8 shenja që tregojnë kur një thirrje për punë është mashtrim

31 Janar '22

8 shenja që tregojnë kur një thirrje për punë është mashtrim
	 	 

Ndoshta edhe jeni përballur me ndonjë mashtrim që ka të bëjë me punën. Tashmë e keni pak a shumë të qartë se çfarë nuk duhet të besoni në lidhje me vendet të cilat thonë që po kërkojnë punonjës. E nëse nuk ju ka ndodhur më parë, ndaluni pak dhe imagjinojeni veten në disa rrethana që Akademi Pune po i sjellë për ilustrim!

Ka ditë që e keni parë një shpallje për vende të lira për ndonjë pozitë. Ju jeni keni nevojë urgjente për një punë, ose jeni lodhur nga puna aktuale dhe keni nevojë që ta ndërroni. Pas kësaj aplikoni duke i dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara. Në ndërkohë, dy ditë më vonë do t’ju njoftojnë për datëne caktuar për intervistë, por paraprakisht ju kërkojnë që ta paguani një shumë ta caktuar të parave për dizajnimin e ID-së së punës, mbulimin e sigurimit, numrin e kartelës së bankës dhe bankën në të cilën jeni klientë, ose gjëra të tjera të menduara mirë, që vetëm një mashtrues din t’i kërkojë.

Epo, ju jeni aq të entuziazmuar sa nuk ju shkon mendja që ky mund të jetë një mashtrim. Pas kësaj, i dërgoni edhe paratë e kërkuara, por kur shkoni që ta mbani intervistën e punës, nuk ekziston një kompani e tillë askund. Mund të kërkoni të dëshpëruar, por më kot, në fund do ta kuptoni që keni rënë në grackën e mashtrimeve.

E, që kjo të mbetet vetëm një ngjarje e imagjinuar, e të mos e provoni me të vërtëtë në lëkurën tuaj, është mirë që t’i ndiqni shenjat, të cilat tregojnë që po mashtroheni.

Thirrje ose email për ofertë pune

Ofertat e pakërkuara të punës mund të vijnë përmes një telefonate ose përmes një emaili mashtrimi pune. Mashtruesit mbledhin të dhënat e njerëzve dhe përdorin informacionin për t’i mashtruar ata që i kanë vendosur nën objektiv. Pasi të keni marrë oferta të tilla, është e këshillueshme që të mos jepni shumë detaje për veten tuaj.

Premtoheni që do të paguheni me një pagë që është gati e pabesueshme

Një kompani fantazmë zakonisht japin shifra marramendëse për pagë. Kjo është një shenjë që ajo nuk do të mundet t’i mbajë premtimet. Sidomos, nëse atë pagë nuk e ka askush në vendin ku jetoni. Kjo bëhet zakonisht që t’jua shtojë apetitin.

Merrni ofertë pune pa u vlerësuar

Pas çdo aplikimi për punë, është një panel që do t’jua vlerësojë përvojat dhe arritjet që i keni, por kjo nuk ndodhë në shpalljet e rreme. Madje, mashtruesit tentojnë që të mundhen “t’ju punësojnë” sa më shpejt, pa një proces të punësimit.

Punëdhënësi ju josh për punën

Në raste të tilla do të mundohen që t’jua imponojnë punën, shembull duke thënë “Nëse do të isha në vendin tënd do ta pranoja këtë punë, duke i nënshkruar këto dokumente.” Madje, ata shkojnë deri aty sa të thonë që nëse nuk e pranoni menjëherë do të jetë dikush tjetër i gatshëm për të qenë në vendin tuaj.

Ju kërkohet që të paguani për praktikën, trajnimin dhe mjete të punës

Çdo kompani është e pajisur me mjete përkatëse për të operuar si duhet. Nëse ju kërkohet që të paguani që të merni pjesë në atë ekip, është mirë që të mendoni nëse duhet që të punoni për një kompani e cila nuk ëhstë mbështetëse dhe nuk është në gjendje t’jua sigurojë as pajisjet e punës. Ky është një alarm, vraponi!

Emaile jo profesionale

Punëdhënësit zakonisht janë të prirur që të japin detaje. Ata janë të kujdesshëm në lidhje me detajet që bëhet publike, prandaj edhe shansat që të bëhen gabime gramatikore dhe drejtshkrimore në emaile janë të rralla.

E kompanitë fantazmë janë ato që nuk i ndjekin këta hapa. Ka shumë mundësi që t’ju dërojnë email pa jua përmendur fare emrin. Ndoshta thjesht një “çkemi”, do të thotë që ai email është dërguar te shumë persona në të njëjtën kohë.

Prani e dobët në rrjete sociale

A ka ajo kompani prani në rrjete sociale? Faqe në internet? A kanë numër të kënaqshëm të ndjekësve? Sa punonjës i kanë? A din dikush për të? Nëse në asnjërën nuk mund të përgjigjeni atëherë ky është një alarm.

Duhet të hulumtoni për kompaninë përpara se të aplikoni, nëse nuk e keni njohur më parë.

Puna ka qenë e reklamuar për muaj me radhë

Shpalljet e punës janë të hapura për një kohë, zakonisht deri në 30 ditë. Ndodhë rrallë që një vend pune të mos plotësohet për një kohë të gjatë. E nëse një pozitë është duke qarkulluar për një kohë shumë të gjatë, atëherë po vazhdon “fushata e mashtrimit”. /Akademi Pune

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC