Si të njoftohen punonjësit që kolegu i tyre nuk është më pjesë e kompanisë?

18 Shkurt '22

Si të njoftohen punonjësit që kolegu i tyre nuk është më pjesë e kompanisë?
	 	 

Disa menaxherë kanë rregulla të brendshme për të komunikuar në lidhje me largimin e punonjësve, por shpesh janë menaxherët që lihen në mënyrë individuale ta thonë vetë lajmin. Nëse jeni në mesin e këtyre të fundit, ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh, para se të tregoni që një punonjës nuk do të jetë më pjesë e kompanisë. Fillimisht, a është largimi vullnetar, apo po shkëputet kontrata nga ana e kompanisë?

LARGIMI VULLNETAR

Nëse vendimi për largim është marrë nga ana e punonjësit, atëherë duhet t’i keni parasysh këto gjëra:

Ndani lajmin në një takim të stafit: Nuk ka asgjë të turpshme që personi të largohet në vende më të mira. Pra, jini të hapur dhe publik në lidhje me të!

Kjo duhet të bëhet për dy arsye. E para, sepse largimi mund t’i shqetësojë kolegët e ngushtë të atij punonjësi, prandaj, nuk ka arsye që ju ta mbani barrën e këtyre ndjenjave. E dyta, punonjësit mund të punojnë kudo që kanë dëshirë, duke i dhënë pavarësi dhe dinjitet punës së tyre. Ata nuk do të jenë kurrë më të pavarur sesa kur të vendosin të shkojnë diku tjetër. Kështu që, duke i lënë që vetë ta njoftojnë largimin e tyre, e tregon hapësirën për dinjitetin e punonjësit, por edhe të atyre që mbeten.

Krijoni një mesazh që thekson mirënjohjen: Kur është radha juaj për të folur, theksoni se sa mirënjohës jeni për angazhimin dhe punën e tyre të palodhur. Disa menaxherë duan edhe t’u urojnë edhe fat punonjësve të tyre që po largohen, kjo shkon një hap më tutje në lidhje me vlerësimin që ata kanë për atë punonjës.

Jepuani njëfarë sigurie atyre që mbeten: Ata që do të mbeten, mund të pyesin se si do të zvëndësohet personi dhe nëse do të ndodhë që duhet t’i marrin detyrat e tij, përkohësisht apo përgjithmonë. Përpiquni që t’i adresoni këto pyetje në mënyrën më të mirë të mundësive tuaja.

LARGIMI PA DASHJEN E PUNONJËSIT

E, nëse punonjësi po largohet nga puna për shkak të sjelljeve, ose për shkak të paraqitjes në punë, atëherë çështja ndryshon. Mësoni hapat që duhet t’i merrni!

Ndani lajmin me një shënim të shkurtër zyrtar: Nuk është “jo” e prerë që ta ndani lajmin e largimit të një punonjësi, në një takim pune, por thirrja e njerëzve dhe grumbullimi i tyre vetëm për këtë arsye, mund ta rrisë ndjenjën e dramës dhe drama është gjëja e fundit që duhet ta dëshirojnë menaxherët në një kompani.

Jini të vetëdijshëm për kohën: Ju duhet t'u tregoni njerëzve sa më shpejt, por kjo nuk duhet të thotë menjëherë. Bashkëpunëtorëve të drejtpërdrejtë, atyre që do të vërejnë menjëherë se personi, nuk po shkon më në punë, duhet t'u thuhet brenda një ose dy ore. Për të tjerët, dita e nesërme do të jetë në rregull.

Mund ta kufizoni mesazhin në “Arbeni nuk është më pjesë e kompanisë, kështu që nëse keni pyetje filsni me mua ose me z./znj. X.” Përsëri, duhet të mendoni që ta shuani dramën sa më shumë që të jetë e mundur.

Shmangi fjalën “pushim”: Më e mirë është të mos thoni që ai punonjës është pushuar nga puna. Kjo fjali do të krijiojë rrezik të panevojshëm. Punonjësit tjerë do ta marrin vetë mesazhin, sapo të thoni që ai nuk vjen më.

Si përfundim, edhe mënyra se si e jeni njoftimin ka shumë rëndësi, ashtu siç do veprim tjetër që e bëni në vendin e punës. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC