë janë disa udhëzime të rekomanduara nga ekspertët:

Emri juaj: 20-24 pikë

Titujt dhe nëntitujt: 11-14 pikë

Trupi i tekstit dhe informatat kontaktuese: 10-12 pikë/ Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC