Gjatë kërkimit të punës, është shumë e rëndësishme të ndaheni nga moria e aplikantëve. Sipas një studimi nga Eye Tracking Study, rekruterëve u duhen vetëm 7.4 sekonda që ta shikojnë CV-në dhe të vendosin nëse duhet t’i japin vëmendje një kandidati. E, për të qenë në mesin e atyre që përzgjedhen, është e rëndësishme që të përgjigjeni në 10 pyetje gjersa jeni duke e përgatitur CV-në.
A i demonstron CV-ja juaj kërkesat e rekruterit?
Që të tregoni që po i kuptoni kërkesat e punëdhënësit, duhet ta lexoni përshkrimin e punës dhe të përfshini fjalët e duhura kyçe nga aty në CV dhe letër motivuese. Kjo i jep rekruterit të kuptojë që e keni lexuar përshkrimin e punës.
Padyshim që mund ta përgatitni një CV që i përshtatet një game të gjerë punës, por përshtatja e CV-së shkon në tjetër nivel.
A i zotëroni aftësisë që ata i kërkojnë?
CV-ja juaj duhet të tregojë qartë aftësitë tuaja. Duhet të tregojë se në çfarë jeni të mirë dhe se jeni të aftë ta bëni punën. Rekruteri dhe punëdhënësi, pasi ta ketë lexuar CV-në tuaj, duhet të jetë i bindur se ju jeni në gjendje ta bëni punën dhe ta bëni atë me sukses.
A keni qenë në gjendje që të prodhoni rezultate në të kaluarën?
Si rezultat, mund të prisni nga ata që të pyeteni nëse jeni efikas si pjesër i ekipit në atë vend pune. Kështuqë, përfshini rezultate cilësore nga punët e kaluara dhe ajo aktuale kur e shkruani CV-në.
Përdorimi i “problemit, veprimit dhe rezultatit” është hap i duhur. Përshkruani çështjen me të cilën jeni konfrontuar me të, veprimin që e keni ndërmarrë dhe rezultatet në fund!
A jeni i duhuri për këtë karrierë?
Punëdhënësit mund të kenë pyetje nëse keni problem me vendosjen në një punë, sidomos nëse keni punuar në punë të ndryshme, ose keni ndryshuar shumë punëdhënës. Nuk duhet ta jepni këtë shenjë.
Nëse i ke ndërruar punët ose karrierën në peridha të shkurtëra duhet ta minimizoni këtë në CV. Qëndroni në punët që tregojnë se keni aftësitë e nevojshme për pozitën! Një mënyrë tjetër është të demonstroni se secili prej roleve tuaja të mëparshme ka kontribuar në rrugën tuaj aktuale profesionale. Ju gjithashtu mund t’i theksoni tiparet e punëve të mëparshme që vlejnë për pozicionin aktual.
A jeni individ i përgjegjshëm?
Punëdhënësit shpesh duan ta dinë a jeni të përgjegjshëm mjaftueshëm, për të qenë përshtatja e duhur për punën. Nëse bazoheni nga përvoja e kaluar, mund ta theksoni se si përgjegjësitë tuaja janë rritur gjatë kohës, për sa kohë që ajo është e vërtetë. CV-ja juaj duhet të tregojë që përgjegjësitë tuaja janë rritur gjatë kohës sa keni bërë progres në karrierë. Në përgjithësi më shumë përgjegjësi jepen për personat më përgjegjës.
A jeni në gjendje që t’i plotësoni afatet e punës nën presion?
Edhe këtu mund ta përdorni “problemin, veprimin dhe zgjidhjen”, për ta treguar aftësinë tuaj, për të punuar nën presion dhe për t’i plotësuar afatet e punës.
A jeni përshtatje për kulturën e kompanisë?
10 njerëz mund të aplikojnë për një pozitë në një kompani, të gjithë i kanë kualifikimet ideale, por kush do të funskionojë më mirë brenda kompanisë? A jeni përshtatje e kulturës së kompanisë?
Vini në pah që keni punuar në rritjen perosnale dhe keni bërë punë vullnetare, në sektorët e duhur, gjërsa jeni duke e shkruar CV-në! Kjo tregon që jeni të motivuar dhe përshtatje e mirë, pikërisht ajo që po e kërkon kompania.
A jeni dikush që është në kërkim të rritjes?
Kompanitë janë në kërkim të punonjësve që nuk shikojnë vetëm për aftësi që i kanë, por dëshirojnë të rriten. Ata dëshirojnë ta dinë se çfarë doni të arrini në të ardhmen. Prandaj, është mirë që të tregoni në CV që keni plane për t’u avancuar në karrierë.
Çfarë ju dallon nga pjesa tjetër e kandidatëve?
CV-ja juaj duhet të shpjegojë që keni aftësi dhe arritje të veçanta. Të menduarit në lidhje me arritjet e rëndësishme për secilin rol dhe përfshirja e tyre në mënyrë të shkëlqyer, kjo është ajo që duhet bërë. Mos harroni, lexuesi dëshiron që të sheh që jeni i duhuri dhe ju duhet ta dëshmoni këtë!
A i keni kualifikimet për punën?
Kjo mund të tregohet në dy mënyra: përmes arsimimit dhe përvojës tuaj personale. Nëse keni certifikata ose dokumente tjera që i keni marrë, gjatë jetës atëherë mund t’i vendosni në CV. /Akademi Pune