Si të gjeni punë edhe pa pasur përvojë pune?

11 Dhjetor '19

Si të gjeni punë edhe pa pasur përvojë pune?
	 	 

Shumë njerëzve iu duhet kohë e gjatë që të marrin një vendim rreth karrierës së tyre apo edhe të gjejnë një vend pune. Kjo është akoma më e vështirë kur nuk keni përvojë pune apo jeni në fillim të karrierës. Gjetja e një pune të re nuk është një proces shumë i thjeshtë. Mirëpo, ka disa mënyra se si mund të kyçeni në treg të punës edhe nëse nuk keni përvojë.  

Praktikat me pagesë

praktikaHulumtoni rreth praktikave me pagesë, apo thjesht kontaktoni një kompani të caktuar dhe shprehni dëshirën për të kryer një praktikë në atë kompani. Praktika është një mënyrë shumë e mirë për të filluar karrierë, edhe pa pasur kualifikime. Duke e kryer një praktikë, ju mund të fitoni goxha njohuri në një fushë të caktuar. Ka edhe raste kur të rinjve iu duhet medoemos të kryejnë një praktikë, vetëm për t’u bërë pjesë e kompanisë.

Edukimi

edukimiNë disa profesione të caktuara nevojitet patjetër edukim dhe kualifikim i duhur. P.sh profesionet si mjek, profesor, jurist, nuk mund të ushtrohen në rast se nuk e keni arsimimin e nevojshëm. Për fat të mirë, shumë fusha ose sektorë, nuk kanë nevojë për kualifikime dhe ka shumë mënyra tjera për t’u futur në profesion. Mirëpo, të keni edhe një kualifikim është gjithmonë diçka e mirë për karrierën tuaj.

Punët vullnetare

vullnetarizmiVullnetarizmi mund t’iu japë përvoja shumë të vlefshme. Duke bërë punë vullnetare, mund ta njihni veten më mirë dhe të krijoni disa veti që mbase mund të mos i keni pasur më herët. Vullnetarizmi, gjithashtu mund t’iu ndihmojë që në të ardhmen ta keni më të lehtë ta merrni vendimin nëse dëshironi ta bëni një punë të caktuar ose jo. Duke qenë vullnetarë, ju do të krijoni edhe një rrjet të gjerë njerëzish.

Rrethi i njerëzve që njihni

rrjetiShpeshherë, punëdhënësit dinë të jenë edhe shumë kërkues në lidhje me kandidatët, kualifikimet apo përvojat e tyre. Ajo çka shumë njerëz e anashkalojnë, është ruajtja e kontakteve. Rrethi i njerëzve që keni krijuar ndër vite, mund t’iu ndihmojë të kyçeni në një fushë për të cilën keni interes. Prandaj, ruani kontaktet me njerëz.

Aftësitë tuaja

aftesiteIdentifikoni se cilat janë ato aftësi që ju posedoni dhe që mendoni se do të mund t’iu shërbejnë shumë mirë në karrierë. Nënvizoni të gjitha aftësitë në CV-në tuaj, elaborojeni se përse këto aftësi iu bëjnë një kandidat të duhur për pozitën që ofrohet. Kur krijoni CV-në, mundohuni ta vini veten në pozitën e atyre që do t’iu intervistojnë. Pse mendoni që ata duhet t’iu punësojnë juve? Kjo duhet të reflektojë gjithçka që shkruani në CV dhe në letrën e motivimit, si dhe ato që do të thoni në intervistën e punës.

Rregullimi i CV-së tuaj

CVTë gjithë punëdhënësit dëshirojnë të dinë historitë e kandidatëve që i intervistojnë. Ju mund të flisni rreth kurseve në të cilat keni marrë pjesë, trajnimeve, seminareve, etj. Mos harroni se punëdhënësit jo gjithmonë kërkojnë përvojë pune. Shumë prej tyre, përqëndrohen tek aftësitë e kandidatit për të sjellë diçka të re në kompani.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC