Pesë profesione për njerëzit që e duan ujin

17 Dhjetor '19

Pesë profesione për njerëzit që e duan ujin
	 	 

Nëse jeni prej atyre njerëzve të cilët e duan ujin dhe pëlqeni të kaloni kohë pranë ujit, do të ishte shumë e mençur e gjithashtu edhe frytdhënëse për ju nëse zgjedhni një karrierë që ju mban afër ujit. Ka profesione të ndryshme që përfshijnë ujin, shkruan Monster, përcjellë KosovaJob.  

  1. Akuarist

Shumë prej jush mund ta keni dëgjuar këtë term. Akuaristët janë punëtorë të cilët kujdesen për peshqit dhe të gjitha krijesat që jetojnë nëpër akuariume. Përgjegjësi kryesore e tyre është mirëmbajtja e akuariumit. 

Çka nevojitet të keni për këtë profesion: Një diplomë e shkollës së mesme është një kërkesë minimale, zakonisht nevojitet të posedoni një diplomë bachelor, më mënyrë që të punoni specifikisht me jetën detare. Biologjia ose drejtime të tjera që lidhen me kafshët, janë të preferueshme për këtë profesion.

  1. Peshkatar

Për shumicën e njerëzve, peshkimi është një aktivitet relaksues. Kjo punë është më të vërtetë relaksuese kur bëhet si hobi, mirëpo dallon kur peshkimi është punë primare dhe sigurohet jetesa me të. Peshkimi është një punë mjaft intensive, peshkatarët punojnë me një ekuipazh për të gjetur peshq, për të vendosur rrjeta peshkimi dhe kurthe, për t’i paketuar dhe ruajtur peshqit. Në rastet kur nuk ka sukses peshkimi, ata kujdesen për mirëmbajtjen e anijes.

Çka nevojitet të keni për këtë profesion: Arsimimi apo ndonjë kualifikim i posaçëm nuk është i nevojshëm për të qenë peshkatar. Shumica e peshkatarëve mësojnë gjatë punës. Mirëpo, ka vende të botës ku kërkohet përfundimi i kurseve apo trajnimeve në peshkim.

  1. Hidrolog

Hidrologët studiojnë gjithçka rreth ujit, duke përfshirë vetitë e tij, shpërndarjen dhe lëvizjen nëpër atmosferë. Specifikisht, detyra e hidrologëve është të sigurohen nëse ka ujë të mjaftueshëm për të gjitha krijesat në jetë, për një afat të gjatë. Ata hulumtojnë mënyra për të minimizuar erozionin dhe ndotjen e mjedisit, përdorin teknologjinë për të parashikuar përmbytjet, përhapjen e ndotjes dhe ngjarje të tjera.

Çka nevojitet të keni për këtë profesion: Hidrologët kanë nevojë për një diplomë bachelor por shumë prej tyre gjithashtu posedojnë edhe diploma master.

  1. Kujdestar plazhi

Detyra e rojeve të plazhit është të mbikqyrin pishinat, plazhet dhe çdo zonë tjetër me ujë në afërsi. Ata kujdesen që siguria të jetë në nivel dhe të ofrojnë ndihmë shpëtimi kur është e nevojshme.

Çka nevojitet të keni për këtë profesion: Asnjë arsimim apo kualifikim zyrtar nuk është i nevojshëm për të qenë roje shpëtimi, por janë të nevojshme trajnimet specifike.

  1. Kapiten i anijeve

Kapitenët transportojnë pasagjerë ose ngarkesa nëpër ujëra. Ata janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë pasagjerëve dhe të bordit në përgjithësi. Ata merren edhe me mbikqyrjen e ekuipazhit si dhe mirëmbajtjen e anijeve.

Çka nevojitet të keni për këtë profesion: Detyra e kapitenit kërkon përvojë me vite.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC