5 shenjat të cilat tregojnë që në një vend pune ka diskriminime në bazë të moshës

3 Shkurt '22

5 shenjat të cilat tregojnë që në një vend pune ka diskriminime në bazë të moshës
	 	 

Në punë ne i gjykojmë njerëzit bazuar në disa gjëra, një prej tyre është edhe mosha. Mund ta shikoni dikë dhe t’i thoni “Nuk është e mundur që ta keni një pozitë kaq të madhe në moshën 26 vjeçare” apo “Je ende i ri për t’i ditur disa gjëra”. Diskriminimi në bazë të moshës është aty, madje lëndon shumë, prandaj duhet që ta adresojmë atë.

Çka është moshimi?

Moshimi është steriotip ose diskriminim i individëve duke u bazuar në moshën e tyre. Kjo dukuri ekziston edhe në vendet e punës, që nga intervistimi, punësimi, marrja e projekteve dhe promovimi. E nëse deri më tani e keni parë si diçka normale, duhet të filloni ta shihni ndryshe. Njerëzit duhet të vlerësohen në bazë të aftësive të tyre dhe kualifikimeve.

Në shumicën e kohës diskriminimi bëhet pa vetëdije. Prandaj mëposhtë Akademi Pune i ka numëruar 5 shenja që duhet të keni kujdes.

  1. Kolegët bëjnë komente delikate, nënçmuese për moshën tuaj. Kjo madje mund të bëhet në formë të shakasë, shembull, “Kam fëmijë në moshën tënde, qëndron gjithë ditën në telefon.” (Mund të duket kompliment por…)
  2. Rregull i brenshëm për të punësuar vetëm punonjës të rinj.
  3. Mospërfshirje në projekte sfiduese ose arritje jashtë zyrës
  4. Trajtim më i vecuar për punonjësit që janë dalluar nga ekipi menaxherial
  5. Të inkurajohesh ose të detyrohesh të tërhiqesh sepse ke arritur një "moshë të caktuar"

Disa nga këto shenja janë më të shpeshta në industri të caktuara, sesa në disa të tjera. Në këtë mënyrë duhet të hulumtoni përpara se të paraqiteni te burimet njerëzore për diskriminim në bazë të moshës.

Bizneset humbasin punësimin e talenteve të aftë, kompetentë dhe të kualifikuar për shkak të diskriminimit në moshë. Nuk është sekret që disa pozita apo role kërkojnë individë me përvojë disavjeçare. Punëdhënësit që nuk ofrojnë mundësi për punëtorët e moshuar humbasin përvojat e vlefshme.

Çdo lloj i sikriminimit në vendet e punës nxisin mungesë të besimit për punëdhënësin, por edhe mungesë të besnikërisë në anën tjetër. Kjo kthehet në shurje të produktitvitetit të punonjësve. Nëse jeni punëdhënës dhe po e lexoni këtë artikull, duhet reflektoni mbi humbjen e talenteve të jashtëzakonshme, vetëm për shkak të kulturës së kompanisë që e keni vendosur. Organizatat duhet të kenë baraspeshë në mes të punonjësve të rinj dhe më të vjetër. Ekipe të tilla që kanë llojllojshmëri, kanë më shumë sukses, sepse punonjësit më të vjetër do të jenë mentor për punonjësit e rinj.

Si mund ta luftojmë këtë lloj diskriminimi?

Diskriminimi në moshë është i pranishëm madje edhe në kompanitë më të suksesshme që i njohim. Si punëdhënës, është e rëndësishme që të jeni në gadishmëri për t’u ballafaquar me të, në këtë mënyrë do ta krijoni një mjedis të shëndetshëm për punonjësit tuaj. Akademi Pune ka po ashtu disa këshilla se si t’i menaxhoni diskriminimet në moshë në vendet e punës.

  1. Ofroni rritje dhe mundësi për të mësuar gjatë gjithë kohës për të gjitha nivelet dhe të gjithë punonjësit! Punonjësit që kanë më pak përvojë e kanë mundësinë që të rriten vetë, përmes këtyre mundësive të mësimit.
  2. Zbatoni programet e mbrojtjes së punës, të mësimit nga kolegët, ose programet e mentorimit në organizatën tuaj. Punonjësit në nivele të ndryshme të përvojës ose ekspertizës kanë po aq shumë për të mësuar nga njëri-tjetri. Duke i inkurajuar ata të punojnë së bashku, motivimi dhe produktiviteti i punonjësve rriten.
  3. Krijoni struktura dhe kultura të sheshta organizative. Kultivimi i linjave të hapura të komunikimit është një mënyrë për të krijuar besim, për të treguar të përbashkëtat dhe për të thyer kufijtë e brezave që mund të formohen pa dashje. Lërini punonjësit tuaj të dinë se ata ju flasin për çdo gjë pa frikë apo favor! /Akdemi Pune
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC