6 mënyra për t’u avancuar profesionalisht edhe nëse nuk keni diplomë

16 Mars '22

6 mënyra për t’u avancuar profesionalisht edhe nëse nuk keni diplomë
	 	 

Ekziston një mendim i përgjithshëm që nuk mund të jeni të suksesshëm në tregun e punës, nëse nuk e keni edukimin e duhur, por ky nuk është një fakt i përhershëm. Sigurisht që është e mundshme të jeni të suksesshëm edhe, nëse nuk i keni përfunduar studimet.

Për t’u qartësuar, studimet po tregojnë se sa më i arsimuar të jeni aq më shumë do të fitoni, por njerëzit që po kërkojnë punë pa diplomë, nuk duhet të shqetësohen shumë, sepse e kanë një mundësi. Akademi Pune po i shpalosë disa mënyra për të marrë oferta pune edhe ata që nuk e kanë përfunduar fakultetin.

Merrni certifikata

Mund të ketë mënyra të ndryshme për t‘u trajnuar në fusha të caktuara. Qoftë trajnimet me pagesë qoftë ato pa të, janë një mundësi e shkëlqyeshme për të marrë “letra me vlerë”, të cilat i njohin edhe punëdhënësit. Ato mund të jenë po aq me vlerë sa edhe diploma pas studimeve, mjafton që të ecni në vijën që i pranon ato.

Njihni aftësinë tuaj për sukses

Mund t’i gjeni disa portale në internet që u ofrojnë anëtarëve të tyre akses në disa lloje të testeve të aftësive të cilat janë krijuar për t'ju ndihmuar të vlerësoni pikat tuaja të forta dhe aftësitë profesionale. Ata gjithashtu udhëzojnë punëkërkuesit drejt opsioneve të ndryshme që janë të përshtatshme. Jini të vetëdijshëm për pikat e forta që posedoni dhe ndiqni një karrierë që mund të drejtohet nga aftësitë e lindura që zotëroni.

Trajnime dhe kurse online

Ka oranizata, por edhe universitete që japin trajnime online, pa pasur nevoje që të shkoni atje për t’i ndjekur. Në epokën tonë kjo është bërë edhe më e lehtë. Kompani dhe organizata të njohura në gjithë botën, mbajnë trajnime online, duke ua bërë të mundshme njerëzve nga e gjithë bota ndjekjen e tyre.

Gjeni ndonjë mentor

Mendoni për të gjetur ndonjë punë fleksibile që mund t’ju ndihmojnë për të mësuar aftësi të reja apo t’i forconi ato që i keni! Disa punë ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për mundësi të ndryshme për karrierë. Kjo nuk do të thotë që e keni gjithsesi rritje të menjëhershme në karrierë sapo ta gjeni një punë, ai është vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë të suksesit.

Mentorët e karrierës janë po ashtu një mundësi e madhe për të dhënë këshilla, e jo vetëm kaq. Ajo që është më kryesorja, ata ndihmojnë që të lidheni me njerëz dhe ta zgjeroni rrjetin tuaj të njohjeve, çka jua bën më të lehtë të çani përpara në jetë. Mbi të gjitha ata ju ndihmojnë që ta përcaktoni se në cilën fushë do të përcaktoheni.

Gjeni mundësi vullnetare

Praktikat dhe punët vullnetare janë një mënyrë e mirë, për të hyrë në tregun e punës. Mund të bëni mjaftueshëm përvojë të punës, aq sa është pothuajse e panevojshme nëse keni diplomë ose jo. Nëse i shfani të gjitha përvojat dhe vlerat tuaja do të jeni pjesëtar i paçmueshëm i një kompanie.

Përdorni rrjetëzimin

Gjersa jeni duke menduar për të gjetur punë, është shumë e rendësishme se kë e njihni. Që të merrni rekomandime dhe referenca, pak ka rëndësi nëse keni diplomë ose jo. Mund ta përdorni rrjetin e njohjeve për të gjetur dhe bërë lidhje të reja. Mos kini frikë të planifikoni dhe zhvilloni intervista informative për të mësuar më shumë rreth rrugëve të caktuara të karrierës dhe për të marrë reagime të sinqerta! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC