Pse duhet dhe pse jo të aplikoni për një punë për të cilën jeni të mbikualifikuar

9 Shkurt '22

Pse duhet dhe pse jo të aplikoni për një punë për të cilën jeni të mbikualifikuar
	 	 

Ndoshta ka kohë që po e kërkoni dëshpërimisht një punë. Nëse e shihni një pozitë të lirë në një prej kompanive vendore, me shumë gjasë do të aplikoni edhe nëse ju keni shumë më shumë aftësi dhe jeni më të kualifikuar se për atë pozitë. Por, përpara se të filloni të shkruani letrën motivuese dhe CV-në, është mirë që t’i mendoni disa gjëra në fillim.

Të qenit i mbikualifikuar për një pozitë të caktuar, do të thotë që keni më shumë përvojë dhe aftësi sesa kërkohen për atë pozitë. Kompanitë zakonisht kërkojnë personat më të mirë bazuar në nivelet e përvojës dhe aftësive.

Punëdhënësit e dinë që kandidatët aplikojnë për një punë, sepse në shumicën dërrmuese të rasteve ju duhet ajo punë, prandaj frikësohen që një ditë ata do të largohen, sidomos në rastet kur ata janë më të kualifikuar për atë pozitë. Sepse ata e dinë që nëse ata punonjës gjejnë një vend pune më të mirë menjëherë do ta shqyrtojnë atë mundësi.

Akademi Pune do t’i radhisë anët e mira dhe jo të mira, të të aplikuarit për një punë për të cilën jeni të mbikualifikuar.

PSE TË APLIKONI?

Kuptoni pse e doni punën

Përcaktoni si do të ecni përpara me një punë, duke e parë se sa ajo përputhet me qëllimet e karrierës!
A është ky një hap drejt të ardhmes? A ke qenë gjithnjë i interesuar për të punuar në një kompani dhe të kontriboni që ajo të rritet? Analizojeni se kur do t’ju dërgojë kjo punë në vitet e ardhshme, përpara se ta merni hapin vendimtar!

Përshtatni CV-në tuaj për t’ju përshtatur punës

Përpara se ta dërgoni aplikacionin, ju duhet t’i bëni disa ndryshime në CV. Duhet vazhdimisht t’i përshtasni CV-të, kur aplikoni. Prandaj, kur të aplikoni për një punë për të cilën jeni të mbikualifikar, sigurohuni që të përqendroheni vetëm në ato kualifikime dhe aftësi të cilat përputhen me atë vend pune! Shembull, në seksionin e edukimit përmendni ato që janë të rëndësishme për punën.

Shpejgoni pse jeni përputhje e mirë në letrën motivuese

Në letrën motivuese përshkruani pse jeni të përshtatshëm dhe të motivuar, për atë pozitë pune edhe nëse jeni të kualifikuar më shumë “sesa duhet”. Kjo mund të ndodhë në ato situatat kur jeni të pasionuar për të punuar në atë kompani, ose edhe për atë përvojë pune!

Shfaqni interes në atë pozitë

Nëse shkoni për intervistë të punës, bëjani punëdhënësit me dije që dëshironi të mësoni më shumë dhe të rriteni në atë rol. Kjo bën që ai të krijojë përshtypjen sikur dëshironi të qëndroni atje për më shumë kohë. Po ashtu, mund të interesoheni edhe në të ardhmen e kompanisë, synimet e saj dhe si mund të kontribuoni në këtë drejtim.

PSE TË MOS APLIKONI?

Mos prisni pagë të lartë

Kur kompania është duke kërkuar punonjës për një pozitë, ajo zakonisht e ka ndarë shumën për të. Kështu që, vetëm pse jeni të mbikualifikuar nuk do të thotë që ata do t’ju paguajnë më shumë se që e kanë përcaktuar. Mund të negocioni për rritje të pagës, pas një kohe në atë pozitë.

Mos i nënvlerësoni arritjet tuaja

Pasi të jeni thirrur për intervistë, mund të tundoheni të nënvlerësoni aftësitë dhe kualifikimet tuaja për ta bërë veten të dukeni më tërheqës për rolin, por kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet thjesht të dini se cilat aftësi duhet t’i hidhni në pah, por jo edhe ta nënvlerësoni veten.

Si intervistuesi si ju e dini që jeni të mbikualifikuar për atë punë, kështu që është mirë që ta adresoni në fillim. Këtë ta bëni në mënyrë modeste dhe profesionale, pa u mburrur. Përgatitni disa përgjigje për ndonjë pyetje të mundshme, që intervistuesi mund t’jua bëjë për çështjen e mbikualifimit. Përgjigjuni në atë mënyrë që të mos shfaqni sikur të tregoni që jeni shumë më të mirë për atë punë! Shfaqni përulësi, e në atë mënyrë nuk do t’i digjni urat!

Mos tregoni shumë

Nuk është e nevojshme që të diskutoni për disa kualifikime tuajat, që nuk janë shumë të rëndësishme (të nevojshme), për punën në të cilën po aplikoni. Kompania vetëm se i ka shpalosur aftësitë që i kërkon, pse të mos flinsi për to më mirë? / Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC