Pse duhet të jeni rrëfyes të mirë në intervistat e punës?

28 Janar '22

Pse duhet të jeni rrëfyes të mirë në intervistat e punës?
	 	 

Nëse pas ndonjë interviste e keni pasur ndjenjën që intervista nuk ka shkuar mirë, por nuk e keni gjetur përgjigjen, prisni pak. Po sikur t’i keni lëshuar nga dora disa mundësi të arta për të pasur sukses në intervistë? Po sikur, pikërisht në momentet kur është dashur të tregoni një tregim të mirë, ju jeni përgjigjur me përgjigje pa shije?

Në proceset e sotme të intervistimit, kompanitë janë gjatë gjithë kohës duke bërë pyetje të sjelljes, për t’u ndihmuar që të marrin vendime të rekrutimit. Gjatë intervistës ndoshta jeni duke radhitur fakte rreth historisë së punësimit, arsimimit dhe personalitetit. Kjo është çfarë shumica e kandidatëve duan. Kjo është në rregull, por nuk është qasja më e mirë. Cila është qasja më e mirë? Të rrëfyerit.

Pakkush e di që të rrëfyerit është proces përmes të cilit mund të grumbullohet shumë më shumë informacion sesa fakteve të numëruara.

Si të bëheni rrëfyes më të mirë?

Është thelbësore që t’i zhvilloni aftësitë e duhura dhe t’i aplikoni ato. Mund të komunikoni në mënyrë efikase me të tjerët përmes rrëfimeve të ndryshme. Një tregim i plotësuar duhet të përfshijë elemente si: bindjen, ndikimin dhe faktet.

Përgatisni dhe njihni tregimin tuaj

Nuk duhet shumë mend. Përpara se të shkoni në intervistë, duhet ta përgatisni dhe ta njihni mbi të gjitha, tregimin tuaj. Përgatisni CV-në, hulumtoni për organizatën me të cilën po intervistoheni dhe lidhni përvojën tuaj me pozitën për të cilën keni aplikuar! Në tregimet e mira ka fillim, mes dhe fund.

Njihni audiencën

Për t’u siguruar që jeni duke u përgjigjur në pyetjen e duhur, tregoni vëmendje në atë që po thotë intervistuesi! Qëndroni mendjehapur! Punëdhënësit shpesh bëjnë një mori pyetjesh që fillojnë e ndërlikohen, prandaj duke qëndruar mendje hapur do të jeni në gjendje të përgjigjeni, në atë mënyrë që do të jetë interesante për audiencën.

Jini relevantë

Duke e dëshmuar që jeni në gjendje t’i lidhni aftësitë dhe përvojat tuaja me kërkesat e kompanisë, e zhvilloni rëndësinë që keni. Hulumtimet që keni bërë duhet të përgjigjen se si aftësitë tuaja do t’i ndihmojnë kompanisë që t’i zgjidhin problemet ekzistuese. Përgjigja juaj duhet të jetë në nivel të njëjtë me pasojat dhe ndikimin. Mbajeni atë të thuktë dhe drejt e në pikë!

Për më tepër, kjo tregon që jeni në njohuri të mira me industrinë e tyre dhe sfidat që kanë dhe do të jeni në gjendje për t’i adresuar ato dhe për të gjetur zgjidhje. A nuk është kjo diçka që çdo kompani e kërkon?

Mos e humbisni vëmendjen duke u endur

E keni punëdhënësin jashtëzakonisht të vëmendshëm. Mos e humbisni! Disa nga të intervistuar para jush kanë mërmëritur ose kanë biseduar me “ah e uh” gjithë fjalimin e tyre. Hulumtimet tregojnë se 39% e kandidatëve refuzohen për shkak të nivelit të përgjithshëm të besimit dhe cilësisë së zërit.

Është e rëndësishme që ju ta paraqisni rrëfimin tuaj koheziv me bindje. Ju mund ta bëni këtë duke përsëritur historinë tuaj derisa të gjeni një zë dhe ritëm ritmik që funksionon për ju. Do të dukeni edhe më mbresëlënës dhe më kompetent sesa sugjeron CV-ja juaj.

Nëse e dini, e dini

Mund ta pyesni veten “Si mund ta di nëse historia ime është përputhur me audiencën time?” Deri tani ju tashmë keni një ndjenjë intuitive nëse jeni në gjendje të mbani apo jo vëmendjen e dikujt.

Si përfundim, kur shkoni në një intervistë të punës, aftësitë tuaja të komunikimit vendosen nën llupën zmadhuese. Duhet që të planifikoni më shumë besueshmëri, sinqeritet dhe rezonancë nëse doni të jeni më të pranueshëm dhe të bini në sytë e punëdhënësit. Ushtroni dhe zhvilloni aftësitë për të rrëfyer tregimet e duhura, nëse dëshironi që të merrni ofertë pune! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC