Si të funksiononi me kolegët që “dinë gjithçka”?

19 Prill '22

Si të funksiononi me kolegët që “dinë gjithçka”?
	 	 

Të gjithë e njohim dikë që i di të gjitha. Kjo sidomos është e theksuar në vendet e punës. Aty është dikush i cili mendon që është ekspert në të gjitha fushat, që nga të gjitha punët në kompani e deri tek relativiteti i përgjithshëm.

Ky person është gjithmonë duke dhënë mendim, sa duhet të jetë buxheti mujor, sa artikuj duhet të postohen në blogun e kompanisë apo edhe, të tregojë se ku duhet të vendoset pika e presja. E dimë, kjo është mjaft irrituese për të gjithë, pavarësisht sa mund ta doni punën. Gjithsesi duhet të veproni me intelegjencë emocionale. Ndiqni hapat e mëposhtëm që ta kuptoni si duhet të funksiononi me persona të tillë!

Dëgjoni sinqerisht

Gjëja e parë që mund t’ju vije ta bëni, është t’i rrotulloni sytë, pasi për të 50-tën herë me radhë “kolegu që i di të gjitha”, ka dhënë mendim për diçka. Megjithatë rezistojini këtij tundimi e në vend të kësaj përpiquni të gjeni një mes të përbashkët!  Duke u përqendruar në atë të cilën të dy pajtoheni, mund të jetë më e lehtë të dëgjoni çfarë thonë këta persona.

Kjo gjithashtu ju ndihmon t’i pastroni emocionet negative dhe ju lejon të dëgjoni pa u irrituar. Përpiquni të kuptoni pse ky lloj kolegësh zgjedhin që vazhdimisht ta promovojnë veten!

E kam një ide të mirë, por askush nuk denjon të m’i marrë idetë e mia seriozisht”. Kjo është fjalia që ai mund ta thotë gjatë mbledhjeve, madje duke ju ndërhyrë edhe juve në mënyrë që të sigurohet që njerëzit janë duke e dëgjuar mendimin e tij. Në raste të tilla, njohja e idesë së tij/saj krijojn lidhje më të mira. E ku i dihet, mbase ka më të vërtetë ndonjë ide gjeniale.

Shfrytëzoni anët e tyre të forta

Ndryshe nga çfarë mendojnë ata që “i dinë të gjitha”, në fakt ata nuk i dinë. Nëse është duke punuar përkrah jush, me shumë mundësi që kanë aftësi të forta, gjë që i ka krijuar një vend aty. Njohja si të funksiononi me njerëz të tillë nuk ka të bëjë thjesht me balancën tuaj mendore, por edhe bëni të dukeni mirë në punë.

Sugjeroni që këta punonjës të jenë në krye të një projekti! Në këtë mënyrë ata do të jenë të angazhuar diku, pa ndërhyrë në përgjegjësitë e të tjerëve. Kjo u jep atyre sensin që kanë autoritet në disa fusha të caktuara, të cilat janë të pranueshme për udhëheqjen e të tjerëve në fusha të tjera.

Përpiquni për bashkëpunim, jo për garë

Njihni këtë person! Nëse duhet të punoni në një zyre me këtë person, ose më e rëndësishmja në një projekt, atëherë bisedoni sinqerisht me ta, se si do të punoni bashkë!

Adresoni qëllimin: “Duhet të punojmë në këtë projekt si një ekip dhe e di se nuk do të pajtoheni çdo herë. Do të doja të punonim në atë mënyrë që të dy do t’i përdorim idetë tona.”

Të qenët të drejtpërdrejtë është ndihmë e madhe. Mund të thoni “Agon ti ke opinione të forta dhe e admiroj këtë, sidoqoftë ndihem i dorëzuar kur insiston që ke të drejtë, ose kur nuk je në gjendje për të bashkëpunuar me mua.”

Mos argumentoni, ose të dukeni sikur keni armiqësi, sepse kjo do t’ju frustrojë të dyve. Ofroni idetë në takimin e ekipit, por mos e merrni si synim që t’i përgenjështroni idetë e tyre! Thjesht tregoni një mundësi tjetër ose perspektivë alternative të çështjes, pa e bërë konkurruese. Mbani mend, nuk ka asnjëherë vend për dy persona që janë kundërshtare të përbetuar në vendin e punës! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC