Rrjetet sociale sot janë bërë pjesë të pandashme të jetëve tona. Pa to, zor se mund ta imagjinojmë jetën, sepse përveç që i postojmë fotografitë tona, sot aty gjenden informacionet më të rëndësishme dhe mundësitë më të mëdha në puna. Prandaj, duke qenë kaq të rëndësishme, mundësia për t’i ndarë ato e për të mos i përdorur gjatë orarit të punës, nganjëherë duket të jetë e pamundur.
Punëdhënësit sot duke i njohur të gjitha anët e rrjeteve sociale janë pothuajse përballë një dileme hamletiane: Të lejohen apo të ndaloehen rrjetet sociale në vendet e punës, kjo është çështja.
Pse duhet të lejohen rrjetet sociale në punë?
- Rritje e moralit dhe gjithpërfshirje
Duke i lejuar punonjësit të përdorin rrjetet sociale gjatë orarit të punës, mund ta rrisni moralin e tyre por gjithashtu edhe të nxisni përfshirjen e tyre në një numër çështjesh.
Pra nëse punonjësit janë më të lumtur, atëherë ata janë më produktivë, të shoqërueshëm dhe besnikë.
Rjetet sociale janë mjete të rëndësishme për të ndërtuar mendim pozitiv rreth kompanisë tuaj.
Nëse i nxisni punonjësit tuaj t’i shfrytëzojnë llogaritë e tyre çdo ditë, duke postuar gjëra argëtuese, gjëra shoqërore rreth komnpanisë, duke ndarë artikuj interesantë ose thjesht të postojnë diçka rreth asaj se sa shumë e duan vendin e tyre të punës, kjo menjëherë e rritë njohjen për të mirë të kompanisë në sytë e të tjerëve.
Çfarë tjetër është shumë e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë do të bëhet e ditur kultura e kompanisë dhe do të aplikojnë më shumë njerëz që përshtaten me të. Nëse i ndaloni rrjetet sociale kjo është pothuajse e pamundur të ndodhë.
Në të njëjtën rrjedhë, postimet nga punonjësit janë një mënyrë e mahnitshme për t’i impresionuar klientët ose klinetët potencialë. Të gjithë duam të dëgjojmë nga njerëzit realë, jo vetëm nga faqet e kompanive, pas të cilave nuk e dimë se kush qëndron. Prandaj, nëse punonjësit postojnë fotografi të mira dhe të hareshme të vendit të tyre të punës, kjo bën që të tregohet një shërbim ndaj klientëve i shkëlqyeshëm dhe raporte më të ngrohta.
Madje, kjo e mbolon edhe ndonjë mungesë të kompanisë në rrjetet sociale.
Rrjetet sociale janë gjithashtu një mënyrë e mirë për të nxitur komunikim në kompaninë tuaj, sidomos nëse disa nga punonjësit punojnë nga shtëpia. Nëse punonjësit lidhen përmes rrjeteve sociale, atëherë është më e lehtë për ta që të ndërtojnë lidhje. Kjo bën që të ndërtohen ekipe më të fuqishme.
Mund ta pyesni veten si ndikojnë rrjetet sociale në zhvillim personal? Ka me dhjetëra artikuj në LinkedIn që tregojnë se çfarë janë të rëndësishme për vendet e punës, të dhënat më të fundit dhe studimet për industri të ndryshme etj. Kjo padyshim që i bën ata të zhvillohen si punonjës
Pse të mos lejohen rrjetet sociale?
Pavarësisht se sa dobi mund të ketë nga rrjetet sociale, nëse i lejoni jashtë mase, atëherë një kohë e madhe do të humbasë. Punonjësit nganjëherë ndihen të lirë që të urojnë ditëlindje për dikë që e kanë harruar, të kthejnë mesazhe dhe komente ose thjesht të qëndrojnë duke shikuar storje apo postime në rrjete sociale. Kjo humbet shumë kohë nga orari i punës, në qoftëse bëhet shpesh dhe pa kontrollë.
Padyshim, që ka edhe rreziqe teknike për të cilat duhet të brengoseni. Hakimet, viruset janë shumë të shpeshta në ditët e sotme dhe shumica e tyre vijnë pikërisht nga rrjetet sociale.
Po aq sa mund ta rrisin vëmendjen pozitive ndaj kompanisë, po aq mund edhe mund ta shkatërrojnë atë. Disa punonjës janë të shkëlqyeshëm në mbajtjen e rrjeteve sociale, ndërsa të tjerë kanë nëvojë për trajnime intensive, qoftë edhe në lidhje me përbajtjen që e postojnë.
Në fund të fundit, secila kompani duhet ta ketë një rregullore se çfarë duhet të postojë. Shembull, të mos postohen informacione konfidenciale ose postime që i japin imazh të keq kompanisë.
Dhe mos harroni: Interneti asnjëherë nuk harron
Sigurisht që secila kompani ka se pasku një rast që është përballur me një punonjës i cili ka tentuar që ta sabotojë kompaninë. Ata tentojnë që ta kamuflojnë me një formë, ose e bëjnë këtë “ballëhapur”.
Meqenëse në rrjete sociale nganjëherë postohen edhe detaje të jetës personale, mundësia që disa persona të ngacmohen dhe bullizohen në vendin e punës për shkak të postimeve është e madhe. Kjo mund të ndodhë sidomos nëse ndonjë nga punonjësit poston gjatë kohës sa është në vendin e punës, qoftë përmbajtje rreth vendit të punës qoftë personale.
Kjo mund të jetë njëra ndër arsyet për të mos e lejuar përodrimin e rrjeteve sociale në punë, por në qoftëse e vlerësoni se dobia e përdorimit është më i madh sesa dëmi, atëherë mbetet të shpresohet që të mos e keni një person të tillë pjesë të kompanisë. /Akademi Pune