Si t'i përgjigjeni një emaili refuzimi (Me shembull)

26 Janar '22

Si t'i përgjigjeni një emaili refuzimi (Me shembull)
	 	 

Çfarë keni bërë deri më tani kur e keni marrë një email në të cilin shkruhej që nuk do ta merrni një ofertë pune? Më shumë mundësi që e keni lënë me kaq dhe keni vazhduar rrugën. Ose mbase prej mërisë e keni prekur butonin “delete” dhe nuk jeni marrë më me të duke u ndjerë më të lehtësuar. E gjithë kjo është gabim. A e dini që edhe pasi të jeni refuzuar mund të krijoni përshtypje të mirë, ajo nuk ndalon asnjëherë.

Një përgjigje e përzemërt ndaj dërguesit i thellon marrëdhëniet e mira mes jush. Sepse edhe nëse nuk keni lënë aq shumë përshtypje sa ta merrni një ofertë pune, e keni rastin tani! Mbase nuk jeni i vetmi që e merrni atë email refuzimi, por do të jeni i vetmi që e dërgoni një email kthyes dhe kjo ju largon nga turma. Cili është përfitmi nga kjo? Tashmë punëdhënësi ju ka në sy të mirë, jeni një përshtatje e mirë për “familjen” e tij të sjellshme, e ku i dihet në një pozitë tjetër do t’ju thërrasë vetë.

Çfarë të keni parasysh kur ktheni përgjigje pas të jeni refuzuar?

Lini vetes hapësirë për të reflektuar

Mos u përgjigjni menjëherë sepse, emocionet që lindin nga refuzimi janë ende të papërpunuara! Në vend të kësaj, merrni pak kohë për të reflektuar mbi të gjithë procesin e aplikimit. Mendoni për intervistën dhe si shkoi! Kjo do t'ju vendosë në kuadrin e duhur mendor gjersa hartoni përgjigjen tuaj. Gjithashtu do t’i mbajë nën kontroll emocionet tuaja duke ju mundësuar kështu të përgjigjeni racionalisht dhe profesionalisht.

Shprehni mirënjohje

Së pari, duhet të shprehni mirënjohje për përgjigjen. Mos harroni që kompani të cilat nuk kthejnë përgjigje kurrë, duke i lënë kandidatët pezull. Prandaj vlerësojeni këtë dhe shpreheni edhe në emailn tuaj kthyes. Mbajeni atë të shkurtër dhe sa më të saktë që të jetë e mundur!

Pranoni që jeni zhgënjyer

Në përgjigjen tuaj, pranoni se jeni të zhgënjyer që nuk e keni marrë pozicionin sepse, jeni ndjerë i kualifikuar për të. Kjo i tregon punëdhënësit se keni pasur një interes të vërtetë për atë pozitë. Sigurohuni që emaili juaj të jetë majftueshëm i shkurtër në mënyrë që t’i jepni ngjyrim pozitiv.

Tregojuni atyre se jeni ende i interesuar të punoni për kompaninë! Përsëritja e interesit tuaj të vazhdueshëm për të punuar për atë punëdhënës, i bën të ditur se nëse hapet një vend tjetër i lirë, ata duhet t'ju marrin në konsideratë.

Kërkoni mendimin e tyre

Çfarë keni për të humbur nëse i pyesni se çfarë duhet të bëni për të qemë një kandidat i mirë? Kërkoni nga punëdhënësi t'ju tregojë gjëra të cilat ju duhen për ta përirësuar aplikimin tuaj. Por gjithmonë këtë ta bëni me mirësjellje, në mënyrë që të mos ju duket sikur po vini në dyshim vendimin e tyre.

Ndodhë që kandidati fitues përzgjidhet, për arsye që nuk kishin të bënin me aplikimin apo kualifikimin tuaj. Kjo është arsyeja pse ju duhet të jeni të respektueshëm kur kërkoni reagime.

Shembull se si duhet të duket një përgjigje ndaj emailit të refuzimit

Përshendetje Agron,

Do të doja ta shpreh vlerësimin tim që më kthyet përgjigje. Po, jam pak e zhgënjyer që nuk e fitova vendin e punës, por mësova shumë për organizatën tuaj gjatë procesit të intervistës. Faleminderit për ndërveprimin që patëm me anëtarët e tjerë gjatë intervistës!

Nëse hapet një pozicitë tjetër dhe unë jam e kualifikuar për të, do të doja të më konsideronit! Për më tepër, do të doja t’jua kërkoja po ashtu komentin tuaj për aplikimin tim. Çdo informacion që do të më jepni do të jetë një ndihmë e madhe për mua gjatë procesve të tjera.

Së fundi, faleminderit që e keni marrë parasysh aplikimin tim! Shpresoj që rrugët tona të kryqëzohen në të ardhmen dhe juve dhe organizatës ju uroj gjitha të mirat në përpjekjet tuaja të ardhshme!

Faleminderit edhe një herë,

Teuta

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC