Rekruterët e japin më të mirën e tyre gjatë procesit të punësimit, megjithatë do të donin që disa gjëra të mos i kuptonin asnjëherë kandidatët. Mos u brengosni, nuk është aq ogurzezë sa po tingëllon. Akademi Pune ju prezanton me 5 gjërat që rekruterët duan t’i mbajnë fshehur nga kanidatët.
Ju “përgjojnë” në rrjete sociale
Përpara se t’i dërgoni diku dokumentet e aplikimit bëni mirë, t’i rishikoni edhe një herë profilet tuaja në rrjetet sociale. Një punëdhënës potencial mund të mësojë gjithçka që i duhet rreth jush, përmes rrjeteve sociale, madje edhe pa ju takuar fare.
Ata duan të mësojnë për atë që në të vërtetë jeni, jo vetëm për anën profesioanle që e keni paraqitur në CV ose gjatë intervistave. Ekspertët këshillojnë që profilet në rrjete sociale duhet të jenë në sinkron me atë që e thoni në dokumentet e aplikimit për punë. Hiqni dorë nga çdo koment politik, deklaratë nxitëse ose çdo gjë tjetër që mund të shqetësojë personin që, mund të mbajë shumë mirë të ardhmen tuaj në duart e tij!
Ka rëndësi se si përgjigjeni në pyetjet e hapura
“Çfarë të motivon?”, “a jeni më shumë introvert apo ekstrovert?”, “çfarë ju bën të veçantë?”, “në cilin lloj mjedis të punës përshtatetni?”, “pse duhet t’ju punësojmë?”, “çfarë mendon se duhet të ndryshojmë?” etj., këto lloje të pyetjeve me shumë mundësi që duken të padëmshme, por mos i neglizhoni!
Rekruterët i bëjnë këto pyetje për ta parë nëse përshtateni mirë me mjedisin e punës të asaj kompanie. Nëse thoni diçka që nuk është në vijën e asaj që punëdhënësi po kërkon, do t’jua ulë mundësitë e punësimit në mënyrë drastike. Prandaj, aftësitë tuaja intervistuese kanë nevojë për mbrehje. Sigurisht që nuk do të donit të merrnit pjesë në gjithë procesin e punësimit dhe në fund të mos merrni asnjë përgjigje.
E ulin ofertën fillestare të pages
Punëdhënësit nuk duan të japin më shumë se sa duan. Në fund të fundit, kompania e tyre është biznes dhe si e tillë ata do të operojnë në atë mënyrë që përputhet me interesat e tyre. Nëse paga është e negociushme, nisja e ofertës së pagës me çmimin më të madh do të ishte kundërproduktive.
Në shumicën e rasteve, oferta e pagës fillestare nuk është në nivelin që kompania paguan në të vërtetë. Fillimi duke e ditur vlerën tuaj, është më i rëndësishëm gjersa përparoni në fazën përfundimtare të procesit të punësimit.
Njohja e vlerës së vetëvetes në tregun e punës ju bën të jeni në pozitë më të mirë për të negociuar pagë më të madhe, sesa ajo që e kanë ofruar fillimisht. Kur të gjitha janë thënë dhe bërë, mos harroni që më shumë vlerë ka përvoja e mirë e punës sesa paraja.
Përshtypja e parë është “marrëveshja” kryesore
Gjithçka fillon me përshtypjen e parë, kështu që jepni maksimumin në këtë pjesë. Vetëm një numër i vogël i menaxherëve janë në gjendje që ta tejkalojnë një përshtyoje të parë jo edhe aq të mirë. Sjellje zhgënjyese të tilla si telefonata pa përgjigje, shprehi të këqija dhe përgjigje të thëna pa kujdes në intervistë të punës jua ulin mundësitë për të shkuar në fazat pasuese të procesit të intervistimit.
Është e natyrshme që punëdhënësit të preferojnë që të punojnë me dikë që ju pëlqen dhe duan të mësojnë prej tij. Është themelore për një intervistë të suksesshme që të keni raporte pozitive me intervistuesin.
E kontrollojnë përvojën tuaj
A keni dëgjuar ndonjëherë për “referencat prapa derës”? Kjo iu referohet punëdhënësve që, i kontaktojnë njerëzit që i njohin, për të marrë mendimin e tyre të sinqertë në lidhje me një aplikant.
Këto referenca mund t’i shmangin skandalet, mospërputhjet ose çdo gjë që t’i refuzonit te një punëdhënës e që nuk do ta kishit kuptuar pa ato. Prandaj, kujdes se si silleni në secilin vend të punës, ato janë të lidhura zinxhirë. /Akademi Pune