6 këshilla për të qenë produktivë edhe gjatë udhëtimeve të punës

1 Prill '22

6 këshilla për të qenë produktivë edhe gjatë udhëtimeve të punës
	 	 

Udhëtimet e punës nuk priten gjithmonë me entuziazëm nga punonjës. Edhe pse është diçka e mirëpritur, sepse ndryshohet mjedisi i punës, udhëtimet e punës i kanë sfidat e veta. Edhe punonjësi shumëfunksional do ta ketë të vështirë ta balancojë pjesën punë-jetë, duke qenë në mes të bisedave të vazhdueshme me ekipin për punët e zyrës, por edhe me familjarët e tij.

Duke qenë në këtë mes të vështirë, punonjësit mund edhe ta humbasin produktivitetin e tyre. Për t’i shmangur gjitha këto turbullira dhe për të krijuar rregull fizikisht dhe psiqikisht, disa këshilla nga Akademi Pune mund t’ju ndihmojnë plotësisht.

Hap pas hapi si të qëndroni të freskët edhe në udhëtime

Rënia e produktivitetit është e zakonshme kur udhëtoni për shkak të ndryshimeve të zonës kohore, vonesave dhe nevojës për t'u përshtatur në një vend të ri dhe për të zgjidhur ende çështjet e biznesit nga largësia. Më poshtë janë disa këshilla të thjeshta, por ende efikase.

Përcaktoni kohën e produktivitetit

Është e rëndësishme që ta analizoni ditën tuaj dhe ta kuptoni se në cilat intervale kohore e ndjeni valën e energjisë. Mendja juaj fillon të pastrohet dhe do të jeni në gjendje ta dini se kur e bëni punën më të madhe. Shembull:

  • 8:00-13:00 maksimumi i produktivitetit
  • 13:00-15:00 minimumi i produktivitetit
  • 15:00-20:00 produktivietet mesatar

Si ta përcaktoni kohën më produktive të ditës suaj? Duhet të filloni që ta analizoni rutinen që e bëni. Në cilën kohë e shihni veten që keni më shumë energji dhe keni më shumë ide? Në cilën kohë energjia juaj fillon të bjerë dhe nuk jeni në gjendje të përqendroheni mjaftueshëm në punë. Në këtë mënyrë do ta keni më të thjeshtë që kohën më produktive ta shfrytëzoni plotësisht, ndërsa ato pak produktive të mund të pushoni. Kujdes mos e bëni të kundërtën, kjo e sjellë të kundërtën e qëllimit!

Zgjidhni zonat e duhura të punës

Nëse planifikoni të zgjidhni një kafene për të punuar, atëherë jepni përparësi vendeve më të qeta. Do të shpërqëndroheni nga kaosi rreth jush, duke pasur mundësi minimale për të përqendruar vëmendjen tuaj.

Provoni të punoni për disa orë në hotel ose në ballkon! Shpesh një mjedis i tillë kontribuon në përqendrimin e vëmendjes dhe dëshirën për të përballuar shpejt detyrat. Arsyeja është e thjeshtë, kur udhëtoni, asnjëri nga ju nuk do të dëshironte të qëndronte në një dhomë hoteli, kur jashtë tij keni aq shumë gjëra për të parë. Prandaj, mundësi që të përqendroheni maksimalisht për t’i përfunduar detyrat sa më shpejt është e madhe. Edhe vendi që zgjidhni mund të jetë vrasësi i produktivitetit tuaj

Mendoni për qasjen në internet

Besojeni apo jo, ka vende që ende kanë probleme me internetin. Kjo është e zakonshme sidomos në ato vende ku ka shumë turistë dhe qasje e individëve në internet është i madh. Kështu që, një lidhje e dobët internet nuk do t’ju ndihmojë në produktivitetin tuaj. Një nga kriteret themelore që të punoni nga distance gjatë kohës sa jeni në udhëtime është lidhja e mirë e internetit.

Për të parandaluar rënien e produktivitetit për shkak të lidhjes së dobët të internetit, rregulli themelor është ta vëzhgoni situatën në destinacionin tuaj përpara se të arrini atje. Lexoni blogjet e udhëtimit dhe zbuloni se si janë gjërat me internetin! Kjo do t'ju japë një kuptim të qartë se si të vazhdoni dhe ku të gjeni një zgjidhje.

Mësoni si të punoni offline

Kur udhëtoni duket ta keni parasysh që nuk do të mund të lidheni me internetin ndonjëherë, megjithatë duhnet patjetër të punoni dhe tapërfundoni ndonjë punë urgjente. Shembull, mund të përgatisni përmbajtje pa lidhje të internetit, madje edhe pa telefon apo kompjuter. Sigurisht, që do të jetë e vështirë që ta transferoni shkrimin me stilolaps në PC, por sot ka aplikacione të shumta të cilat jua mundësojnë që ta ktheni shkrimin në dorë në tekst digjital.

Gjatë këtyre momenteve mudntë merrni shënime, të bëni plane osë të analizoni çështje. Sigurisht, nuk do të jeni në gjendje të bëni gjëra të mëdha, por keni mjaftueshëm kohë të mendoni dhe të zgjidhni probleme të shumta.

Automatizoni dhe delegoni detyra

Automatizimi është një domosdoshmëri për të gjithë njerëzit modernë që duan të qëndrojnë produktivë. Automatizimi është një kursim i konsiderueshëm i kohës jetike si në jetën e përditshme ashtu edhe për ata që udhëtojnë. Sot, shumë mjete të ndryshme ju lejojnë të merrni përsipër detyra të ndryshme. Për shembull, ju mund të automatizoni proceset e postimeve, marketingut me email, etj.

As delegimi i detyra gjatë kohës që jeni në udhëtime punë, nuk është diçka e keqe. Duhet të jeni në gjendje të bisedoni me dikë në punë, që të mund t’i përfundojë disa detyra të rëndësishme gjatë kohës sa nuk jeni në kompani.

Zhvilloni një orar të vetëm ditor dhe ndiqni atë

Një rutinë e mirë e përditshme është çelësi i suksesit të çdo personi modern, pavarësisht nëse ai punon në një zyrë ose si profesionist i pavarur. Shumëkush nuk dëshiron të punojë në zyrë, për shkak të orarit të tejzgjatur e nganjëherë edhe jo produktive për të.

Nëse tashmë e keni orarin tuaj me të cilin jeni mësuar, atëherë, në këtë rast, ia vlen të përpiqeni ta përshtatni atë, duke marrë parasysh ndryshimin në vendndodhjen tuaj. Nëse jeni mësuar ta kontrolloni emailin në orën 8:00, duhet të vazhdoni ta bëni këtë. Nëse jeni mësuar të punoni pas orës 13.00 dhe udhëtimi juaj ju lejon të vazhdoni të lëvizni në të njëjtin orar, duhet të vazhdoni ta bëni këtë! Orari i ri ditor gjatë udhëtimit mund të jetë një vrasës i produktivitetit. Mundohuni të qëndroni të organizuar! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC