Letra motivuese duket të jetë një dokument shumë i rëndësishëm e aplikimit, por megjithatë ka shumë njerëz që nuk e pëlqejnë ta shkruajnë. Pse nodhë kjo sidomos për letrën e motivimit? Ka diçka që këta persona i mbushë me ankth dhe frikë. Ndoshta sepse kjo letër mund të jetë gjëja që ua vendos punën e ëndrrave dhe e ndryshon jetën. Në thelb duhet të gjenden fjalët e duhura për ta shitur veten, e gjatë kësaj përpjekjeje për të dalë nga turma, mund të mos jeni të vendosur asnjëheë për ato që do të thoni.
Disa prej jush mund të mendoni “Pse duhet të kem frikë t’i shkruaj disa rreshta?”, por mendo pak për pyetjet mëposhtë:
A keni nxituar ndonjëherë të shkruani letrën tuaj motivuese për ta hequr qafe ankthin?
Nëse së paku në gjysmën e përgjigjeve përgjigjeni me “po”, atëherë, ky artikull nga Akademi Pune mund t’ju ndihmojë t’i gjeni shkaktarët e këtij mospëlqimi, por edhe të gjeni një zgjidhje për këtë.
Mund të duket e mërzitshme
Letrat motivuese mund të fillojnë të bëhen të mërzitshme në shumicën e rasteve, duke pasur parasysh se praktikisht po i thoni të njëjtat gjëra në mënyrë të përsëritur rekrutuesve të ndryshëm. Gjërat mund të bëhen të lodhshme dhe të mërzitshme shpejt, veçanërisht nëse po aplikoni për punë të shumta për një periudhë të shkurtër dhe po e përdorni të njëjtin shabllon.
Për ta mposhtur mërzitjen dhe për t’i bërë gjërat të jenë interesante, duhet të jeni krijues në letrën tuaj motivuese. Shikojeni atë si një sfidë dhe spërkatni pak me personalitetin tuaj! Nëse ju mërziteni me letrën tuaj, ajo do të vërehet edhe në tonin dhe fjalët tuaja, prandaj edhe rekrutuesi do të mërzitet. Bëjeni atë në formë bisede dhe lërini pjesët më të mira të identitetit tuaj të shkëlqejnë duke u siguruar që ai të jetë ende profesional dhe i shkruar mirë!
Bëheni nervozë sa herë që filloni
Për disa njerëz ideja që edhe gabimi më i vogël drejtshkrimor do t’i penalizojë i shpien në gjendje paniku, për këtë arsye fillojnë që ta urrejnë shkrimin e letrës motivuese.
Çelësi për ta mposhtur këtë ndjenjë është është të mos ushtroni kaq shumë presion mbi procesin duke menduar se e gjithë jeta juaj varet nga kjo letër. Pra, imagjinoni se po i shkruani një email dikujt për të qetësuar veten! Shkruani një draft të tij dhe punoni me të në faza duke e personalizuar dhe rishikuar sipas dëshirës tuaj derisa të keni qartësi!
Pasi të jeni të kënaqur me atë që keni, mund ta transferoni në një dokument Word dhe ta dërgoni. Ju gjithashtu mund ta largoni presionin duke e zbërthyer letrën tuaj të motivimit në një skicë përpara se ta shkruani atë. Shënoni pikat kryesore që dëshironi të theksoni dhe organizoni mendimet tuaja për t'i bërë gjërat shumë më të lehta!
E mendoni si mburrje ose si përgjërim
Kur shkruani letër motivuese, duhet të mburreni disi për aftësitë tuaja dhe ta shisni veten gjatë gjithë kohës. Kjo mund të jetë e çuditshme ose paksa e sikletshme për personat që zakonisht e kanë në qenie të mburren. Të flasësh për të gjitha përpjekjet tua në një letër zyrtare mund të duket e pakëndshme dhe e pazakontë.
Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është të imagjinoni që po shkruani për veten me sytë e dikuj tjetër. Dikush që di të thotë fjalë të mira për ju. Madje, mund ta hartoni këtë letër duke shkruar në veten e tretë, shembull: „Teuta do të ishte e përshtatshme sepse…“, por sigurisht në fund duhet që të siguroheni që ta kenni kthyer në veten e parë.
Nuk mendoni që keni aftësi në të shkruar
Disa njerëz gjithashtu kanë frikë të shkruajnë letra motivuese sepse, mendojnë se duhet të jenë shkrimtarë të mirë për të prodhuar një letër motivuese të shkëlqyer. Një qëndrim i tillë mund t'ju çojë drejt dështimit, sepse nëse mendoni se nuk keni talent për diçka, nuk do të mund ta përfundoni atë.
Ju nuk keni nevojë të jeni një shkrimtar i talentuar për të shkruar një letër të mirë motivuese; gjithçka varet nga praktika dhe kërkimi. Kërkoni se si mund ta shkruani më mirë një letër motivuese dhe do të jeni edhe shkrues të mirë.
Jeni konsumuar
Mbase ka një kohë të gjatë që jeni duke kërkuar punë dhe kjo është letra juaj e 100-të e motivimit. Epo, kërkimi i punës kërkon shumë nga ju dhe procesi është sfidues. Në fund të fundit, ju po përpiqeni t'i bëni njerëzit të duan t'ju punësojnë dhe të besojnë në potencialin tuaj pa i takuar ata. Kjo kërkon shumë energji.
Pra, jepni hapësirë vetes! Në vend që t’i shkruani pesë letra motivuese përnjëherë, shkruani një e nga në në periudha të ndryshme të ditës, pasi të jeni relaksuar me ndonjë aktivitet që e keni përzemër.
Sado që ne i trembemi letrave motivuese, ato do të jenë aty, nuk do të zhduken. E duke i kuptuar arsyet pse i pëlqeni aq pak letrat motivuese do të mund t’i gjeni edhe rrugëdaljet. /Akademi Pune