Si duhet t’i përdorni margjinat në CV?

8 Shkurt '22

Si duhet t’i përdorni margjinat në CV?
	 	 

Zakonisht kur aplikantët i bëjnë gati CV-të, përqendrohen vetëm në atë se çfarë duhet të shkruajnë, cilat aftësi duhet t’i përmendin, cili është niveli i gjuhës përkatëse që e kanë, cilat janë përvojat etj. Por, pak kujdesen për strukturën e saj dhe si duhet të duket. Në CV ka shumë rëndësi se si paraqitet ajo në shikimin e parë. A e keni pyetur ndonjëherë sa sa duhet të jenë margjinat e CV-së? Cilado qoftë përgjigja juaj, Akademi Pune ka një përgjigje për të dhe rëndësinë që ajo ka.

Çka janë margjinat?

Margjina është bardhësia e faqes që e kufizon përmbajtjen brenda faqes. Ajo e kufizon fillimin dhe përfundimin e tekstit në faqe, në të majtë dhe në të djathtë të tij.

Ku duhet të shtoni margjina në CV-në tuaj?

Duhet të shtoni kufinjë në CV-në tuaj, kur jeni duke e krijuar CV-në, përpara se ta mbushni me informacione. Duhet të shtoni margjina në CV për t’i:

  • Eliminuar hapësirat e bardha
  • Krijuar baraspeshë në dokument
  • Përshtatur më shumë informacion
  • Rritur lexueshmëritë

Rritë lexueshmërinë

Ndonjëherë një CV mund të ketë shumë fjalë dhe të gjitha mund të duken të ngatërruara edhe nëse përmendin përvojat e duhura. Ndonjëherë kjo mund të korrigjohet kur krijoni një ndarje midis pjesëve të caktuara me kufinjë. Kjo ndihmon për të synuar pikat tuaja objektive dhe të rëndësishme në CV, gjë që, nga ana tjetër, tërheq vëmendjen e punëdhënësit ose rekrutuesit në vendet e duhura dhe i lejon ata ta vërejnë lehtësisht gjënë që po e kërkojnë.

Eliminon hapësirat e bardha

Hapësira e bardhë mund ta bëjnë CV-në tuaj të duket e shurdhër sikur të mos keni kushtuar shumë kohë ose përpjekje për ta bërë më profesionale. Kufijtë mund të shtojnë një prekje të këndshme në CV tuaj dhe të japin një sasi të mirë kontrasti që e bën CV-në tuaj më tërheqëse dhe profesionale.

Krijon baraspeshë në dokument

Nëse CV-ja juaj duket jo shumë e balancuar, për shkak të informacionin të shumtë apo të mangët, atëherë margjinat ju ndihmojnë që ta kuptoni se çfarë të mbani në CV e çfarë të largoni, për t’i dhënë asaj vetëm hapësirën e nevojshme. Shembull, margjinat e vogla lejojnë që të keni më shumë hapësirë, ndërsa margjinat e mëdha bëjnë që të keni më pak hapësirë.

Përshtat më shumë informacion

Përshtatja e historisë suaj të punës, arsimit, aftësive dhe përmbledhjes profesionale në një faqe lineare mund të mos jetë e mundur pa kufij dhe vija. Përfshini kufijtë në mënyrë që informacioni juaj të përshtatet në një faqe të rregullt!

Standardet e vendosjes së margjinave në CV

Rekruterët zakonisht presin që margjinat të jenë rreth një inq (2.54 cm), në secilën anë të dokumentit. Por, margjinat mund të zvogëlohen nëse ju duhet më shumë hapësirë, për të shtuar më shumë informacion në CV. Megjithkëtë, margjinat nuk duhet të jenë më të vogla se gjysmë inq në secilën anë, sepse kur margjinat janë shumë të vogla, informacioni do të jetë i çrregullt.

Nëse keni nevojë për një hapësirë minimale shtesë për një ose dy fjali, atëherë mund të ulni kufijtë e poshtëm dhe të sipërm. Sigurohuni që teksti i CV-së tuaj të jetë midis fontit 10-14 pikë, në mënyrë që teksti të jetë i lehtë për t'u lexuar.

Margjinat e nevojshme për CV-të kreative

Shumica e punëdhënësve kërkojnë CV standarde, qoftë edhe për profesione kreative. Ata janë zakonisht të zënë duke kërkuar kandidatët e duhur, kështu që ju duhet që t’i marrin infromacionet në mënyrë të shpejtë. Një CV që ka tabela dhe ngjyra të theksuara, i shpërqëndron ata nga kualifikimet tuaja.

Nëse jeni person kreativ dhe ju duhet ta përdorni formatin standard të Cv-së duhet të vendosni kufijtë e CV-së midis 0,5 dhe 1 inç pa futur tekst në margjina. Në këtë mënyrë, rezymeja juaj ka më shumë gjasa ta kalojë softuerin ATS. (sistem për filtrimin e aplikantëve).

Por edhe nëse nuk e përdorni formën standarde të CV-së përsëri duhet t’i përdorni të njëjtat margjina.

Këshilla të vogla për margjinat e CV-së

Zgjidhni formatin standard

Formatet standarde të CV-së pa grafikë, imazhe dhe dizajne të ndërlikuara kalojnë më lehtë përmes sistemit të gjurmimit të aplikantit. Formatet standarde rrisin gjithashtu lexueshmërinë e CV-së tuaj.

Mbani CV-në të shkrurtë dhe të qartë

Për personat me më pak se 10 vjet përvojë punë, një faqe CV është e preferueshme. Për ata të cilët kanë më shumë se 10 vjet përvojë, mund ta përfshijnë atë edhe në dy faqe. Por, CV-ja nuk duhet të jetë më e gjatë se 2 faqe dhe duhet të shmanget gjuha e panevojshme dhe e ndërlikuar.

Ndani seksionet

Sigurohuni që seksionet e CV-së tuaj janë emërtuar saktë. Emërtimi duhet të jetë i thjeshtë dhe të tregojë saktësisht se çfarë informacioni përmbajnë seksionet. Për shembull, aty ku renditni përvojën tuaj të punës duhet të emërtohet "përvojë pune". /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC