Stresi gjatë intervistave është diçka që zakonisht e ka secili kandidat. Tek disa persona është aq i theksuar sa vërehet edhe në intervistë, por shpesh edhe duke ndikuar në performancë gjatë intervistës.
Ka mjaft këshilla për kandidatët përpara se të shkojnë në intervistë, se si ta menaxhojnë stresin, por edhe punëdhënësit mund të bëjnë diçka në këtë drejtim. Janë disa veprime që mund t’i bëjnë intervistuesit gjatë intervistave në mënyrë që t’i bëjnë kandidatët të ndihen mirë gjhatë bisedës.
1. Jepni të kuptojnë se çfarë po prisni
Tregoni kandidatëve çfarë saktësisht prisni kur bëjnë pjesë në procesin e intervistës dhe si mund të jenë të suksesshëm. Intervistimi nuk duhet të jetë diçka përmes të cilës duhet t’i hedhni në grackë kandidatët, për gjërat që nuk ua keni bërë me dije. Kjo do t’i bëjë ata të ndihen më lirshëm dhe të dinë saktësisht se çfarë duhet te thonë, duke e dhënë më të mirën nga vetja.
2. Komplimentoni dhe lidhuni me ta
Gjatë intervistës, gjeni një mënyrë për t’u lidhur me ta ose për t’iu dhënë komplimente. Gjeni diçka në CV-të e tyre që të lidheni personalisht, ose, pasi e kanë treguar një ngjarje komplimentoni ata. Kjo i bën që të ndihen më të lehtësuar dhe me vetëbesim.
3. Respektoni kohën e tyre
Mos harroni që sa herë që intervistoni, jeni duke takuar njerëz të cilët kanë lënë diçka keq për të ardhe atje. Ata duhet që ta respektojnë kohën tuaj, por edhe ju të atyre.
4. Bëjeni intervistën jo formale
Thejeni të parët akullin dhe bëjeni intervistën më shumë në fomë bashkëbisedimi! Punësimi i një punonjësi nuk është thjesht kryerje e detyrës, ose plotësim i pozitës për të cilën keni nevojë, por jeni duke e filluar një lidhje. Ju duhet të lidheni me personin me të cilin po mendoni që të punësoheni. Intervista është për t’i njohur ata më mirë, prandaj duhet të jetë diçka argëtuese për të dy palët.
5. Përdorni një intervistues
Pyetjet nga intervistues të shumtë, mund të jenë kënaqësi për ekstrovertët, por kjo formë introvertët mund t’i bëjë të ndihen në stres të jashtëzakonshëm. Ata do të mund ta humbasin toruan fare edhe pse mund të jenë kanidatët më të mirë. Prandaj, pse të mos filloni të mendoni për intervistat me një person?
6. Përdorni gjuhë pozitive të trupit
Për t’i bërë kandidatët të ndihen më të lehtësuar duhet të keni kujdes me gjuhën e trupit. Mos harroni që të buzëqeshni dhe të bëni kontakte me sy! Mos u ulni me krahë të kryqëzuar, në një mënyrë që kandidati të ndihet sikur ka dalë para gjyqit. Mos harroni se rreth 93% e komunikimit është jo verbal, prandaj nuk duhet të tregoni shenja që nuk përputhen me atë që me të vërtetë po mendoni.
7. Udhëheqni me njerzillëk
Është thelbësore që kompanitë të udhëheqin në këtë mënyrë. Pyesni ata rreth interesave të tyre dhe çfarë në kohë të lirë. Është shumë e rëndësishme që t’i bëni njerëzit të ndihen të dëgjuar dhe në vëmendje. Duke bërë në këtë mënyrë u jep atyre të kuptojnë që jeni të interesuar për atë si person. Kjo i bën ata që ta tregojnë veten dhe ta thejnë akullin.
8. Bëjeni mjedisin të rehatshëm
Një mënyrë e jashtëzakonshme për t’i bërë të ndihen mirë kandidatët në intervistës, është të hulumtoni për kandidatët në mënyrë që ta kuptoni nëse ndonjëri prej tyre ka nevojë për ndonjë akomodim. Sigurohuni që jeni në një dhomë të rehatshme, të keni ujë, dhe të krijoni mjedis të kënshëm për cdo intervistë!
9. Jini të aftërt dhe të shoqërueshëm
T’i bëni të ndihen kandidatët rehat gjatë procesit të intervistave, është e rëndësishme që të jeni më të afrueshëm. Nëse qëndroni shumë serioz jepni përshtypje të keqe, duke ua vështirësuar të përgjigjen lehtë në pyetje. Për ta arritur më të mirën e tyre, duhet të jeni të shoqërueshëm. Mund të pyesni nëse dëshiron diçka për të pirë, apo të tregoni ndonjë ngjarje personale.
10. Nxitni pyetje
Një mënyrë tjetër për t’i parë talentet është t’ua bëni me dije që është në rregull të bëni pyetje. Intervistuesi duhet t’u thotë kandidatëve ta ndërprejnë sa herë që kanë pyetje rreth kompanisë ose pozitës së tyre. Në këtë mënyrë kandidatët do ta kuptojnë më mirë se çfarë do të bëjnë dhe do ta kenë mundësinë ta shohin a përshtaten me të vërtetë me kulturën e kompanisë.
11. Filsni për gjëra të tjera përvec CV-së
Kandidatët e kanë më të lehtë që të bisedojnë, nëse shmanget CV-ja. Është më produktive nëse flisni për të tjera çështje, ose të ndërtoni skenare hipotetike që lidhen me pozitën e punës.
12. Vlerësoni punën e tyre
Nëse thoni një fjalë vlerësuese për kandidatët sado e vogël qoftë ajo, do t’i bëni të ndihen rehat dhe më me vëtëbesim. Nëse hedhni shikimin nëpër dokumentet e aplikimit të kandidatit, dhe shihet qartë që jeni të interesuar në punën që ai ka bërë, duke e vlerësuar atë, atëherë tregoni që keni treguar vëmendje, e kjo do të krijojë përshtypje të mirë për kompaninë.
13. Tregoni se me cka po merreni
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, është t’i tregoni kandidatit se në cilat projekte po merret aktulisht ekipi juaj. Në këtë mënyrë ata do ta shohin se në çfarë do të punojnë nëse marrin ofertë punë. /Akademi Pune