Si ta baraspeshoni jetën nëse punoni në fundjavë dhe orar të natës?

8 Prill '22

Si ta baraspeshoni jetën nëse punoni në fundjavë dhe orar të natës?
	 	 

Krijimi i baraspeshës në mes të punës dhe jetës jashtë saj, kur të punoni në orar të natës dhe gjatë fundjavës është mjaft i vështirë. Duke punuar në këtë orar fillon e bëhet e vështirë të ndani kohë për shoqërinë dhe familjen.

Infermierët, profesionistët tjerë të mjekësisë dhe profesione të tjera që duhet të punojnë në ndërrim të natës, e njohin gjithë këtë vështirësi. Por ka mënyra për ta menaxhuar balancën mes jetës dhe punës.

E nëse jeni njëri prej tyre, Akademi Pune do t’ju tregojë pse është sfidë puna në orarin e natës, por edhe çfarë duhet të bëni për ta menaxhuar gjithë këtë.

Kur konsiderohet punë e natës, sipas ligjit të Kosovës?

Orët e punës në mes të orës 22:00 dhe 6:00 numërohen si punë nate.

Sipas ligjit të punës në Kosovë, në qoftë se puna është e organizuar me ndërrime, është e domosdoshme të sigurohen ndërrime të atilla që, i punësuari të mos punojë natën pa ndërprerë më gjatë se një javë të punës.

Ndalohet puna e natës për personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç dhe të punësuarat shtatzëna dhe gratë gjidhënëse. Ndërrimet e natës mund të kryhen nga prindërit e vetëm dhe gratë me fëmijë më të rinj se tri (3) vjeç, ose me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, vetëm me pëlqimin e tyre”, thuhet në nenin 27.

E nëse të punësuarit gjatë punës së natës i përkeqësohet gjendja shëndetësore, punëdhënësi është i detyruar ta caktojë në punë të përshtatshme gjatë orarit të ditës.

Pse puna gjatë fundjavës dhe gjatë natës shihet si sfidë?

Nuk do ta shihni familjen aq shpesh. Ata nuk ju shohin, sepse do të jeni duke fjetur, kur ata të zgjohen, ose kur të ktheheni nga puna, të tjerët mund të jenë duke fjetur ose duke u bërë gati për të shkuar në shkollë apo punë.

Ndiheni sikur jeni duke humbur shumë nga jeta, gjersa të gjithë të tjerët janë duke u kënaqur. E kur të gjithë janë duke e shfrytëzuar fundjavën me shoqëri ose familje, ju jeni ende duke punuar. Në këtë mënyrë do të ndiheni si palë e tretë, sepse jeni gjatë gjithë kohës duke punuar.

Si ta krijoni baraspeshën në jetë duke punuar në këto orare?

Janë dy faktor kyç në krijimin e baraspeshës punë – jetë: fleksibiliteti dhe mundësia.

Do t’ju duhet ata ndryshoni definicionin e të qenit “normal”

Kur jeni në mesin e njerëzve që punojnë gjatë fundjavës dhe në orarin e natës, është e vështirë të ndodh të punoni 9-5. Në këtë mënyrë do të duhet të filloni të pajtoheni me këtë mënyrë të jetës. Në vend që të revoltoheni është mirë që të filloni t’i bëni gjërat e rëndësishme brenda orarit.

Jini të qartë rreth kufijve tuaj

Vendosni kufij të qartë me punëdhënësin, bashkëpunëtorët dhe veten, në mënyrë që të mos e humbisni atë që ka më shumë rëndësi për ju. Kjo mund të nënkuptojë të mendosh seriozisht për t'i thënë “po” ose “jo” një projekti me një afat që do të ndërhyjë në plane të rëndësishme ose një ngjarje në të cilën shpresoni të merrni pjesë, ose të vendosni që paraprakisht që nuk do ta sillni laptopin tuaj në shtëpi netëve dhe fundjavave, në mënyrë që të mund të kaloni më shumë kohë me familjen ose miqtë, ose thjesht duke qenë i sinqertë me veten - për atë që ka nevojë për kohë dhe energji më shumë.

Programoni kohë për veten

Aftësitë e menaxhimit të kohës janë çelësi për secilin që ka orar të ngarkuar, por janë veçanërisht të rëndësishme për ata që punojnë në orë jo të zakonshme të punës. Sepse do të duhet të programojnë kohë edhe për veten, qoftë për të shkuar te mjeku, qoftë për të bërë plane me miqtë. Trajtoni këtë kohë sikur po planifikoni një takim të rëndësishëm në punë, sepse mund të ndihmojë në eliminimin e çdo faji për marrjen e pushimit nga puna.

Shfrytëzoni mundësitë teknologjike

Teknologjia mund t’jua bëjë më të lehtë t’i mbani lidhjet, kur të punoni “pa orar të rregullt”, sidomos nëse miqtë dhe familja ju jetojnë larg. Përdorni rrjetet sociale për biseduar ose thjesht për të ndarë fotografi me ta!

Si ta mbani veten më shëndetshëm gjatë orareve të tilla?

Hani mirë: Ngrënia mirë është diçka shumë e rëndësishme kur punoni në orët e vona, në mënyrë që, të merrni energji për t’i bërë punët që keni për detyrë t’i bëni gjatë ditës ose përpara së të fillojë orari i natës. Kur të punoni natën, hani sasi të mirë të frutave, perimeve, sepse përmbajnë antioksidantë, që ju ndihmojnë ta rrisni përqendrimin gjatë orarit të punës, duke e reduktuar lodhjen qëndrimit zgjuar.

Pini shumë ujë: Dehidrimi është një nga problemet më të zakonshme të punës së natës, për shkak se trupat janë nën presion të punës, gjërsa do të duhej të ishin në gjumë. Pini rreth 3 litra ujë gjatë ditës që ta mbani veten të hidratuar! Gjithashtu shmangni kafen dhe pijet me kafeinë përpara së të flini, sepse jua vështirësojnë fjetjen atë ditë.

Flini mjaftueshëm: Mund ta keni të vështirë të flini gjatë ditës, për të qenë zgjuar gjatë natës. Por nëse flini mjaftueshëm është themelore për shëndet të mirë, andaj përpiquni të krijoni një mjedis që jua mundëson këtë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC