Të gjithë e pranojnë një ofertë pune, me mendimin që atje do të përshtaten dhe do ta gjejnë vetën, por nëse këtë nuk e gjejnë sapo të bëhen pjesë e saj, atëherë ata pa dyshim që do të largohen nga aty. Për të mos e humbur gjithë këtë kohë (edhe pse në të gjitha përvojat do të mësoni diçka), atëherë Akademi Pune po jua tregon 8 shenjat më të zakonshme që ju tregojnë që në intervistë, se ai vend i punës do të shndërrohet në ferr me kalimin e kohës.
Roli nuk është i kuptueshëm gjatë intervistës
A ju ka ndodhur ndonjëherë që gjatë intervistës të pyesni edhe një herë në mënyrë që t’i qartësoni detyrat dhe pozitën në atë kompani? Kjo është njëra ndër shenjat që duhet ta merrni parasysh distancimin nga ai vend. Mospërputhja e atyre që thonë në intervistë me përshkrimin e punës është një dritë e kuqe. Shumë punonjës e bëjnë përshkrimin e punës atraktive për aplikues, por nuk shpjegohet në të njëjtën mënyrë. Kjo është shenjë neglizhence.
Qarkullim i lartë i fuqisë punëtore në kompani
E sata herë është që e ke parë atë pozitë duke u reklamuar? Është e lejueshme që ta pyesni intervistuesin pse punonjësi i kaluar u largua nga ajo pozitë. Kjo nuk do të thotë që po kërkoni detaje personale, por jeni duke u përjekur ta parandaloni veten nga punëdhënësi i keq. Kushtoni kujdes se sa shumë është reklamuar ajo pozitë. Nëse disa punonjës para teje janë larguar, atëherë është shenjë alarmuese.
Intervistues jo etikë dhe pa përvojë
Është shumë e parehatshme, që në intervistë që të përballeni me një panel i cili është shumë më i interesuar në moshën, racën dhe fenë që keni sesa në pjesën profesionale. Nëse intervistuesit nuk kanë komunikim professional, atëherë njëjtë do ta keni edhe kur të bëheni pjesë e kompanisë. Kurseni nervat dhe kohën tuaj!
Koha e intervistës nuk merret seriozisht
Imagjinoni sikur jeni duke punuar diku dhe merrni kohë të lirë që ta mbani intervistën diku tjetër, por intervista mbahet dy orë më vonë! Epo, ata mund të jenë duke jua testuar durimin, por sidoqoftë nuk është e këndshme, sepse nuk po vlerësohet koha juaj. Menaxhimi i kohës është i rëndësishëm si për intervistuesin ashtu edhe për ju. Asnjëherë mos e nënvlerësoni vetën!
Pyetjet e vlefshme të intervistës marrin përgjigje të paqarta
Intervistuesi duhet të jetë në gjendje të përgjigjet në të gjitha pyetjet që i keni rreth pozitës dhe detyrave tuaja. Në bazë të përgjigjeve që do të merrni do të jeni në gjendje edhe të vendosni. Kur të shihni që nuk merrni përgjigje të qarta, atëherë është koha që të keni rezerva dhe ta shyqrtoni edhe njëherë atë mundësi.
Jepni më shumë sesa që merrni
Situata më e mirë është nëse keni raport 50 me 50, mirëpo nëse jeni më shumë sesa merrni në atë vend të punës, atëherë ky është një alarm tjetër. Nëse kompensimet nuk ju kënaqin, atëherë mendoni dy herë, fitimet në atë punë vetëm sa për të mbijetuar mund të jetë problem, kjo vlenë për ata të cilët kanë përvojë më të gjatë pune. Por sigurisht, që nuk është fjala vetëm për pagën, më e rëndësishmja është të keni mundësi të rritëni në karrierë dhe të fitoni aftësi të reja.
Mjedis melankolik
Punonjësit e palumtur është e pamundur që të mos vërehen. Analizoni me kujdes veprimet e punonjësve! Si flasin ata me njëri tjetrin, a janë të palumtur, a janë të motivuar, a bëjnë shaka, a ulen në karrige sikur nuk kanë asnjë punë për të bërë, a jua kthyejnë përgjigjet kur i përshëndesni etj. Nëse shumica e përgjigjeve janë negative, atëherë kujdes!
Sa shenja u bënë?
Kur ta keni bërë vendimin përfundimtar, nuk do të thotë që duhet ta refuzoni ofertën e punës vetëm sepse e patë një nga këto shenja. Mund të mos ketë qenë dita e tyre më e mirë! /Akademi Pune