Çfarë të vishni për festat e punës në fundvit

29 Dhjetor '21

Çfarë të vishni për festat e punës në fundvit
	 	 

Festat e punës në fundvit mund të jenë një mënyrë shumë argëtuese për t’i përfshirë të gjithë punonjësit, por edhe për t’i festuar arritjet e tyre gjatë një viti. Nganjëherë është e vështirë që të përzgjidhen veshjet duke e marrë parasysh që gjithsesi ajo është një festë e organizuar nga puna. Prandaj, ajo varet nga tema, kodi i veshjes së eventit dhe nga vendi se ku mbahet festa.

Çfarë është festa e punës për fundvit?

Kjo është një ngjarje e kompanisë që zakonisht mbahet në dhjetor ose janar për ta festuar sezonin e pushimeve me punonjësit.

Si t’i gjeni veshjet e duhura?

Përcaktoni kur dhe ku do të mbahet festa

Përpara se të planifikoni se cfarë të veshni, duhet ta dini se ku dhe kur do të mbahet festa. Darkat e fundvitit organizohen nga departamenti i burimeve njerëzore, departamenti i marketingut ose menaxheri i zyres. Prandaj, ata zakonisht dërgojnë emaile një javë ose dy përpara për t’i njoftuar punonjës për të gjitha informaconet rreth festës. Kjo do t’ju jap mjaftueshëm kohë për ta përgatitur veshjen, por edhe për ta ditur se a duhet që të keni një veshje më të përditshme apo duhet ta keni më formale.

Verifikoni kodin e veshjes

Kur t’i mësoni vendin dhe kohën, do ta keni mundësinë edhe ta dini se cili është kodi i veshjes. E nëse kodi i veshjes nuk është përmendur fare, mund të flisni me departamentin për të mësuar se cili është kodi i veshjes. Por, nëse as ata nuk ju japin ndonjë informacion sepse, nuk janë të sigurt atëherë pyesni kolegët afër në mënyrë që ta fitoni pak a shumë njohurinë se cila është tema për atë ditë.

Kodi i veshjet përcaktohet gjithashtu edhe nga vendi se ku do të mbahet festa. Shembull, nëse ajo mbahet në shtëpinë e supervizorit ose ndonjë anëtari tjetër të menaxhmentit, ose ndonjë nga klientët e ka pranuar ftesën, atëherë duhet të visheni më formal, profesional ose më të sofistikuar.

Gjeni këpucë të rehatshme

Gjersa jeni duke menduar se çfarë të vishni në atë festë, fillimisht gjeni disa këpucë që do të dëshironit t’i mbathnit, por edhe të cilat ju ndihmojnë të përqendroheni, pastaj në bazë të këtij elementi të gjeni edhe çfarë vishni. Mund të gjeni këpucë që janë edhe të rehatshme por dhe të bukura për syrin. Pse të rehatshme, sepse varësisht prej eventit, mbase duhet të qëndroni për një kohë të gjatë në këmbë.

Përshtatni ngjyrën

Veshja juaj për festën e vitit mund të jetë një mënyrë për ju që të bini në sy dhe të shpreheni përmes garderobës tuaj. Mund të vishni rroba që kanë ngjyra të ndezura dhe argëtuese për të treguar shpirtin tuaj festiv. Ngjyrat e njohura të festave janë e kuqja dhe jeshile, të cilat mund të vishen në çdo pjesë të garderobës tuaj, duke përfshirë aksesorët që vendosni të vishni. Për të qëndruar delikate dhe profesionale, mund të vishni ngjyra më të errëta ose më të lehta.

Jini të pastër dhe të rregulluar

Këshilla të tilla mund të duken si të nënkuptueshme, por duhet të keni kujdes që ta keni paraqitjen e duhur, sepse kjo i tregon udhëheqësit tuaj dhe punonjësve të tjerë që i keni kushtuar rëndësi kësaj mbrëmjeje. Kjo shihet si respekt ndaj punëdhënësit dhe anëtarëve të tjerë të cilët e kanë planifukar këtë ngjarje për ju dhe punonjësit e tjerë.

Veshjet më të mira për festat e punës në fundvit

I përditshëm

Nëse festa është vendsosur që të mbahet në ndonjë hapësirë të bowlingut, ose në ndonjë hapësirë të kompanisë, mund të vishni veshjet të përditshme, sepse është edhe e paraqitshme edhe e rehatshme. Mund të vishni veshje si:

  • Xhinse
  • Bluzë
  • Maicë pambuku
  • Këpucë të rehatshme
  • Apo edhe patika

E sofistikuar

Për festat të cilat mbahen në hapësira më formale, si hapësira private të festive ose salla të vallëzimit, mund të zgjidhni dicka që shpreh sofistikim.

  • Fund elegant
  • Taka të rehatshma dhe profesionale
  • Këmishë
  • Rrip me stil
  • Pantollona
  • Jelek
  • Stoli

Tema festive

Nëse nga kompania ju tregojnë që tema është festive dhe argetuese, mund të vishni veshje që kanë tema festive. Kjo do të thotë që mund të vishni rroba me motive festive, ose me ngjyra festive si e kuqe ose e gjelbër. Kjo është koha kur punonjësit mund ta shprehin gjithë kreativititetin e mundshëm. Më poshtë i gjeni se çfarë mund të vishni:

  • Triko me motive qesharake
  • Fustane që shkëlqejnë
  • Këpucë të rehatshme
  • Stoli festive
  • Pantollona të rehatshëm

Profesional

Nëse dikush nga stafi i udhëheqjes e mban festën në shtëpinë e tij/saj, duhet të zgjedhni dicka që ju bën të dukeni më profesionalë. Ja çfarë mund të vishni:

  • Bluzë të gjatë kadife
  • Fund elegant
  • Sako
  • Këpucë profesionale
  • Kostum
  • Kollare

Thjeshtë

Nëse është caktuar ndonjë kod i veshjes, me siguri që gjatë kësaj kohe nuk dini se çfarë të vishni. Në këto raste më së miri është që të zgjidhni një dukje të thjesht i cili është i rehatshëm. Nëse zgjishni këtë lloj të veshjes do të jeni në gjendje të merrni pjesë edhe në lojëra që mund të mbahen atë natë.

  • Veshje me ngjyra dhe të lirshme
  • Fustane me mëngë të tejdukshme
  • Patike të pastra
  • Pantollona ose xhinse
  • Këpucë të rehatshme

Unikë

Ndërsa nëse jeni prej personave që dëshironi të bini në sy, atëherë e keni mundësinë.

  • Soli
  • Veshje me ngjyra të ndezura
  • Fustane të shndritshme
  • Këpuce me motive sportive ose që shkëlqejnë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC