EYE, projekti që ndihmon në punësimin e të rinjve në Kosovë

06 Dec, 2019

EYE, projekti që ndihmon në punësimin e të rinjve në Kosovë
	 	 

Gjetja e një vendi të përshtatshëm pune apo edhe vetëpunësimi shpesh nuk është një proces i lehtë.  Edhe në Kosovë, përfshirja në treg të punës shoqërohet me shumë vështirësi.

Duke i parë këto pengesa, projekti “Rritja e Punësimit për të Rinjtë” - (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që implementohet nga Helvetas dhe partneri lokal MDA, solli për herë të parë në Kosovë përvojat dhe idetë sesi të mbështetën të rinjtë vetëkrijues por edhe shkollat profesionale në përgatitjen e të rinjve për profesionet të cilat janë në kërkesë. Krejt kjo, për të ndikuar në identifikimin e potencialit vetëpunësues si dhe tek të rinjtë të cilët kanë aftësi në profesione të caktuara, të duhura për tregun e punës të ditëve të sotme. 

Projekti EYE ka për synim të përkrahë ofruesit e trajnimeve në zhvillimin e shkathtësive të punëtorëve, ku si rrjedhojë, kjo mbështetje e fuqisë punëtore të ndikojë dukshëm në fuqizimin e sektorit privat. Pra, duke mbuluar në masë të duhur sektorin privat me fuqi punëtore të kualifikuar por edhe përmes mbështjetjes së ndërmarrjeve të reja, të cilat dukshëm ndikojnë në uljen e papunësisë në vend.

Përmes aktiviteteve të projektit EYE, 4794 të rinjë kanë përfituar nga trajnimet, 1009 të rinjë kanë përfituar nga ndërmjetësimi në punësim dhe 350 vende të reja të punës janë krijuar për rininë e Kosovës.

Pos kësaj, ky projekt vazhdimisht përkrahë edhe grupet e margjinalizura. Këtu vlen të theksohet se qindra persona nga këto grupe kanë marrë mbështetje nga ky projekt.   

Në dy vitet e fundit, nga grupet e margjinalizuara, 300 persona kanë përfituar nga trajnimet e përkrahura nga projekti EYE, 70 janë punësuar dhe janë realizuar 300 ndërmjetësime në punësim. Ndërkaq, po në dy vitet e fundit, projekti EYE ka ndihmuar në krijimin e  gjithsej 350 vendeve të punës për të rinjtë e Kosovës.”, shpjegoi për KosovaJob Vlora Kastrati, zyrtare për Monitorim dhe Matje të Rezultateve në EYE.

projekti EYE

Një dukuri që vazhdon të jetë prezente në Kosovë është papunësia. Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore, të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, papunësia te të rinjtë është shumë e lartë në Kosovë. “Në tremujorin e dytë të vitit 2019, të rinjtë në Kosovë kishin gjasa dy herë më shumë të jenë të papunë krahasuar me të rriturit. Në mesin e personave të moshës 15-24 vjeçare dhe në fuqinë punëtore, 49.1 % ishin të papunë”, thuhet ndër të tjerash në raport.

Sipas përfaqësuesve të projektit, disa nga faktorët që ndikojnë në papunësi janë: mungesa e informatave për vendet e lira të punës, ekonomia e paqëndrueshme, mosgatishmëria e sektorit privat për të publikuar vendet e reja të punës, etj. Ajo që iu mungon të rinjve për t’u punësuar, sipas tyre janë: mungesa e përgatitjes nga institucionet arsimore në përputhje me kërkesat e tregut, shërbimet e orientimit në karrierë dhe shkathtësitë e buta.

E njëra prej arsyeve pse shfaqet ky problem konsiderohet mungesa e bashkëpunimit në mes të insitucioneve të edukimit dhe sektorit privat. Duke e parë edhe këtë problematikë, EYE vazhdimisht punon nga afër edhe me shkollat profesionale, që të rinjtë të orientohet drejt profesioneve të cilat ua mundësojnë një përfshirje më të shpejtë në treg të punës.

EYE është një projekt i cili i përshtatet dinamikave që zhvillohen në treg. Ky projekt synon të krijojë një ambient të favorshëm, si për bizneset ashtu edhe për të rinjtë që jetojnë në Kosovë, dhe një treg dinamik të punës të ofrojë më shumë vende pune, duke përfshirë vetëpunësimin në mënyrë gjithpërfshirëse për të gjithë të rinjtë e Kosovës.

Këto të dhëna janë nxjerrë në fazën e dytë të projektit EYE, në periudhën prej 1 janar 2017 deri me 30 qershor 2019.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Fuqizimi i punonjësve arrihet kur:
    A
    Menaxhmenti nuk obligohet të sigurojë një mjedis të hapur
    B
    Ka bashkëpunim të punonjësve, shkëmbim idesh dhe përvojash
    C
    Nuk vlerësohen punonjësit
  • Si quhet procesi i të mësuarit përmes bisedave dhe videove?
    A
    Verbal
    B
    Fizik
    C
    Aural
  • Të gjitha këto janë forma të fuqizimit përveç:
    A
    Promovimi i kreativitetit në grup
    B
    Punës vetëm në mënyrë të pavarur
    C
    Mendimi kritik dhe iniciativat grupore
  • Sa përqind të asaj që kemi lexuar jemi në gjendje ta kujtojmë pas dy javësh?
    A
    30%
    B
    20%
    C
    10%
    D
    50%
  • Çka është menaxhimi i performancës?
    A
    Hartimi i programeve për të përmirësuar performancën
    B
    Monitorimi i suksesit dhe ecurisë së programeve
    C
    Të dyja këto
    D
    Asnjëra nga këto
  • Modelet kognitive krijojnë ekipe për të stimuluar mësimin në lidhje me punën, zgjidhjen e problemeve reale që ndikojnë në:
    A
    Përhapjen e njohurive
    B
    Interpretimin e njohurive
    C
    Pasqyrimin e njohurive
  • Përparësitë ku përfshihen siguria dhe besueshmëria, përdorimi i ekspertizës së brendshme të përmbajtjes dhe kuptimi i audiencës është:
    A
    Pilot projekt
    B
    Program i brendshëm
    C
    Program i jashtëm
  • Cila nga këto bën pjesë në detajet themelore të trajnimit?
    A
    Ftesat totale
    B
    Itinerari
    C
    Data e fillimit dhe mbarimit
  • Cila nga të mëposhtmet nuk është faktor për t'u marrë parasysh në vendimmarrje për një program trajnimi?
    A
    Objektivat e trajnimit
    B
    Kostoja dhe disponueshmëria e burimeve
    C
    Kapitali i personave në trajnim
    D
    Afërsia e trajnerit me punonjësit
  • Kjo teori përshkruan ndikimin e përvojave individuale, veprimet e të tjerëve dhe faktorët mjedisorë në sjelljet individuale.
    A
    Teoria kognitive sociale
    B
    Teoria e kushtëzimit
    C
    Të dyja këto
    D
    Asnjëra nga këto
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Rrugëtimi i aktivistes dhe regjisores së njohur Zana Hoxha
Jeta është një rrugëtim i bukur drejt një ëndrre që synon ta kapësh. Ky rrugëtim ndonëse ka sfida që duket sikur nuk do të mbarojnë kurrë, në vete ngërthen ambicie, punë dhe rezultate në fund. E lidhur ngushtë me artin dhe kulturën, e rritur në një familje ku filmi, letërsia dhe kultura në përgjithësi kanë luajtur rol në formësimin e saj intelektual, ajo është përballur edhe me sfida qysh në moshën e adoleshencës. Pikërisht atë kohë, lufta kishte pezulluar pothuajse gjithë jetën në Kosovë. Është kjo Zana Hoxha, regjisore profesionale e teatrit dhe drejtuese e OJQ-së së quajtur Artpolis, organizatë e cila promovon artin dhe diversitetin nëpërmjet dialogut shoqëror dhe ndërtimit të komunitetit. Është Zana, storja dhe suksesi i së cilës do t’ua mundësojnë ta shikoni jetën dhe punën nga kënde të ndryshme. “Qysh në klasën e 4-të ose të 5-të, e mendoja se si do të mund t’i realizoja filmat më ndryshe, më pëlqente një stil i caktuar, një film i caktuar, në përgjithësi kinematografia evropiane. Ishte vëllai im ai që më tha se unë do të bëhesha regjisore dhe qysh atëherë më pëlqeu përcaktimi që ai ma dha”, rrëfen fillimisht Zana Hoxha. Ndonëse shkollën po e përfundonte në një kohë të pakohë, gjatë luftës në Kosovë, atëherë kur bombardimet e NATOS dëgjoheshin gjithandej Kosovës, Zana ishte ende nxënësja e dalluar e shkollës. Ajo filloi të punonte me organizata ndërkombëtare qysh në moshën e adoleshencës. Duke marrë leje nga arsimtarët, asaj iu mundësua të punonte por edhe të vazhdonte vitin e fundit të shkollës së mesme. Gjatë asaj periudhe, Zana punonte si përkthyese në organizata të huaja, kryesisht me ato që merreshin me shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë luftës në Kosovë. Duke përkthyer historitë e të mbijetuarve, ajo qysh në moshën 17 vjeçare u njoh nga afër me mizoritë dhe format e ndryshme të dhunës që ushtrohej gjatë luftës në Kosovë. “Edhe pse isha vetëm 17 vjeç, fillova të jem shumë më e vetëdijshme rreth asaj që kishte ndodhur, isha vetë dëshmitare e ndodhive. Familja ime nuk lëvizi nga Gjakova, mirëpo puna që bëja atëherë ma impontonte të shkoja nëpër fshatra e vende të ndryshme të Kosovës dhe unë kështu u njoftova me rrëfimet e tmerrshme të dhunës në Kosovë” Ndonëse thellë brenda vetes, ëndërr kishte të bëhej regjisore dhe t’i realizonte një ditë të gjitha ato storje që kishte në kokën e saj, Zanën e shoqëruan edhe mëdyshje se cili do të ishte profesioni i duhur për të. Ajo tregon se nëna e saj ishte një shtysë e madhe në jetë dhe atëbotë edhe ajo po e këshillonte të studionte për regji, dhe se ndjeu një gëzim kur edhe vëllai i saj e kontaktoi në telefon dhe iu drejtua me fjalët “Ku je regjisorja e ardhshme e Kosovës? Aty thashë, po po i kthehem ëndrrës sime" Viti që punoi me organizata ndërkombëtare, Zanës i ndikoi po ashtu shumë pozitivisht në profesionalizmin e saj në fushën e regjisë. Gjithsesi, gjatë intervistës me AkademiPune, ajo tha se nuk e konsideron veten vetëm si artiste apo aktiviste. “Unë nuk mund të them kurrë që jam vetëm artiste ose vetëm aktiviste. Prej vitit 2000 e deri sot, unë e kam krijuar identitetin e një gruaje e cila është pikërisht një artiste që i adreson të drejtat e njeriut përmes artit, në të njejten kohë në art gjithmonë jam e vetëdijshme që të kem parasysh edhe të drejtat e artistëve, të punëtorëve, për të krijuar një ambient më të mirë dhe profesional” Përparësitë si grua në shoqëri Një dëshirë tjetër e Zana Hoxhës, gjithmonë ka qenë edhe ngritja e çështjeve që ndërlidhen me gratë. E grave në Kosovë shpeshherë iu duhet të kalojnë sfida të shumta për t’i arritur ëndrrat.  Mirëpo, për vete ajo tregon se kur nisi punën me organizatën Artpolis, si grua pati më shumë përparësi sesa vështirësi.  “Kam pasur një bashkëpunim dhe një përkrahje të madhe të Rrjetit të Grave të Kosovës, në veçanti zonjës Igballe Rugova dhe një përkrahje të aktivisteve vendore dhe të huaja, një përkrahje gjithashtu edhe prej artisteve tona, të cilat kishin nevojë për një ambient, për mundësi të krijimit të përbashkët si artiste në një hapësirë të sigurtë, ku jo domosdoshmërisht si artiste duhet të jesh objekt i seksit ose në shërbim të shfaqjeve, filmave, veprave ku burrat do të udhëheqin dhe e kanë një mënyrë se si menaxhojnë gjërat në skenë dhe në art” Themelimin e organizatës Artpolis, Zana thotë se e pa si nevojë por ishte edhe diçka që lidhej me identitetin e saj feminist. Sot, ajo thekson se është e lumtur që organizata nuk identifikohet vetëm me të, por identifikohet me punën që bëhet aty dhe me aktivizmin. “Në fillim kanë thënë: organizata e Zanës, e tash nuk thonë kështu dhe unë jam e lumtur për këtë”, thotë gjatë intervistës Zana. Sfidat gjatë rrugëtimit në karrierë Në rrugëtimin e saj nuk munguan edhe shumë sfida, e të cilat ajo thotë se ishin më shumë në rrafshin personal. Duke qenë person shumë familjar, sfidat më të mëdha për të ishin atëherë kur dikush i afërm kishte probleme shëndetësore, e që asaj i është dashur të punonte edhe kur ishte gati e pamundur. Balanca mes jetës private dhe profesionale ka qenë po ashtu një sfidë e vështirë, mirëpo Zana thotë se gjithmonë e kishte ditur se në cilat vlera bazohet kur punon dhe kurrë nuk e ka përdorur punën si justifikim për të qenë person negativ. Sfidë për të sot, është të shohesh se si dominon një sistem ku shumë njerëz shkelin vlerat e personave të tjerë për të ndërtuar karrierën e tyre. Ndonëse u bë nënë në moshë të re dhe obligimet e përgjegjësitë veç sa iu shtuan, ajo për vite me radhë kishte qenë edhe mbështetësja kryesore e familjes.   “Kur je nanë, prioriteti kryesor janë fëmijët dhe koha që e kalon me ta. Jeta që unë ua jap fëmijëve të mi nuk është vetëm në shtëpi, është e tillë që unë i marr me vete në trajnime, festivale, në shfaqje. Vajzat e mija kanë qenë vullnetare në FemArt kur skanë pasur mësim ose pasdite, pra unë jam munduar të krijoj një lloj identiteti timin si nanë, jashtë pritjeve që i ka shoqëria ose jashtë asaj se si shoqëria pret që të sillem si nanë” Kësisoj, Artpolisin tregon se e krijoi me shumë mund, duke u munduar të jetë aty edhe për familjen por edhe ta jetësojë ëndrrën e saj. “Në momentin që i kam vënë fëmijët në gjumë, kam punuar gjatë natës, që të vazhdoj ta ndjekë ëndrrën që e kam pasur për ta krijuar Artpolisin në nivelin që është tani dhe sot kemi arritur në një pikë që Artpolisin e bëjnë shumë kolege të mijat të cilat janë shumë të zonjat, shumë të përgjegjshme, i bëjnë punët me dashuri dhe pasion dhe mbi të gjitha e dinë se çka bëjnë” Sot, Zana thotë se organizata Artpolis është në një nivel shumë të mirë dhe ka kapacitete të mjaftueshme, si dhe shpreson që kur të largohet nga organizata, ta lë atë në një pozitë shumë të mirë, që personat që vijnë ta udhëheqin dhe ngrisin edhe më tej. Çka e bën Zana Hoxhën të suksesshme në punën e saj? Rezistenca, inspirimi dhe krijimi janë disa veti që Zana thotë se e kanë bërë të suksesshme ndër vite, e të cilat i ka pasur edhe si moto në jetë. Kur flet për rezistencën, ajo thotë se gjithçka që ndodhë në jetë, të mirat, të këqijat, duhet të shfrytëzohen për të na bërë njerëz më të qëndrueshëm. Duhet të shfrytëzohet gjithçka që të rritet një rezistencë brenda njeriut, që ai të jetë më i fortë për sfidat që mund të vijnë. “Edhe kur kam pasur momente të vështira, edhe kur ka qenë jo e lehtë, gjithmonë kam menduar se çkado që bëj në jetë duhet ta bëj me dinjitet dhe të mos e humbas dinjitetin, pra çfarëdo zgjedhje që më është ofruar, e kam pyetur veten çka nëse e bëj këtë zgjedhje? A e humbas dinjitetin tim? Ose a do të ndikojë kjo që unë të jem më dinjitoze ne jetë? Të gjitha këto pyetje më kanë ndihmuar të marrë vendime të mira në jetë” Një prej arsyeve pse Zana preferon të udhëtojë shumë është inspirimi. Ajo thotë se kërkon inspirim kudo, qoftë në vendet e suksesshme, qoftë në ato që kanë vuajtur shumë, tek njerëzit që nuk i ka njohur më herët por edhe tek ata që i njeh me vite të tëra. Mirëpo, edhe ajo vetë mundohet të jetë inspirim për të tjerët, me mënyrën se si jeton, se si punon, por gjithmonë duke qenë autentike. “Edhe pse mund të ketë keqkuptime, paragjykime, kjo jam unë dhe kështu kam vendosur ta jetoj jetën time, pavarësisht se si më shohin të tjerët” Si veti të fundit, ajo përmend krijimin, thotë se ka një nevojë të vazhdueshme për të krijuar diçka dhe se krijon me shumë dëshirë e pasion. “Krijimi më ka mundësuar që ta zhvilloj veten, identitetin tim dhe të ndërtoj lidhje të tilla me njerëz që vetëm proceset krijuese t’i mundësojnë, pra jo domosdoshmërisht vetëm arti, por proceset krijuese edhe të ndonjë trajnimi, punëtorie, ligjerate ku ti thjeshtë ofron hapësirë, mundësi për mendim të përbashkët, një atmosferë më të mirë, një dëshirë për ta bërë këtë vend më të mirë dhe natyrisht krejt dëshira dhe pasioni im ka qenë që të gjitha këto vlera që i përmenda t’i zbatoj këtu, jo jashtë Kosovës” Kush janë njerëzit model për Zanën? Shumë njerëz, kanë persona të tjerë të cilët u shërbejnë si udhërrëfyes të jetës, për t’i arritur caqet që i vënë vetes. Si shembull i parë në jetë për Zana Hoxhën ka qenë gjyshja e saj, një grua humaniste dhe e cila siç e përshkruan Zana ka pasur një identitet shumë të veçantë sepse në një periudhë kur jetesa është shoqëruar me shumë paragjykime, ajo ju ka dalë në ndihmë nevojtarëve e mbi të gjitha u ka dhënë zemër grave të asaj kohe. “Unë jam rritur me njëfarë iluzioni, njëfarë dëshire që të bëhem si gjyshja, e cila iu ka dalë kundër te gjithëve vetëm për t’i mbrojtur të pafuqishmit” Një model tjetër për Zanën ka qenë edhe nëna e saj, një grua ambicioze e shumë punëtore dhe e cila i ka dhënë vazhdimisht mbështetje në jetë. E në adoleshencë ajo tregon se model e ka pasur Hilary Clinton, fjalët e të cilës kanë pasur ndikimin e vet tek Zana. Ndërkaq, karrierën e saj gjithmonë ka pasur dëshirë ta ndërtojë duke ecur në hapat e aktorit të njohur Istref Begollit, “Se kush më ka inspiruar prej burrave, kanë qenë gjyshi im, babai im dhe aktori i ndjerë Istref Begolli i cili ka pasur një sharm gati të një aristokrati në art dhe kam dashur ta ndërtoj karrierën time sikur ai. Ai e ka ndërtuar karrierën në Kosovë, ka pasur një reputacion, mënyra se si i ka zgjedhur veprat, ka qenë e ndërlidhur me vlerat dhe parimet e tij” Ajo nënvizon se model ka edhe gjithçka tjetër të mirë, gjithçka që asaj i ndihmon të jetë çdo ditë një person akoma më i mirë.  Sa ka perspektivë për artistët e rinj në Kosovë? Profesioni i artistit në Kosovë, nganjëherë ndeshet edhe në paragjykime të ndryshme. Zana si profesioniste në fushën e artit, thotë se artistët nuk duhet të ndalojnë së gjeturi zërin e tyre dhe t’i kërkojnë mundësitë për të punuar me artistë nga vende të ndryshme të botës. Ajo shton se perspektiva varet se si shikohet, ndërsa në Kosovë për dallim nga disa vende të tjera të botës, nëse je artist dhe e kërkon një mundësi për ta provuar veten, shumica e njerëzve do të ta japin atë shancë. E si artist, Zana thotë se ekziston mundësia edhe për të krijuar gjëra të reja të cilat janë falas dhe për të dëshmuar se je person që të tjerët mund të besojnë edhe financiarisht tek ty. Ajo shton se përmes Artpolis, organizatës të cilën ajo drejton, kanë krijuar mundësi te shumta për artistët e rinj, në mënyrë që ata të krijojnë identitet, të mësojnë, të zhvillohen dhe të bëhen të dukshëm, e të cilët me kalimin e kohës janë bërë individë që e kanë ditur se çka duan në jete. “Jam shumë krenare që në karrierën time kam qenë pjesë e zhvillimit të potencialit të artistëve të rinj dhe krijimit të hapësirave e mundësive” Një këshillë për të rinjtë Për ta gjetur veten më së miri në karrierë, Zana thotë se njeriu duhet të kërkojë punën dhe kjo nuk do të thotë se duhet të ndodhë vetëm me dërgimin e CV-së apo materialeve të ndryshme për aplikim. Ajo ka një sugjerim më ndryshe për të rinjtë në Kosovë. “Është shumë e rëndësishme të trokisni në derën e dikujt edhe t’ju tregoni se dëshironi të bëheni pjesë e stafit. Shkoni, kërkoni mundësitë, dikush mund t’ua mbyllë derën por gjithmonë do të jetë dikush tjetër që e hapë atë për ju. Bëhuni fleksibilë, punëtorë, shfrytëzoni gjitha talentët që keni për me e mbajtë punën, është shumë e rëndësishme me ra në sy të mirë, bëjëni një punë që e keni pasion ose ndjeheni mirë, një punë që përputhet me vlerat e juaja, nëse vlerat tuaja janë ndryshe nga ajo që bëni, lëjeni atë punë” Gjersa këshillon të rinjtë, ajo tregon edhe se si 70 përqind e stafit në organizatën Artpolis, janë bërë pjesë e organizatës pa ndonjë konkurs, pra kanë kërkuar të jenë vetë pjesë sepse pritshmëritë e organizatës nuk kanë qenë që të kenë staf 100 përqind të gatshëm. Ajo thotë se puna e ndërton njeriun shumë, se gjatë viteve të kaluara ka mësuar shumë në punën e saj, ka arritur t’i zhvillojë kapacitetet e brendshme të saja duke mësuar fusha të ndryshme, qoftë në shkrim, përkthim, etj. "Kam mësuar edhe në momentet kur më është dashur vetëm të ulëm në një tavolinë dhe të dëgjoj të tjerët, dhe të gjitha këto me kanë dhënë mundësinë të jem kjo që jam sot, pra karriera e ëndrrave nuk arrihet shpejt, ajo ndërtohet dhe duhet kohë që të mësosh, të zhvillohesh dhe të jesh aty ku dëshiron të jesh” Një këshillë tjetër që Zana ua jep të rinjve, është të jenë mirënjohës për të gjithë njerëzit e mirë që ua kanë dhënë mundësitë të zhvillojnë kapacitetet e tyre , si dhe të mos i abuzojnë ato mundësi. “Të rinjtë vetëm të mos heqin dorë, të kërkojnë mundësi dhe nëse dikush e lexon këtë intervistë dhe mendon që unë mund t’i ndihmoj diçka, të më shkruajë dhe unë do t’i përgjigjem”, përfundon regjisorja e njohur Zana Hoxha. Zana ka drejtuar rreth 20 performanca teatrale të cilat kanë qenë të prodhuara dhe prezentuara në teatret më të mëdha në Kosovë. /AkademiPune
Lexo më shumë
Ndërmarrësi Asani, që shkriu potencialin e tij për të kontribuar në atdhe
Mundësitë që shtetet e Evropës i ofruan për t’i arritur majat e suksesit, nuk e larguan asnjëherë nga atdheu. Përkundrazi, dashuria për atdheun dhe dëshira për të kontribuar e jetuar këtu, e shtyen të kthehej në Kosovë, në vendin ku ndonëse mundësitë duken të vogla, për Valon Asanin vullneti dhe ëndrrat qenë më të mëdha. Shkollimin e lartë e përfundoi në Zvicër. Kësisoj, edhe karrierën si IT e nisi në po këtë shtet. Mirëpo, duke u inspiruar nga ndërmarrës të tjerë, e sidomos nga babai i tij Ahmet Asani, i cili ishte themelues i Bashkësisë Shqiptare në Zvicër dhe ishte i dënuar për shkak të veprimtarisë së tij në mbrotje të gjuhës e shkollës shqipe në Maqedoni, asokohe ish – Jugosllavi, Valoni vendosi të gjente një lidhje mes ndërmarrësisë dhe profesionit të tij, që kështu të mund t’i ndihmonte edhe vendit të tij. “E mendova se si mund t’i ndihmoj vendit tim dhe pa përvojë në ndërmarrësi erdha në Kosovë, desha të krijoj një lidhje Kosovë-Zvicër, pasiqë veç e kisha mundësinë për ta bërë një gjë të tillë՛” rrëfen fillimisht Valoni. Ai kishte ndërtuar jetën me familjen e tij në Zvicër, kishte një punë dhe një pagë shumë të mirë, por ende nuk ndihej i plotësuar. Me pagën që merrte në Zvicër, ai hodhi themelet e para të kompanisë në Kosovë. Në vitin 2011, nisi punën me kompaninë e njohur MIK Group. Pesë muaj pas themelimit të kompanisë, ai thotë se ngeli pa financa. Kësisoj, u detyrua të kthehej prapë në Zvicër. Gjatë asaj kohe, thotë se biznesin e kishte mbajtur vetëm me tre praktikantë dhe një punëtor. Në ndërkohë, ai punonte në aeroportin e Cyrihut dhe në po të njejtën kohë ishte edhe ndërmarrës. “Prej 3 praktikantëve dhe 1 punëtori, u bënë 33 punëtorë. Unë kisha 4 javë pushim por edhe ato i shfrytëzova për të ardhë në Kosovë, për të gjetur punëtorë. Kjo ishtë goxha sfiduese sepse dita ime niste në 5 të mëngjesit dhe përfundonte në 1 të mëngjesit, pra punoja afër 20 orë. Të gjitha të ardhurat që fitoja në Zvicër e që ishin shumë të mira, i shfrytëzova për ta rritur biznesin në Kosovë. Kësisoj, në fillimet e MIK, kur patëm mungesë financimi, stafin e financoja vet me paratë që merrja nga puna në Zvicër. Gjithçka nisi kështu, për 13 muaj arritëm që të funksionojmë si biznes dhe nuk ishte më nevoja të marrim të ardhura prej diku tjetër” Edhe pse i rritur jashtë atdheut, Valonin e ndiqte një dëshirë e kahmotshme: për të kontribuar në Kosovë.  Pas stabilizimit me MIK Group, ai themeloi kompaninë dua.com. E kjo kompani, pos që ka punësuar plot të rinj kosovarë, përçon një mision të veçantë: bashkimin e shqiptarëve nga e gjithë bota në një platformë të vetme. “Dëshira për të kontribuar në Kosovë, erdhi edhe nga familja, sidomos nga babi që të gjithë jetën ia dedikoi këtij vendi. Gjithmonë na ka folë për vendin, për gjuhën, për bashkimin kombëtar, sepse edhe ai vet kur ka ikë nga Kosova në 88, në Zvicër ka qenë azilkërkues për arsye politike, ka qenë në burg për shkak se ka dhënë mësim në gjuhën shqipe. Kështu lindi ideja për krijimin e dua.com, që është bashkim i shqiptarëve. Ka qenë më shumë një nevojë e brendshme sesa e jashtme të krijoj diçka të tillë” Kur flitet për Valonin si një ndërmarrës i suksesshëm, disa mund të mendojnë që këtë ia mundësoi jetesa në Zvicër. Në fakt, vendosmëria për t’i çuar gjërat përpara është faktori që ndikoi në suksesin e tij. Sepse Valoni nuk dorëzohet. Ai nuk preferon t’ia lë në dorë “fatit” suksesin e tij. Ai ka vendosur ta shkruajë vet storien e jetës, dhe suksesin e ka vendosur ndër kapitujt kryesorë të librit të jetës së tij. Sipas Valonit, vendi ku ke lindur jo çdoherë ta përcakton suksesin. Gjatë intervistes për AkademiPune, ai thotë se mundësitë për t’u arsimuar, sot janë të shumta. Për këtë, sugjeron që të shfrytëzohen të mirat nga teknologjia, siç janë edhe kurset/trajnimet online. “Ka shumë gjëra që luajnë rol në suksesin e dikujt. Unë kam pasur fatin të rritem në Zvicër, çka erdhi bashkë me edukimin e mirë dhe edukimi luan shumë rol. Sidoqoftë, nuk e marr shumë si faktor sepse mendoj se prej cilitdo vend, njeriu me përkushtim dhe me mundësitë e sotit, siç është interneti apo edukimi online mund të arrijë në jetë. Unë mendoj që njeru e ka fatin e vet në duart e veta. Unë vet e shkruaj storjen time. Mendoj që 90% është tek mendësia, se me çfarë energjie e nisë ditën. Zgjidhjet e problemeve nuk vijnë duke ikur ose dorëzuar, zgjidhja është me i marrë problemet në dorë dhe me i zgjidhë. Ky është faktor i suksesit për mua“ Çka e bën një ndërmarrës të suksesshëm? Ka shumë faktorë që e ndërtojnë një lider të mirë dhe të suksesshëm. Edhe Valoni përmend disa prej tyre. Ai thotë se një lider i mirë duhet të jetë i aftë të komunikojë pastër dhe të transmetojë mesazh të qartë tek të tjerët, e mbi të gjitha të jetë sa më transparent. “Si ndërmarrës, ka disa aftësi që duhet zotëruar. Një lider duhet të ketë një vizon të qartë, ta transmetojë atë vizion edhe tek të tjerët, të komunikojë në mënyrë të pastër si dhe t’i motivojë të tjerët. Unë mendoj që njëra formë e motivimit është të përfshihen të gjithë në qëllimin e përbashkët. Unë dua që i gjithë ekipi im te ndjehen pjesë e një qëllimi sepse nëse njëri nuk ndjehet pjesë e një projekti apo e kompanisë, kurrë nuk mund të jetë njëjtë i motivuar sepse ndjehet vetëm si një pjesë. Njeriu ka dëshirë të jetë pjesë e totalit, pjesë e asaj se çka është duke u krijuar. Një lider për mua duhet të jetë i aftë të krijojë këtë transparencë, që të gjithë të ndjehen të vlerësuar në punën që e kryejnë, të ndjehen se janë të rëndësishëm“ Një pjesë tjetër të cilën ai e sheh me rëndësi që ekipi të funksionojë mirë, është dhënia e përgjegjësive. Ai thotë se punëtorët ndjehen të vlefshëm nëse ju jepen më shumë përgjegjësi, madje edhe më shumë se sa që mund të marrin në atë moment, në mënyrë që ta ndjejnë potencialin e rritjes. “Unë mundohem t’ju jap njerëzve sa më shumë përgjegjësi, ndoshta edhe më shumë se që mund të marrin në atë kohë, sepse kjo i sifdon dhe i rritë profesionalisht. Çdo njeri ka dëshirë që çdo ditë të bëhet version më i mirë i vetes, e unë kudo që jam mundohem ta krijoj atë hapësirë, dikush e shfrytëzon, dikush jo. Sidoqoftë, me stafin tim flas çdo ditë sepse dua shumë që ata të zhvillohen dhe të ecin vetëm para, prandaj edhe ju jap qasje në pothuajse çdo gjë“ Për Valonin, lider i mirë nuk është ai i cili jep urdhëra, por dikush që është gjithëpërfshirës dhe i shtynë njerëzit përpara. Ndërkaq, një tjetër aspekt i suksesit për të është edhe të dihet realiteti se ku jetohet dhe cilat mundësi i ofron një treg i caktuar. Sfidat bëhen të vogla kur duam të arrijmë një qëllim Në jetë, pothuajse çdo ditë sfidohemi në forma të ndryshme. Edhe arritja deri tek një qëllim i caktuar, mund të sjellë edhe shumë sfida gjatë rrugëtimit. Mirëpo, dëshira dhe vullneti për të arritur cakun që i kemi vënë vetes, i bën ato sfida lehtë të tejkalueshme. Edhe për Valon Asanin, sfidat ishin të shumta gjatë rrugëtimit të tij si ndërmarrës. Ai thotë se sot sfidë e parë janë njerëzit. Sipas tij, një ndërmarrës i mirë duhet ta gjejë një ekuilibër, që të funksionojë një trekëndësh i rëndësishëm, punëtorë - klientë - pronarë. “Sfidë ditore është me arritë me e mbajtë një ekuilibër, që të mos harrohet askush. Nëse një njeri ndjehet që është harruar, ai e lë punën, dhe kur dikush që është kyç në kompani e lë punën, ti duhet të reagosh, ta gjesh një zëvëndësim, ta trajnosh dhe kjo merr kohë. Kështu krijohen probleme brenda departamentit. E njejta ndodhë nëse një klient ndjehet i harruar, ai e shkëputë kontratën dhe të krijon problem në të hyra. Pra, këtu ka shumë interesa të përbashkëta dhe sfida numër një është me e gjetë mesin që të gjithë të jenë të kënaqur“ Për t’i shmangur ngjarjet e tilla, Valoni thekson se duhet të kuptohen pikëpamjet e secilit, pronarët mund të dëshpërohen kur dikush e lë punën, mirëpo ndoshta personi kyç nuk është ndjerë i vlerësuar. Sidoqoftë, Valoni thekson se për secilën sfidë që i shfaqet gjatë rrugës, ai mundohet të jetë mëndërisht i përgatitur dhe të reagojë shpejt, duke mos lejuar që punët të dështojnë.  “Detyra ime si pronar është të gjej zgjidhjen shpejt sepse ekuilibri për të cilin fola më lart, prishet”. “Një ndërmarrës i suksesshëm, krijon ura” Pos krijimit të vendeve të punës në Kosovë, Valon Asani si arritje të tij e konsideron edhe krijimin e liderëve të rinj. Ai tregon se si kompania e parë MIK Group të cilën e nisi para 8 vjetëve, sot funksionon pa pasur nevojë që Valoni të jetë prezent. Duke krijuar liderë të rinj, ai nënvizon se ka pasur hapësirë të krijojë diçka sikur dua.com. Sipas tij, ndërmarrësit e suksesshëm duhet të jenë të zotë të krijojnë ura. Këtu ai përmend që me kompaninë MIK Group janë marrë shumë me trajnimin dhe shkollimin e të punësuarve, duke i dërguar qoftë edhe jashtë vendit, në mënyrë që të krijojnë vlerë për tregun dhe t’ua ndryshojnë jetën disa familjeve. Këta njerëz, Valoni thotë se sot punojnë për tregun gjerman, amerikan ose edhe kanë themeluar biznese të tyre, sepse kanë arritur ta kuptojnë sistemin. “Gjithçka është digjitale, kjo mendoj që është një arritje e madhe sepse krijohet një sistem që ua ndryshon jetën në mënyrë pozitive njerëzve” Gjatë gjithë jetës së tij, librat kanë qenë shoqëruesit më të mirë dhe çdo libër që ka mbajtur në dorë, Valoni thotë se i ka ndryshuar mënyrën e mendimit e besa edhe biznesin e tij. Ndërkaq, për të rinjtë që presin të hyjnë në treg të punës, ai ka një këshillë. Ai i këshillon ata që të informohen sa më shumë dhe vazhdimisht. Sipas tij, të rinjtë, duhet po ashtu të njohin bazën e disa gjërave, t’i kushtojnë më shumë rëndësi mënyrës se si dërgojnë një email, kur dërgojnë një CV ta dërgojnë bashkë me një letër motivuese dhe të kuptojnë vlerën e prezantimit dinjitoz. “Dija është online, është falas, keni miliona libra, kurse, interneti është falas. Duke u informuar mirë, mund të jeni shumë të suksesshëm, t’i krijoni edhe bizneset tuaja”, përfundoi Valon Asani.
Lexo më shumë
Njihuni me 8 gra të suksesshme në Kosovë
Të jetosh në një vend ku gratë shpesh duhet të përballen dy herë me më shumë vështirësi se sa burrat, edhe arritja e suksesit dhe rruga drejt tij mund të duket më e vështirë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e dytë 2019, tregojnë se punësimi është më i lartë te meshkujt 49.0%, ndërsa punësimi tek femrat është 14.1%. “Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 52.3 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, me 48.4%”, thuhet në raport. Ndërkaq, në raportin “Punësimi dhe përfaqësimi i grave në Kosovë”, të prezantuar nga Instituti GAP, thuhet se shkalla e punësimit të grave mbetet shumë e ulët në krahasim me burrat. Numri i burrave punëkërkues të regjistruar në Agjencinë e Punësimit, në vitin 2019 ishte 52,343, kurse numri i grave punëkërkuese të regjistruara në agjencinë e punësimit ishte 43,547. Mirëpo, ka edhe shumë prej atyre grave ambicioze të cilat me punën e tyre të palodhshme kanë thyer çdo barrierë dhe sfidë që mund t’ju këtë dalë përpara. AkademiPune, ju njeh me disa prej tyre, e të cilat jo vetëm që thyen barrierat që në shikim të parë duken të pakalueshme, por njëkohësisht u shndërruan edhe në simbol të suksesit dhe në figura me të cilat duhet të mburret shoqëria. Në profesione të ndryshme, secila prej tyre ka arritur të japë kontribut të madh në shoqëri. Shenaj Shala Me punën e saj të palodhshme, mësimin e vazhdueshëm, diciplinën dhe guximin, dita e ditës ju hapen shumë dyer në karrierë. Është kjo Shenaj Shala, një zonjë e dalluar, storja e së cilës është frymëzuese në rrugën drejt suksesit. Ajo është gruaja e parë nga Kosova e diplomuar për protokol, tanimë shefe e protokolit e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Karrierën e saj e nisi si përkthyese për misionin e OKB-së në Kosovë. Studimet master i përfundoi në vitin 2014 në Bruksel, në The International School for Protocol and Diplomacy (ISPD). Gjatë viteve 1999-2013, punoi edhe si asistente personale e përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, e vite më vonë punoi edhe për  "Shell Oil & Petroleum", si Koordinatore e Shell Qendrës së Trajnimeve në Lindjen e Mesme. Përvoja si Zyrtare Ndërlidhëse për Ballkan e Shkollës Ndërkombëtare për Protokol dhe Diplomaci (ISPD) e plotëson edhe më shumë karrierën e saj. Aftësitë si inteligjenca emocionale, komunikimi efektiv, kreativiteti, përshtatshmëria, menaxhimi i kohës dhe etika e punës, Shenaji thotë se e kanë çuar përpara në karrierë. Ajo ka po të njejtin sugjerim për të rinjtë që presin të përfshihen në treg të punës sot. Këshilla e saj për ta është të mundohen t’i zhvillojnë sa më shumë këto aftësi sepse vetëm kështu mund të japin mesazhin se janë kandidatët e duhur për një punë.  Për gratë e reja në Kosovë, ajo ka një mesazh më ndryshe - “Gjatë karrierës do të përballeni me sfida të ndryshme të cilat shpesh dinë të ju lëndojnë, demotivojnë, ulin sigurinë dhe vetëbesimin tuaj, apo të keni punë me njerëz të cilët do të mundohen t’ju ndalin apo ngadalësojnë arritjen e qëllimeve tuaja në karrierë. Ju mos u ndalni, mos u merrni me ata njerëz dhe më e rëndësishmja, mos e harroni qëllimin tuaj. Dëgjoni njerëzit e suksesshëm, mësoni nga përvojat e tyre, punoni për ta dhe gjithmonë jeni të gatshëm për sfida të reja. Vështirësitë duhet t’ju bëjnë të pathyeshme dhe të fuqishme“. Në vitin 2018, Shenaj Shala mori titullin e njerës prej 15 trajnereve globale për ‘pitch’ dhe aftësitë e prezentimit, në International Pitch School for IDACB (International Decentralized Association for Cryptocurrency and Blockchain). Shenaj Shala, vazhdon të punojë si konsulente e mirësjelljes, mentore dhe ligjëruese e pavarur. Ndër tjera, ajo është edhe trajnere personale e shumë figurave publike në Kosovë përmes këshillimit për paraqitje mediale, imazh personal, komunikim jo verbal, etj. Melita Ymeraga         Sfidat janë prezente në shumë mjedise të punës, por gratë në teknologji po arrijnë t'i tejkalojnë çdoherë e më shumë, pasi dita e ditës po dëshmojnë aftësitë e tyre me karrierën e suksesshme që ato po krijojnë. Një shembull i gruas së suksesshme në fushën e teknologjisë dhe informacionit si edhe financave, është Melita Ymeraga. Një lidere pasionante dhe inovative në inkorporimin e teknologjive të reja në botën e menaxhimit të financave, ka arritur të dëshmojë më së miri suksesin e saj, duke iu shërbyer gjithsej 700 bizneseve dhe organizatave të ndryshme drejt transformimit digjital të menaxhimit financiar. Ajo ka mbi 20 vite pervojë pune në fushën e teknologjisë se informacionit dhe financave. Ka të përfunduar master në Administrim Biznesi në Staffordshire University-UK dhe është Kontabiliste e Çertifikuar nga SHKÇAK. Ndër tjera, Melita Ymeraga është edhe këshillëtare e certifikuar nga INTUIT, me seli në SHBA për të gjitha produktet e QuickBooks® UK dhe US Edition, si dhe përfituese e programit të Mentorimit “Fortune/U.S. State Department Global Women’s Mentoring Partnership 2017”. Ajo është edhe organizatore e Vital Voices për Kosovë, ngjarje vullnetare në baza vjetore e cila bashkon gratë në biznes. Me themelimin e Melita&Partners Shpk, Melita ka arritur të shkrijë dy pasionet e saj, financat dhe teknologjinë e informacionit. Ajo ka një këshillë për gratë e reja në Kosovë. “Përpiquni të jeni personi që njerëzit të mund të llogarisin në ju dhe t’ju besojnë! Kur kërkohet diçka nga ju, vendosni veten në këpucët e bashkëpunëtorit tuaj, të klientit apo të menaxherit tuaj. Nëse jeni të shkathëta dhe e lini mençurinë tuaj të flasë vetë, gjëja femër, mosha ose çfarëdo gjëje tjetër do të bien poshtë. Në fund të ditës, bëhet fjalë për sa dini dhe sa vlerë i shtoni punës që bëni.” Besa Luci Mediat janë pjesë e pandashme e shoqërisë. Ato të përballin me realitetin, opinionet, artin, kulturën dhe shumë elemente të tjera. Ushtrimi i profesioneve që ndërlidhën me mediet, ka edhe vështirësitë e veta. Të jesh kryeredaktore dhe themeluese e një organizate mediale profesionale dhe aq të nevojshme për kohën, siç është Kosovo 2.0, natyrisht që kërkon mund dhe shumë përkushtim. E diplomuar në drejtimin e shkencave politike/marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gazetari/komunikim masiv në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) në vitin 2006, dhe magjistër në gazetari e shkrim të revistës nga Fakulteti i Gazetarisë, Universiteti i Misurit, SHBA, Besa Luci, është një grua shumë e zonja e cila profesionin e saj e ka shndërruar në një shërbim të mirëfilltë për qytetarin.  Besa Luci, që nga viti 2010 është kryeredaktore dhe bashkëthemeluese e revistës së pavarur Kosovo 2.0, e cila ofron hapësirë për diskutime të ndryshme dhe tejet të nevojshme me tema politike, sociale, kulturore, opinione e reportazhe. Si media e vetme në rajon që punon në tri gjuhë (shqip, serbisht dhe anglisht), Kosovo 2.0 mbledh së bashku njerëz aktiv me vetëdije politike dhe shoqërore. Pos kësaj, Besa Luci ka punuar edhe si hulumtuese e lartë në Klubin për Politika të Jashtme, me seli në Prishtinë, i cili bënte hulumtime dhe analiza të zhvillimeve dhe proceseve të lidhura me politikat e jashtme të Kosovës, mundësitë dhe progresin në integrimet euroatlantike dhe trendet që ndikojnë në zhvillimin e politikave ditore e ekonomike në Kosovë. Në të kaluarën, Besa ka krijuar përvojë në fushën e mediave edhe si reportere në Women's eNews në New York, ndihmës redaktore në revistën Global Journalist në Misuri, autore në revistën VOX në Misuri, reportere në Gotham Gazette në New York, etj. Për gratë e reja, sfidat për të cilat gjithmonë mund të jenë prezente para qasjes në treg të punës, Besa Luci ka një këshillë. “Do të doja që ‘këshilla’ ime të ishte ndryshe, por dhënë rrethanat, gratë e reja është e rëndësishme që të njohin pengesat që rrjedhin si produkt i normave e roleve gjinore që vazhdojnë të jenë më të fuqishme se ligjet për të drejta të barabarta. Duke qenë të vetëdijshme për këto do të kemi më shumë fuqi e agjenci për të luftuar aktivisht diskriminimet potenciale apo pritshmëritë cënuese ndaj nesh si gra. Po ashtu, është e rëndësishme të kemi parasysh që gra të ndryshme do të ballafaqohen me forma të ndryshme të diskriminimit apo shtypjes, qoftë si rezultat i lokalitetit, etnisë, racës, klasës, identitetit gjinor apo orientimit seksual. Andaj besoj që ështe qenësore të kuptojmë dhe përkrahim njëra tjetrën sa më shumë që është e mundur” Ajo bën thirrje që gratë e reja të mos ia faturojne vështirësitë në tregun e punës mungesës së potencialit të tyre, por vetëm padrejtësive gjinore të rrënjosura. Kosovo 2.0 ndër tjera, përmes programeve të panumërta me rini, synon të angazhojë shoqërinë në iniciativa që sfidojnë narrativat diskriminuese e shtypëse. Jehona Lluka Në ditët e sotme, të krijosh diçka për vete dhe të tjerët, kërkon shumë mund dhe përkushtim. Jehona Lluka, me më shumë se 14 vite përvojë pune në zhvillimin e sektorit privat ka qenë udhëheqëse e suksesshme për vite të tëra e një kompanie konsulente, duke avancuar kësisoj edhe profesionin e saj si konsulente menaxheriale. Prej vitit 2016, Jehona Lluka ushtron pozitën e drejtoreshës ekzekutive në Business Consultants Council. Në vitin 2019, ajo u nominua dhe u zgjodh anëtare e bordit në insitucionin kryesor në mbarë botën për fushën e konsulencës menaxheriale - International Council of Management Consulting (ICMI).    Pro nominimit të saj në këtë pozitë, votuan 60 shtete të ndryshme, duke e bërë Jehona Llukën të vetmen anëtare nga Ballkani Perëndimor. “Kjo do të ndihmojë vendin tonë të vendoset në hartën botërore në këtë fushë” , thotë Jehona për AkademiPune. Si një person shumë i hapur, bashkëpunues dhe kurioz për njohuri të reja, Jehona arriti të krijojë identitetin e saj personal dhe profesional, çka erdhi bashkë me suksesin. Si nënë e dy fëmijëve, sfidë kryesore për Jehonen ishte balancimi mes familjes dhe karrierës. Duke punuar me zell, ajo arriti t’i kalojë edhe këto pengesa. Një këshillë e saj për të rinjtë është të krijojnë një vizion dhe ta kthejnë atë në plan të veprimit. “Të rinjtë duhet te fokusohen që të jenë në hap me te gjitha mundësitë që u vijnë përpara dhe po ashtu t‘i gjejnë ato, në mënyrë që secili vend i punës t’ua mësojë dhe përsosë aftësitë dhe shkathtësitë, që si rezultat krijon edhe përvojën për profesionin që gjithmonë keni dashur ta arrini. Në mënyrë që të kyçeni në tregun e punës suksesshëm, duhet të krjoni një vizion ku dëshironi të jeni në 10 vitet e ardhshme dhe atë vizion, atë endërr, ta përktheni në plane konkrete të veprimit. Duke punuar çdo ditë në atë plan të karrierës, suksesi është i garantuar” Arjeta Musliu Thonë se njeriun në jetë e mban vullneti dhe dëshira për ditë të bukura, e ky vullnet shpesh bëhet edhe arsye që njeriu të marrë guximin për të arritur suksese. E goditur dhe sfiduar nga jeta por e motivuar për të ecur përpara dhe udhëzuar të tjerët, Arjeta Musliu një grua e fortë, dhembjen e saj e shndërroi në punë. Arjetën, rrethanat e krijuara në jetë e shtynë që rrugën e saj ta vazhdonte më ndryshe. Arjeta Musliu, është infermiere dhe psikologe klinike. Ajo e humbi të birin 19 vjeçar si shkak i përdorimit të substancave narkotike. Pas atij momenti, ajo i dha një mision vetes: të ndihmojë të gjithë ata të cilët janë të përfshirë në këtë dukuri negative. Punën e saj në këtë drejtim, e nisi me hapjen e një zyre këshilluese dhe mbajtjen e ligjëratave nëpër shkolla, për të adresuar problemet e lidhura me përdorimin e substancave narkotike. “Meqenëse edhe profesioni im si psikologe ka për qëllim këshillimin dhe përkrahjen morale e emocionale, besoj që jam personi i duhur që të arrijë t’i kuptojë këta individë e më pas edhe t’i ndihmojë në mënyrë profesionale për tejkalimin e këtyre problemeve”, tregon Arjeta për AkademiPune. Projektin e saj vendosi ta jetësojë edhe si dëshirë të djalit të saj. Ajo thotë se e ndjen veten të obliguar moralisht dhe profesionalisht që të përfundojë atë që e kishin planifikuar ta nisnin bashkë me të birin, dhe që me këtë projekt të arrijnë të vetëdijesojnë, të edukojnë, të bëjnë detektimin e hershëm si dhe të ulin numrin e përdoruesve të substancave narkotike. Qendra që drejton Arjeta Musliu funksionon me punë vullnetare dhe të gjitha shërbimet janë pa pagesë. Në gjashtë mujorin e parë, numri i personave përdorues të substancave narkotike ka shkuar deri në 200. Si rezultat i suksesit të punës në qendrën e saj, 11 persona gjatë asaj kohe kanë arritur të heqin dorë nga përdorimi i drogës. Arjeta është edhe themeluese edhe e Organizatës Jo Qeveritare Ri-Jeta, ndërkaq qëllim i saj për të ardhmen është edhe ndërtimi i një qendre rehabilitimi, të cilën ajo e sheh si një gjë të domosdoshme dhe shumë të nevojshme në Kosovë. Violeta Zatriqi Rrugëtimin e saj në fushën e kirurgjisë estetike e nisi para 20 viteve, në një periudhë kur gratë paragjykoheshin sa i përket profesioneve të tyre, e sidomos gratë në mjekësi. Në atë kohë kishte mendime se kirurgë duhet të jenë vetëm meshkujt.  Është kjo Violeta Zatriqi, kirurge plastike estetike, të cilës mendimet e asaj kohe i dhanë akoma më shumë shtysë që të punojë dhe dëshmojë që edhe gratë mund të jenë kirurge të zonjat. Violeta ishte ndër gratë e para qe filloi operacionet estetike para 20 viteve në Kosovë, çka e shoqëroi edhe me shumë sfida. “Shumë shpesh më kanë pyetur, a ju do të me operoni? A ka ndonjë mjek te huaj këtu?” Pyetje të tilla, Violetën e shtynë t’ua dëshmonte të kundërtën, duke pasur sukses në çdo intervenim që ajo bënte. Synim i saj ishte që populli i Kosovës, ta kthente besimin tek mjeket kosovare, e sidomos tek kirurget gra. Me përvojë plot 20 vite, ajo sot është shefe në Klinikën e Kirurgjisë Plastike Rekonstruktive Estetike në QKUK si dhe në Poliklinikën Zatriqi në Prishtinë. Ajo është prof. doktor shkence si dhe kryetare e Shoqatës së Kirurgëve Plastik të Kosovës. Ajo ka edhe një mesazh për kirurget e reja. “Kirurgjia është mision i çmuar, duhet ta doni shumë, më shumë se veten, fëmijen, familjen, shoqërinë. Duhet të punoni ditë e natë, ska festa apo pushime, do të ndesheni në shumë paragjykime sikur janë meshkujt që dominojnë në këtë profesion. Por pastaj vjen një ditë dhe ti shpëton një jetë, dy, me dhjetëra e qindra dhe përpiqesh për të gjithë ata që të besojnë - kjo fshin çdo sakrificë që ke bërë për të arritur aty dhe vlera jote skalitet në trupat që ke mjekuar ndër vite me shumë dashuri e përkushtim”, ka thënë kirurgia Violeta Zatriqi. Trajnimet e shumta jashtë Kosovës, pjesëmarrja në kongrese, ndonëse kanë qenë një sakrificë për të në aspektin familjar sepse detyrohej të qëndronte larg familjes, e kurorëzuan punën e saj me shumë suksese. Shqipe Dushi Peja Janë shumë ato gra, të cilat kanë arritur të kenë një ndikim edhe në botën e biznesit ndërkombetar. Ka edhe shumë prej atyre që kanë arritur të sjellin dhe të zhvillojnë biznese të huaja në Kosovë. Në mesin e grave të tilla është edhe Shqipe Dushi Peja, e cila u diplomua per biznes ndërkombëtar dhe qysh nga ajo kohë sukseset e saj në këte fushë qenë të vazhdueshme. Në vitin 2001, Shqipe Dushi Peja u bashkua me ekipin e kompanisë Gjermane “DHL Express”, një lider global në fushën e transportit dhe logjistikës ,duke kontribuar në zhvillimin e saj në tregun e Kosovës. Me përvojen e saj në sistemet globale të industrisë së transportit, mallrave dhe logjistikës si dhe angazhimin e besueshmerinë nga kompania DHL Express, Shqipe Dushi Peja, në vitin 2014 themeloi kompanine 3P Logistics. Kësisoj, mori përsipër përfaqësimin e DHL Express si partner ekskluziv për tregun e Kosovës. 3P Logistics jo vetëm që arriti ta rrisë domenin e vet në tregun e Kosovës, por zgjeroi edhe gamën e shërbimeve në transportin ndërkombëtar të mallrave, duke lansuar kësisoj shërbimet e transportit ndërkombëtar, rrugor, ajror, hekurudhor dhe detar. Ndër tjera, kjo e fundit luajti edhe një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimeve postare vendore dhe ndërkombëtare, duke përkrahur edhe industritë e ndryshme vendore në shitje, përmes platformave e-commerce, brenda dhe jashtë Kosovës. Me drejtimin e Shqipe Dushi Peja, DHL Express nga 10 punëtorë që kishte dikur, sot ka mbi 40 punonjës dhe 50% e tyre janë gra. Për të gjitha gratë që synojnë të bëhen ndërmarrëse, Shqipe Dushi Peja ka një mesazh. “Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, ndiqni intuitën drejt suksesit, mos ktheni kokën mbrapa dhe mos lejoni asnjëherë që dështimet të ju pengojnë në realizimin e synimeve tuaja por mësoni nga to sepse dështimet janë mësuesit më të rëndësishëm në jetën e biznesit. Zgjedhni njerëzit më të mirë të ju mbështesin dhe në të cilët mbështeteni dhe jeni çdo herë mirënjohëse për punën që ata bëjnë për ju dhe për kompaninë. Nëse bashkarisht e jepni maksimumin, suksesi është i garantuar” Ariana Nila Gruaja shqiptare, jo vetëm që personifikohet e sëndërtohet si guximtare në histori, ajo paraqitet edhe si figurë e shquar në art dhe kulturë. Ndonëse nëpërmjet artit, njeriu largon stresin dhe brengat e përditshme, ky profesion mund të jetë edhe mjaft sfidues. Përmes artit, njeriu ndan të mirën dhe të keqen, dhembjen dhe lumturinë, ndan pamjet ideale për shtëpinë e ëndrrave dhe aspekte të tjera që mund të na rrethojnë. Kjo është arsyeja pse Ariana Nila, një vajzë e re e me plot ambicie ka zgjedhur artin si rrugë drejt suksesit. Rrugëtimin e saj drejt ëndrrave që synon t’i realizojë e ka lidhur ngushtë me këtë profesion. Ariana Nila u lind në Pejë dhe në po të njejtin vend përfundoi edhe shkollën e mesme të arteve aplikative në drejtimin dizajn grafik. Në vitin 2011, ajo u shpërngul në Prishtinë, për të vazhduar studimet në drejtimin e njejtë. Studimet universitare i përfundoi në vitin 2015 në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2014, ajo e themeloi firmen që mban emrin e saj Ariana Nila Jewerly ani pse punën e kishte filluar në moshë shumë më të hershme. E rritur në atelen e babait i cili me profesion ishte jurist por veprimtari kryesore kishte argjendarinë, Ariana Nila përvetësoi zanatin shumë shpejt duke mbjellur dhe ushqyer ditë për ditë pasionin e njejtë me të atin dhe vëllain e saj Arianin. Sot, Ariana bashkë me Arianin drejtojnë Ariana Nila Jewerly duke shënuar suksese të vazhdueshme në biznesin e tyre. Edhe Ariana Nila ka një mesazh për vajzat e reja në Kosovë. “Për t’i arritur qëllimet në jetë, nuk ka rëndësi se sa inteligjente jeni, po sa të përkushtuara jeni. Pikënisja e rrugëtimit në botën e suksesit është caktim i qëllimit, vazhdoni duke i besuar qëllimit tuaj dhe pa marrë parasysh vështirësitë, qëndroni të forta dhe të vendosura. Në momentin që humbisni besimin në ëndrrën tuaj, dijeni që po luani një lojë që nuk ka fitore në fund”, përmbyll Ariana Nila. /AkademiPune  
Lexo më shumë
Piktori kosovar rrëfen “sekretin” për të kapërcyer pengesat e artistit
SUAD RAMA, PIKTOR  “Unë i ëndërroj pikturat e mija, pastaj e pikturoj ëndrrën time” - Vincent van Gogh Arti është pjesë e pandashme e shoqërisë dhe gjithmonë kontribuon në afirmimin e vlerave apo virtyteve të një vendi. Piktura apo përgjithësisht arti qëndron gjithmonë pranë nesh, në çfarëdo rrethane. Përmes artit, njeriu ka aftësinë t’i transmetojë jashtë ndjenjat, emocionet, dëshirat, ëndrrat, rrëfimet si dhe çdo gjë tjetër që na rrethon në secilën ditë të jetës sonë. Të jesh artist do të thotë të jesh kreativ, gjërat që i sheh jashtë, përmes aftësive tua t’i kthesh lehtësisht në art. Njerëzit që e duan artin, thuhet të jenë shumë emocionalë. Këta njerëz e duan natyrën dhe të gjitha krijesat e saj dhe vetëm me një laps e një letër mund të bëjnë shumëçka. Piktura, kryesisht është një pasion i lindur. Edhe për Suad Ramën, dëshira për t’u marrë me pikturë u vërejt qysh në vegjëli. Në një intervistë për KosovaJob, ai shpjegon se si gjithmonë e kishin tërhequr filmat e animuar, lëvizjet e figurave, kombinimi i ngjyrave, realizimi i skicave etj. Një gjë e tillë thotë se e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës dhe se gjithçka për të ka qenë vetëm art. “Qysh fëmijë e kam vërejtur ngacmimin e parë për pikturë. Ka nisur me filmat e animuar, me kanë interesuar gjithmonë format, lëvizjet e figurave, kombinimi i ngjyrave dhe aty e kam kuptuar që unë dua të bëj diçka që lëvizë përmes vizatimit, përmes pikturës. Aty ka nisur gjithçka dhe kurrë nuk jam ndalur. Edhe në shkollë çdo orë për mua ka qenë art. Pra, kam qenë i sigurt që unë dua të merrem vetëm me art”, shpjegon fillimisht Rama. Ai rrëfen se ndonëse e kishte ndarë mendjen për profesionin e tij, qysh në fillim u refuzua të niste studimet në Universitetin e Prishtinës. Mirëpo, Suadi thotë se kjo nuk e kishte dëshpëruar fare sepse ai besonte që patjetër do t’i ofrohej rasti të tregonte talentin e tij. Suadi, të gjitha pengesat që kishte hasur gjatë rrugëtimit në karrierën e tij si piktor, i shprehte në pëlhurë sepse sipas tij, jo gjithçka që thuhet e ka fuqinë e imazheve që shihen në pëlhurë. Kjo bëri që Suad Rama sot të jetë piktor i njohur ndërkombëtarisht duke sjellë një krijimtari shumë të pasur për të gjithë artdashësit. “Sfida ime e parë ka qenë 4 vjet pritje që të bëhem student në fakultet të arteve. Pas katër viteve, u pranova në universitet. Nuk jam dëshpëruar asnjëherë, përkundrazi kam marrë energji dhe vetëbesim që unë patjetër të kem rastin të tregoj atë që duhet ta tregoj. Si piktor, je gjithmonë duke hulumtuar, duke eksploruar gjëra të reja, teknika të reja, mirëpo këto i kalon çdo njeri. Për mua, sfida kanë qenë edhe projektet e mëdha që i kemi realizuar për të lobuar për Kosovën, gjithmonë kam dashur të bëj diçka për vendin tonë nëpërmjet artit, por edhe t’i lehtësoj rrugët për artistët e rinjë që ata  t’i kapërcejnë ato pengesat që i përcjellin aritstët jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë rajonin”.   “Dashuria për profesionin i mund të gjitha pengesat” Në jetë, njeriu ekspozohet ndaj situatave të ndryshme, shpeshherë jo shumë të këndshme. Edhe në profesion, përvojat ndonjëherë mund të jenë të hidhura. Suad Rama thotë se një njeri që dëshiron të jetë i suksesshëm në një fushë të caktuar, pavarësisht përvojave negative që mund të hasë gjatë rrugës, nuk duhet të ndalojë por qetësisht të punojë drejt qëllimit të tij. “Duhet patjetër të jesh i qetë dhe ta duash profesionin. Dashuria e madhe për profesionin do t’i mposhtë të gjitha pengesat, nuk guxon të rrëzohesh e të mos ngritesh. Pavarësisht situatave apo njerëzve me të cilët ballafaqohesh çdo ditë, duhet të luftosh ta tregosh atë që të veçon dhe që atë që dëshiron të dalë prej teje” Sipas tij, truri nuk duhet të pushojë në profesion. Rama thotë se ai nuk rresht se pikturuari, qoftë edhe në mendje, ndërkaq kur është para pelhurës i shpreh te gjitha storjet e krijuara gjatë ditës. Në profesionin e piktorit, ai thotë se duhet mësuar se pikturohet edhe pa brum, pa laps, dhe kjo është diçka që atë e ka përcjellur gjithmonë, edhe si student por edhe tani si profesor i arteve. Ai e konsideron veten fatlum që nëpërmjet artit arrin të thotë atë që dëshiron por edhe sepse bën diçka edhe për të mirën e të tjerëve, qoftë duke i lehtësuar rrugën dikujt, qoftë duke adresuar ose edhe zhdukur krejtësisht një problem. “Për ta arritur këtë, arti është mënyra më mirë, jam me fat që punoj edhe me të rinjë dhe arrij të ndajë energjinë time me ta”. Profesionin e artistit, e sidomos të piktorit, e shoqërojnë edhe shumë paragjykime. Suadi thotë se qysh në fillim të karrierës, edhe ai vetë është ndeshur me paragjykime të llojit “kjo është lojë fëmijësh”, e me shumë paragjykime të tjera sikur ky nuk është një profesion fitimprurës. Mirëpo, Rama këshillon të rinjtë të cilët e kanë pasion pikturen të mos i pranojnë paragjykimet e njerëzve por të ecin drejt qëllimit. “Unë mendoj që në çdo profesion nëse je i përkushtuar dhe e do me zemër atë profesion, e sheh që ke potencial me thënë dhe me kriju diçka që është e nevojshme për kohën e sotit, patjetër që do të kesh sukses. Këshilla ime është të mos ndalosh, të ndjekesh ëndrrën dhe të mos pranosh dështimin e as paragjykimet e të tjerëve, të cilët paragjykojnë sepse nuk e dinë realisht se çka është art". Përfitimet e piktorit janë të shumta Çdo punë e cila bëhet me pasion dhe përgjegjshmëri, patjetër që sjellë përfitimet e saja. Për Suad Ramën suksesi në aspektin financiar me pikturë nuk ka qenë synimi kryesor. Ai thotë se e rëndësishme për të ka qenë te shprehej ndërsa ndjehet krenar që krijimtaria e tij i ka ndihmuar shumë njerëz në situata të caktura, kur kanë pasur nevojë pikërisht për një vepër arti. Mirëpo, përfitimet gjithmonë vijnë duke pasur shkathtësi dhe duke punuar në atë drejtim. “Për mua ka qenë e rëndësishme të shprehem, e pastaj njerëzit të gjejnë, të kontaktojnë disi, tash nëpër rrjete sociale është me e lehtë. Mua me kanë kontaktuar shumë galerista, me kanë propozuar të dërgoj ndonjë punim, të aplikojë në ndonjë galeri dhe sot mendoj që kam arritur të njihem ndërkombëtarisht dhe të shtrij tregun tim gjithandej botës”. Rama thotë se të rinjtë e Kosovës janë shumë te talentuar dhe këtë më së miri e ka kuptuar duke punuar si profesor në Universitetin e Prishtines. Kur vjen puna tek karriera në arte, ai thekson se të rinjtë ballafaqohen me pengesa dhe dëshpërohen para kohe sepse ndikon stili i jetesës, traditat e disa gjëra që e ndalojnë një person t’i ndjekë disa gjëra që i kërkon arti. Ai i këshillon ata të jenë guximtarë, të kenë vetëbesim dhe të mos ngurrojnë të shprehin atë që dëshirojnë. “Gjithmonë e kam potencuar dhe vazhdoj ta them, nuk guxon te ndalosh, një qëllimi duhet t’i shkohet deri në fund, asnjëherë nuk do të humbasësh, do të përfitosh shumë sepse e di se çka nënkupton të shkosh nga A-ja deri në pikën e fundit të qëllimit”. Inspirimin, Suadi thotë se e gjen në çdo fjalë, në çdo storje, në çdo rrugëtim të dikujt dhe atë mundohet ta nxjerrë në formën më të bukur. Sado e shëmtuar që mund të jetë një diçka, ai thotë se i jep një kuptim tjetër dhe njerëzit e duan edhe më shumë atë punim, kur e kuptojnë edhe konceptin e tij. Ndonëse për të çdo vepër është një copë shpirti apo një reflektim, si një ndër veprat më personale të tij ai e veçon një skelet të shtrirë në një kub, nëpërmjet të cilës vepër Rama thotë se e ka shprehur një moment shume personal, kur ai vetë kishte qenë mes dy zjarrëve, punim ky i cili u vlerësua po ashtu me superlativa prej profesionistëve të artit. Suad Rama, që nga viti 2011 është profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arteve. Ai ka marrë pjesë në rreth 90 ekspozita kolektive në vende të ndryshme, përfshirë Kosovën por edhe në Shqipëri, Maqedoni, Kroaci, Austri, Turqi, Belgjikë, Francë, Gjermani, Egjipt, Itali, Poloni.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.