17 llojet e klientëve dhe si duhet të punohet me ta

14 Shkurt '22

17 llojet e klientëve dhe si duhet të punohet me ta
	 	 

Të bërit biznes mund t’ju takojë me lloje të ndryshme të klientëve. Nëse arrini ta kuptoni si duhet të punoni me shumë lloje të klientëve, ju ndihmon t’i përvetësoni teknikat për t’i forcuar lidhjet me njerëz dhe t’i rrisni të ardhurat. Në këtë artikull do të flasim për rëndësinë e njohjes së klientëve të ndryshëm dhe do ta përshkruajmë secilin prej llojeve të klientëve.

Klientët e pasigurt

Disa klientë mund të mos e dinë saktësisht se çfarë duan nga biznesi juaj. Këta klientë mund të kenë ide të qarta për atë që nuk duan, por përpiqen të kuptojnë ose t'ju tregojnë se çfarë presin.

Kur trajtoni klientë të pasigurt, ndihmojini ata të marrin në konsideratë qasjet ose faktorët më të mirë për nevojat e biznesit të tyre. Shkruani vendimet pasi të keni rënë dakord për to dhe kërkoni nga klienti t'i shqyrtojë këto dokumente për t'u siguruar që të dy të kuptoni hapat e ardhshëm.

Klientët urgjentë

Klientët urgjentë shpesh kërkojnë afate të shpejta për produktet ose shërbimet tuaja. Këta klientë mund të kenë frikë se do të vonohen me marrëveshjet ose projektet e tyre dhe duan të riorganizojnë biznesin tuaj më shpejt sesa lejojnë aftësitë tuaja.

Nëse klienti juaj është me nxitim për të marrë produkte ose shërbime, pyesni ata për ndjenjën e urgjencës! Zbuloni nëse ata kanë një detyrë specifike që po përpiqen të kryejnë dhe sa i ngushtë është afati i tyre! Shpjegojani klientit tuaj kufizimet tuaja kohore, të tilla si koha e funksionimit ose projektet nga klientët e tjerë! Punoni për të zhvilluar një afat kohor me klientin që është sa realist aq edhe i realizueshëm!

Klientët që nuk përgjigjen

Ndonjëherë, mund të punoni me klientë që nuk u përgjigjen emaileve, telefonatave ose komunikimeve të tjera për javë ose muaj të tërë. Kur ky lloj klienti rishfaqet, ata papritmas mund të kenë një ndjenjë më të madhe urgjence dhe të kërkojnë që takimet ose përditësimet e projektit të ndodhin menjëherë.

Për të punuar me klientët që kanë periudha që nuk përgjigjen, shkruani pritshmëri të qarta në fillim të marrëdhënieve të biznesit tuaj! Nëse klienti ndalon së përgjigjuri ndërsa jeni duke punuar së bashku, kujtojani me butësi këto pritshmëri dhe rëndësinë që kanë oraret e sakta për të dy palët.

Klientët jo realë

Klientët me pritshmëri të mëdha shpesh kanë ide të mëdha për drejtimin e biznesit të tyre, projektet e ardhshme ose përpjekje të tjera vizionare. Megjithatë, këta klientë ndonjëherë mund t'ju kërkojnë të kryeni shërbime, përtej asaj që mund të ofrojë biznesi juaj.

Vendosni parametra të qartë me këta klientë, në lidhje me aftësitë e biznesit tuaj! Përshkruani shërbimet ose produktet tuaja të cilësisë më të lartë dhe diskutoni pritshmëritë realiste! Nëse bisedoni rregullisht me klientin, krijoni axhenda për takimet tuaja që klienti mund t'i shqyrtojë dhe t'u shtojë tema para kohe! Planifikimi i agjendës së takimit tuaj paraprakisht mund ta ndihmojë klientin tuaj të mbetet i fokusuar në temat dhe idetë më të rëndësishme.

Klientët empatikë

Klientët empatikë lidhen me mënyrën se si ndihen të tjerët. Ata zakonisht kënaqen me ndërveprimet sociale dhe mund t'ju ofrojnë shumë entuziazëm dhe reagime pozitive. Megjithatë, një klient empatik mund ta ketë të vështirë të jep kritika, ose të flasë nëse dëshiron të ndryshojë një aspekt të shërbimeve tuaja. Ata gjithashtu mund të kenë vështirësi në marrjen e këshillave konstruktive.

Tregoni klientit empatik që i vlerësoni shumë nevojat e tyre, duke i dëgjuar mirë dhe aftër idetë e tyre! Merrni shënimë gjatë bisedave dhe përfshini edhe reagimet për idetë e tyre në shërbimin tuaj. Nëse duhet t’i ofroni “feedback” klientit empatik, duhet ta bëni në atë mënyrë që i merr parasysh ndjenjat që ata kanë.

Klientët që përqendrohen në përfitime

Shumë klientë presin shërbim ose produkt jashtëzakonisht cilësor, që ia vlejnë për atë çmimin që e paguajnë. Pra, nganjëherë ju duhet të punoni me klientë që janë shumë të koncentruar për shpenzimet dhe përfitimet. Kjo mund të jetë një sfidë, nëse punoni në një industri që ofron vlerësime të kostos paraprakisht, dhe pas përfundimit të shërbimeve tuaja.

Nëse i vendosni që nga fillimi të gjitha gjërat, nuk do ta keni të vështirë.

Klientët që e monitorojnë punën tuaj nga afër

Disa klientë kontrollojnë rregullisht ose kërkojnë përditësime të projektit më shpejt se sa vetë ju mund ta boni punën për atë projekt. Këto janë llojet e klientëve të cilët kërkojnë detaje të vogla në lidhje më punën që bëni dhe shpesh janë skeptikë për shumë aspekte të projektit. Me këta klientë duhet të vendosni kufij

Klientët të cilët kërkojnë ndryshime pas përfundimit

Organizata juaj mund të punojë nganjëherë me klientë të cilët kërkojnë ndryshime të shërbimit ose produktit, pasi të jenë kompletur dhe dërguar. Përpara se t’i bëni ndryshimet e kërkuara, sigurohuni që klienti ta kuptojë se çfarë logjikisht ajo do të thotë, t’i arrini ato pritshmëri, por edhe t’ia bëni klientit të qartë se sa kushton ai ndryshim në kohë dhe shpënzime financiare.

Klientë të pavendosur

Një lloj tjetër i klientëve është ai i cili e ka vështirë që të vendosë. Këta klientë mund të kërkojnë që të vendosni për gjithçka rreth shërbimit, ndryshimeve ose çështjeve të tjera rreth projektit. Nxitni këta klientë që t’ju japin rekomandime se çfarë ju duhet më së shumti, për të punuar në to. Shkruani dhe kërkoni nga klientët që të shihni vendimet, në mënyrë që të dy palët të jeni të pajtuar.

Klientët efikasë

Klientët efikasë e mbajnë komunikimin e tyre të shkurtër dhe direkt. Ata e dinë se çfarë duan dhe nuk befasohen asnjëherë nga përfundimet e punës suaj. Me këta klientë duhet të komunikoni në të njëjtën formë, të jini të përmbledhur dhe të saktë.

Klientët tradicionalë

Klientët tradicionalë duan që gjëra të qëndrojnë gjithmonë të njëjta. Këta klientë mund të kenë qenë profesionalë për një kohë të gjatë, dhe duan që gjërat të shkojnë në atë vijë. Kur të punoni këta klientrë, përdorni metdodat tradicionale, por nxisni ta t’i kuptojnë se sa të rëndësishme janë proceset e modernizuara në biznes!

Klienët që punojnë jashtë orarit

Disa që punojnë edhe jashtë 8 orëshit tradicional të punës, mund t’ju kërkojnë që ta bëni të njëtën. Ata mund t’ju thërrasin gjatë orëve që jeni jashtë zyrës, gjatë natës ose edhe gjatë fundjavës. Po ashtu, ata nganjëherë shkojnë aq larg sa caktojnë takime jashtë orëve të punës.

Nëse keni klientë që punojnë në këtë formë, tregoni qartazi kornizat tuaja kohore përpara se të filloni të punoni me ta. Tregoni që të gjitha komunikimet mund t’i bëni vetëm gjatë kohës së punës!

Klientët trendi

Këta klientë zakonisht janë në njohuri të lajmeve më të reja të biznesit dhe produkteve. Sidoqoftë, ata nganjëherë mund të kërkojnë gjëra të fundit, por të cilat nuk përputhen me llojin e biznesit të cilin e bëjnë. Kur të punoni me ta, bëni të qartë këtë dhe tregoni që disa gjëra nuk përputhen me atë që ata po kërojnë.

Klientët me përvoja negative

Disa klientë mund jenë sfides, për aryse se janë përballur me përvoja negative që nga bashkëpunimi me ju. Këta klientë mund të lënë reagime negative në faqen tuaj, ose në rrjetet tuaja sociale. Flisni personalisht me këta klientë, që ta fitoni përsëri simpatinë e tyre! Kërkoni faljen për përvojën jo të kënaqshme dhe shpjegoni se çfarë jeni duke bërë në pjesën e përsosmërisë së produktit ose shërbimit.

Klientët që janë përqendruar rreth sigurisë

Shumë klientë në ditët e sotme, shqetësohen në lidhje me rrezikun nga krimet kibernetike. Kjo mund t’ju krijojë sfida të mëdha, nëse ata ngurrojnë që t’i japin informacionet e nevojshme. Në raste se përballeni me këta klientë, atëherë duhet t’ua tregoni sistemin tuaj të sigurisë kibernetike.

Klientët me lidhje personale

Pavarësisht që mund të konsiderohet si formë e lehtë për të punuar me këta klientë, kjo i ka sfidat e veta. Shembull, nëse klienti juaj është familjar ose shok i ngushtë, atëherë mund të kërkohen disa favore shtesë nga të dyja palët.

Edhe në këtë lloj duhet të jeni të vendosur në lidhje me kufijtë. Lini anash lidhjet që i keni jashtë punës dhe përfundoni punën, ashtu si me çdo klientë tjetër!

Klientët që punojnë për komunitete

Disa klientë më shumë marrin vendime për komunitetin sesa për veten. Këta klientë zakonisht punojnë për organizata të mëdha. Nëse klienti juaj dëshiron të konsultohet me komunitetin, kërkoni që të punoni me një ose disa përfaqësuses të tyre, për ta pasur më të lehtë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC