Si t’i qaseni një romance në vendin e punës

21 Mars '22

Si t’i qaseni një romance në vendin e punës
	 	 

Ka mjaft njerëz që e takojnë partnerin e tyre në vendin e punës. Ende një gjë e tillë shihet vrenjtur, madje shumë kompani kanë rregullore të qartë sa i përket kësaj pjesë. Nëse e keni gjetur veten në një situatë, kur keni shkëmbyer diçka më kolegun/kolegen e punës, me gjasë dëshironi ta dini nëse duhet të qëndroni larg një historie të tillë, cila është gjëja e duhur nga pikëpamja profesionale ose edhe nga ajo e jetës personale.

Sipas ekspertëve

Art Markman, profesor i psikologjisë dhe marketingut në Univeristetin e Teksasit në Austin, për hbr thotë që arsyet pse kolegët e duan njëri tjetrin janë kryesisht të mira. Sipas tij, koha që shpenzohet në punë është e madhe, prandaj nëse aty gjejmë njerëz me të cilët mund të bëjmë biseda të hapura dhe të mira, mundësitë që të kemi marrëdhënie romantike janë të mëdha. Amy Nicle Baker, profesoreshë e psikologjisë në Univeristetin e New Haven, thotë gjithashtu që njerëzit janë në gjendje të dashurohen me personat me të cilët kanë ngjajshmëri.

Sipas psikologes dhe autores, së shumë punimeve në lidhje me romancat në vendin e punës, sa më shumë që një person njihet aq më shumë është mundësia që të tërhiqeni me të. Prandaj, nëse jeni të interesuar në lidhje romantike për dikë në punë, duhet t’i mendoni disa gjëra.

Njihni rreziqet

Përpara se të veproni sipas ndjenjave është mirë që të mendoni rreth rreziqeve. Ato janë disa. Sigurisht, ka mundësi që lidhja të mos funksionojë dhe të dy “ta pësojnë”. Në lidhje të tilla ka po ashtu edhe konflikte interesi. Mbase në punë nuk aplikohet “rregulli i hekurt” si në psikoterapi, kur terapisti nuk guxon te ketë asnjë lidhje tjetër me klientin, përveç atij profesional. Sepse në punë, kolegët shpesh janë miq shumë të mirë, por të qenurit në lidhje dashurie, e ndërlikon çështjen, duke krijuar kështu konflikte të interesit të cilat janë të vështira për t’u zgjidhur.

Nëse jeni duke u takuar me ndonjë nga kolegët, ai hedhni në pah interesat e ekipit apo ato individuale? Ka po ashtu edhe rreziqe të reputacionit. Pavarësisht që mund të jetë një lidhje pozitive dhe e këndshme, kolegët mund të mos e shohin me syrin e njëjtë. Mbase ata shohin edhe dallim në trajtime (që gjithsesi do të jetë). Akoma më e rrezikshme dhe më e dëshme mund të jetë nëse jeni në lidhje me dikë që ka pozitë më të lartë.

Ka rëndësi qëllimi

Nëse jeni të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet, studimet tregojnë që qëllimi ka rëndësi.

Reagimet e kolegëve tuaj do të pasqyrojnë ato që ata besojnë se janë motivet tuaja, thotë Baker. Kur ata ju perceptojnë se keni "motiv ego" - duke kërkuar marrëdhënien për t'iu shërbyer nevojave tuaja, qoftë për të ecur përpara në kompaninë tuaj - ata do të mendojnë qartë për ju në mënyrë më pak të favorshme. Nga ana tjetër, "studimet tregojnë se kolegët janë përgjithësisht pozitivë nëse perceptojnë se po bini në dashuri dhe kujdeseni sinqerisht për njëri-tjetrin", thotë ajo. Pra, para se të hidheni, kontrolloni motivet tuaja dhe merrni parasysh se si do t'i perceptojnë të tjerët! Të kesh synime pozitive në fillim mund të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen kundër ndjenjave të lënduara dhe keqkuptimeve nëse romanca përfundimisht përfundon.

Kuptoni rregulloren e kompanisë

Shumë kompani ua ndalojnë punonjësve që të të krijojnë lidhje dashurie më kolegët, klientët apo pjesëmarrës të tjerët të kompanisë, drejtpërderjtë apo tërthorazi, prandaj është mirë që në fillim të hulumtoni rreth kësaj. Sipas psikologëve, nëse veçse i keni shkelur rregullat është më mirë që të merrni masa më herët, sesa kur të bëhet më vonë, sepse do t’i shihni pasojat.

Gjithnjë sipas tyre, megjithëse rregullat kanë qëllime të mira, është më mirë që punonjësit të jenë të aftë vetë që t’i kuptojnë gjërat, si njerz të pjekur dhe të rritur.

Qëndroni larg nga shefi dhe raportet direkte

Pavarësisht se sa të mira mund të jenë qëllimet tuaj, nuk është mirë që ta takoni menaxherin dhe personat që “ju udhëheqin”. Kjo sepse sipas ekpertëve, në këtë pikë janë më të theksuara konflikete e interesit. Është e vështirë që të jeni objektive ndaj dikujt më te cilin po takoheni për lidhje romantike. Nuk duhet t’i bëni të tjerët të mendojnë që po i favozironi disa persona e disa jo. Kjo e dëmton moralin e punonjësve të tjerë.

Mos e fshihni

Sidoqoftë puna psikologët thonë që nuk duheta t’i fsheni lidhjet qofshin me kolëge apo shefa. Sipas tyre, kjo nuk do të thotë që duhet të tregoni menjëherë pas takimit të parë, por duke e bërë të ditur, bën që pjesëtarëve të tjerë të punës t’u largohet bezdia. Sepse edhe nëse nuk do të tregoni ajo do të vërehet gjithsesi.

Mund të thoni dicka të tillë si “Kemi dalë në disa takime, por jam i/e sigurt që do ta kuptoni edhe nëse nuk hyjmë në detaje rreth jetës sonë personale.”.

Sigurohuni që menaxheri të jetë personi i parë që e njoftoni!

Vendosni kufinj

Pasi të keni treguar për lidhjen që keni, kjo nuk dotë thotë që duhet t’i lejoni kolegët që të flasin gjatë gjithë kohës për juve, ose t’ju ngacmojnë gjatë gjithë ditës. Sipas disa studimeve që Baker i ka ndarë me Harvard Business, njerëzit që ngacmohen shumë për lidhjen në punë, nuk gjejnë kënaqësi në punë dhe ndihen të pavlerësuar nga kompania. Kjo bën që mjedisi të kthehet në toksik për ta dhe ata ta mendojnë edhe largimin. Prandaj, është mirë që të vendosni kufinj si me kolegët ashtu edhe me personin me të cilin keni filluar të njiheni më shumë.

Ndani gjërat kur dhe si të flisni rreth punës me “të dashurin/dashurën, dhe të njëjtën edhe me kolegun për lidhjen. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC