8 shprehitë që mund t’ju bëjnë të pushoheni nga puna

25 Shkurt '22

8 shprehitë që mund t’ju bëjnë të pushoheni nga puna
	 	 

Nuk është asnjëherë vonë që t’i ndryshoni shprehitë e negative. Mbase nuk e dini se cilat janë më saktësi shprehitë e kategorisë së keqe dhe nuk keni se si t’i ndryshoni. Akademi Pune është kujdesur t’i radhisë 8 shprehitë që mund t’ju çojnë edhe në humbjen e punës, nëse nuk merrni masa sa më shpejt.

Zvarritja

A ia shërbeni vetes ndonjë filxhan kafe ose çaj, dhe të shkoni në zyrë të bësh thashetheme në vend që të punosh? Mbase këtë nuk e bën, por i kontrollon rrjetet sociale pa reshur, në një kohë kur emaili juaj është duke “pëlcitur” na mesazhet e reja dhe nga lista e gjërave që keni për të bërë, po i shtohen radhë të reja.

Zvarritja nuk është thjesht një vrasës i karrierës, por mund të ketë edhe ndikime të tjera negative në jetën tuaj. Ajo mund ta afektojë cilësinë e punës, madje edhe reputacionin që keni. Sepse kolegët dhe menaxherët do të fillojnë t’ju vërejnë, që nuk po i bëni gjërat në kohë.

Në vend që t’i zvarritni punët me veprime të tilla të vogla, pse të mos i përfundoni punët në fillim, pastaj t’u lini kohë dhe hapësirë edhe këtyre veprimeve?

Ja si mund ta bëni një organizim të punëve:

  • Bëni një listë të detyrave çdo mëngjes!
  • Organizoni detyrat sipas prioriteteve!
  • Merruni në fillim me punën më sfiduese!
  • Përcjellni afatet duke përdorur fletë excel në kalendar!

Izoloni veten

Mbase kjo mund të jetë shprehia më e dëmshme, sepse në ditët e sotme, rrjeti profesional i njohjeve po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Kompanitë nuk po punësojnë më vetëm për aftësitë e forta por, edhe për ato të butat. Ato po kërkojnë, liderë, anëtarë të aftë të ekipit dhe komunikues efikasë, sepse të gjitha këto cilësi ndikojnë në produktivitetin e kompanisë.

Punët sot po bëhen në grupe dhe, një person që qëndron vetëm dhe nuk është i aftë të ndahet mirë më të tjerët, nuk po pëlqehet shumë.

Ankesat e tepërta

Një mënyrë tjetër për të dhënë mjedis jo të këndshëm pune është kur dikush gjithmonë ankohet për punën, ose gjithmonë ankohet për dikë. Duke u ankuar vazhdimisht për gjëra të parëndësishme ose, duke e shtyrë çdo punë që ju del përpara, do t'ju bëjë një përfaqësues të keq në vendin e punës.

Nëse jeni gjatë gjithë kohës të frustruar dhe negativë, përpiquni që të bëni pushim nga puna dhe, të merreni me aktivitete që ju ndihmojnë që ta pastroni mendjen, e pastaj të ktheheni më pozitivë se kurrë.

Të qenit negativë 24 orë në 7 ditë të javës

Çdo kompani i ka të dy llojet e njerëzve: ata që i shohin gjërat e mira në diçka dhe ata që i shohin gabimet. Kjo është diçka e mirë, sepse tregohen dy anët e medaljes. Mirëpo, imagjinoni sikur të punoni më dikë, i cili gjithmonë, në çdo kohë i sheh vetëm anët negative, edhe atëherë kur nuk janë. Këta persona janë në gjendje t’i hedhin poshtë të gjitha idetë dhe projektet, pa e marrë mundin t’i shohin gjërat e mira.

Të gjithë kemi ditë të këqija, por problemi shfaqet atëherë kur ato janë në çdo ditë të punës. Nëse negativiteti lidhet me çështje të punës, atëherë mundohuni t’i zgjidhni e, nëse ka të bëjë me çështje personale, atëherë shihni mënyra të tjera!

Puna e tepërt papushim

Nuk do të thotë që duhet të jeni më punëtori, të mos e ngritni kokën nga kompjuteri ose puna. Një punonjës i mençur jep rezultate të shpejta dhe të zgjuara. Puna e tepërt shpesh i dërgon punonjësit në të ashtuquajturin “sindromi i djegies”, gjë që ndikon në produktivitetin e tyre dhe reflektojnë në paraqitjen e tyre. Pushimet gjatë orarit të punës dhe pushimet vjetore për ta rifreskuar trurin.

Jo të gatshëm për të ndryshuar

Të gjitha vendet e punës e kanë dikë që, në asnjë mënyrë nuk dëshiron që të ndryshojë diçka. Ata janë kështu, sepse frikësohen që nuk do të kenë sukses nëse dalin nga zona e rehatisë. Këta persona nuk janë shumë të mirë për bizneset, sepse tregu i punës është gjithnjë në ndryshim, prandaj ata nuk kanë nevojë për dikë i cili thotë “jo” gjatë gjithë kohës.

Nëse dëshironi që të keni sukses qoftë në punë, qoftë jashtë saj duhet të jeni në gjendje të bëni disa ndryshime dhe të rrezikoni.

Dërgesë të emaile jo profesionale

Emailet në vendet e punës janë mediumi më i rëndësishëm i komunikimit, si me stafin brenda ashtu edhe jashtë saj. Mësoni të shkruani mirë një email! Përpara se ta dërgoni atë kontrollojeni mirë! Pavarësisht se sa shumë emaile mund të keni dërguar, mos reshti asnjëherë së kujdesur i për to, përapara se të prekni butonin “send”! Nëse e bëni të kundërtën nuk do të merreni seriozisht.

Gjithmonë vonë

Të gjithë vonohen nganjëherë për të arritur në punë, për në takim, ose mbledhje të tjera, por po sikur kjo të ndodhë përherë? Nuk po e mendojmë më të keqen: largimin pa dëshirë nga puna, por nëse jeni gjithmonë vonë, ajo i irriton të tjerët, sepse edhe detyrat e tyre shtyhen. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC