13 mënyra për ta filluar një bisedë profesionale

6 Janar '22

13 mënyra për ta filluar një bisedë profesionale
	 	 

Pavarësisht nëse jeni duke marrë një pozitë të re, ose po kontaktoni më një klient, aftësia për ta filluar një bisedë është aftësi e shkëlqyer për ta ndërtura rrjetën e njoheve dhe për ndërtimin e marrëdhenieve. Por, edhe pse kjo gjë dihet që në fillim, nganjëherë është e vështirë që t’i gjeni fjalët e duhura për herën e parë kur ta takoni dikë.

Akademi Pune ka disa këshilla që ju ndihmojnë ta filloni me dikë bisedën, pavarësisht nga situata dhe personi që dëshironi ose duhet të flisni.

Në vendin e punës, duhet t’i zgjidhni një dyzinë temash të ndryshme për aq kohë sa ato janë të përshtatshme për mjedisin. Por, fillimet janë gjithmonë më të vështira, prandaj duhet t’i keni parasysh disa gjëra që ju ndihmojnë në këtë drejtim.

Kërkoni informacione

Një mënyrë shumë e mirë për të filluar bisedën është të kërkoni informacion nga perosni më të cilin dëshironi të flisni. Kjo është një mënyrë efektive, e natyrshme për të ndërtuar shpejt raportin me dikë. Edhe nëse e dini tashmë përgjigjen e pyetjes suaj, mbetet ende një mënyrë e shkëlqyer për t'ju qasur dikujt nëse nuk ju vjen në kokë diçka tjetër.

Shembull, nëse jeni duke marrë pjesë në një konferencë dhe e shihni një kolegë të cilit nuk i keni folë ende, atëherë mund ta pyesni diçka në lidhje me konferencën.

“A e dini nëse drejtori i kompanisë X do të flas sot?”

Me këtë pyetje mund të shkoni më larg dhe të filloni një bisedë mirëfilli me bashkëbiseduesin.

Jepni komplimente

Nëse i jepni dikujt kompliment, kjo bën që dita e atij personit të rregullohet menjëherë por, edhe t’i rritet vetëbesimi. Mund të përmendni diçka që ju pëlqen dhe pse ju pëlqen.

Shembull: Më pëlqen se si i mbani fjalimet, janë të mrekullueshëm!

Komentoni diçka të këndshme

Zakonisht mund të gjeni diçka pozitive për të thënë për një ngjarje ose situatë. Rasti mund të jetë ndonjë ngjarje në të cilën keni qenë të dy, e nëse personi ndan pikëpamjet tuaja, atëherë jeni në rrugën e duhur për një bisedë tërheqëse.

Shembull: A e ke shikuar lojën e futbollit që e patën ekipet tona mbrëmë?

Prezantoni veten

Edhe pse kjo mund të mos jetë e përshtatshme për çdo situatë, është një mënyrë e drejtpërdrejtë për të treguar se jeni të interesuar të takoni dikë. Nëse sapo keni filluar një punë të re dhe nuk keni takuar ende dikë në një departament tjetër, mund t'i drejtoheni dhe të prezantoni veten.

Shembull: "Përshëndetje, unë jam Teuta. Unë jam e re këtu dhe doja të prezantohem.”

Ofroni ndihmë

Nëse e gjeni veten në një pozitë për të ndihmuar një person me të cilin dëshironi të flisni, shfrytëzojeni momentin dhe ofroni ndihmë! Ofrimi i ndihmës mund t'ju bëjë të pëlqyeshëm dhe të fitoni besimin e personit tjetër, veçanërisht kur tregoni empati të vërtetë.

Shembull: "A mund t'ju ndihmoj të hiqni disa nga ato lidhëse?" ose "A keni nevojë për një vend?"

Kërkoni ndihmë

Të kërkoni ndihmë është një tjetër fillim efektiv i bisedës. Ajo funksionon sepse e bën personin tjetër të ndihet i dobishëm, veçanërisht nëse është diçka që mund ta ofrojnë lehtësisht. Nëse dikush ju bën një nder, ai mund të ketë më shumë gjasa të mendojë për ju në një këndvështrim të favorshëm dhe t'ju besojë. Kërkimi i ndihmës mund t'ju ndihmojë të filloni një bisedë miqësore, por sigurohuni që kërkesa juaj të jetë e përshtatshme për palën tjetër!

Shembull: "A mund të më thoni se ku ndodhet kjo sallë konferencash?" ose "A mund të huazoj një stilolaps nga ju?"

Përmendni një përvojë të përbashkët

Nëse dëshironi të bisedoni me dikë që e dini se ka diçka të përbashkët me ju, gjithmonë mund të gjeni një temë si pikë diskutimi. Përvojat tuaja të përbashkëta e bëjnë më të lehtë komunikimin dhe kjo ndihmon rrjedhën e bisedës dhe ndërtimin e marrëdhënies.

Shembull: "Kur ishte hera e fundit që patë shoqen tonë Teuta?" ose "A ju pëlqen të punoni me Agronin?”

Kërkoni mendim

Kërkimi i mendimeve të njerëzve të tjerë tregon se i vlerësoni dhe jeni të interesuar për atë që ata kanë për të thënë. Nëse ata janë të njohur me temën, shumë njerëz do t'u përgjigjen me kënaqësi pyetjeve tuaja dhe kjo është një mënyrë e përsosur për të filluar një bisedë. Kur kërkoni një mendim, zgjidhni tema të rëndësishme dhe aktuale!

Shembull: "A ndiheni rehat me këto këpucë, sepse po mendoj që t’i blej edhe punë?”

Jepni lavdata

Kur takoni një person ekzekutiv ose të shquar në organizatën tuaj për herë të parë, një mënyrë e shkëlqyeshme për të zhvilluar një bisedë me të është ta lavdëroni punën e tyre.

Shembull: “Dëgjova fjalimin që mbajtët në event javën e kaluar. Ke bërë disa pika vërtet të mira.”

Vazhdoni lavdërimet me pyetje që lidhen me komplimentin, si p.sh. si u bënë folës kaq të mirë publik.

Tregoni interes të vërtetë

Shihni nëse mund të gjeni një temë që e dini se personi është i pasionuar rreth dickaje! Mos harroni ta mbani bisedën miqësore dhe pozitive!

Shembull: “Unë shoh që e keni bluzën me [emri i grupit]. A keni qenë ndonjëherë në një nga koncertet e tyre?”

Bëni pyetje rreth tyre

Njerëzit natyrshëm pëlqejnë të flasin për veten e tyre. Provoni të gjeni një temë që do t'i mundësojë personit të flasë për interesat, familjen ose përvojat e tyre.

Shembull: "Kjo është një foto e mrekullueshme e familjes suaj, sa vjeç janë fëmijët tuaj?" ose "Kam dëgjuar se kohët e fundit keni marrë pushimet për të vizituar Tajlandën si ishte?"

Bëni një vëzhgim

Mjedisi në të cilin ndodheni mund të ofrojë shumë fillime bisedash. Komentimi i ndërtesës, temperaturës ose veprës së artit mund të jenë të gjitha mënyra të shkëlqyeshme për ta bërë një person të flasë me ju.

Shembull: “Pamja nga kjo dritare është e bukura!"

Komentoni motin

Nëse gjithçka tjetër dështon, gjithmonë mund të komentoni për motin. Kjo është një nga mënyrat më të lehta për ta bërë dikë të flasë dhe mund të përfshihet në shumë tema të tjera.

Shembull: "Është një ditë e bukur, apo jo?"

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC