10 gabimet në intervista që nuk duhet t’i përsëritni vitin që po vjen

24 Dhjetor '21

10 gabimet në intervista që nuk duhet t’i përsëritni vitin që po vjen
	 	 

Mbase keni menduar që vitin e ardhshëm të filloni të kërkoni punë të re. Mbase edhe këtë vit keni mbajtur deri në dhjetra intervista por, diçka nuk ju ka vajtur mbarë. E për ta bërë ndryshimin këtë vit, mësoni se cilat gjëra nuk duhet t’i bëni më gjatë intervistave të punës për të shkëlqyer në mesin e kandidatëve të tjerë dhe për ta pranuar më vonë një ofertë pune.

Akademi Pune ka bërë një përmbledhje të veseve dhe gabimeve më të zakonshmë që i penalizojnë kandidatët në intervistat e punës, që të mos i përsërisni më.

Mbërritja vonë në intervista të punës

Përshtypja e parë ka rëndësi më shumë se gjithçka e që zgjatë për një kohë shumë të gjatë. Nëse mbërritni vonë keni bërë përshtypjen më të keqe që në fillim e pavarësisht se çfarë do të flisni gjatë intervistës mund ta keni shkatërruar mundësinë për ofertë pune. Punëdhënësi do të mendojë që diçka e ngjashme do të ndodhë edhe kur ta filloni punën.

Krijoni përshtypje të keqe në hapësirën e pritjes

Edhe recepsionistët dhe sekretarët kanë rol të rëndësishëm në procesin e punësimit. Nëse silleni keq me ta ose në pjesën e pritjes para se të hyni në intervistë bëni gjeste të pahishme, gjasat që të punësoheni mund të jenë të vogla. Gjatë kësaj kohe më mirë është të lexoni diçka me vlerë.

Ofroni arsye të pakëndshme për shprehitë tuaja

Kërkim faljet e absurde janë alarmat e kuq, për ofertat e punës sepse kjo do të thotë që nuk jeni në gjendje t’i pranoni përgjegjësitë tuaja në punë. Shembull, disa nga arsyet që nuk duhet në asjë mënyrë t’i përdorni gjatë intervistave të punës janë:

  • “Kam harruar.”
  • “Nuk ishte faji im.”
  • “Ishte një kompani e keqe.”
  • “Shefi im ishte si përbindësh.”
  • “Kolegët nuk ishin shumë të mirë.”
  • “Nuk e kujtoj pse e bëra atë.”
  • “Askush nuk ma vlerësonte punën.”
  • “Nuk kisha kohë që ta vizitoja faqen tuaj.”

Nuk keni paraqitje të mirë

Veshja e papërshtatshme për intervistë të punës është njëri ndër faktorët që ju bën të dështoni.Kur kandidatët zgjedhin ngjyra të papërshtatshme të rrobave, me kombinime të papërshtatshmje kjo bjen menjëhrë në sy tek intervistuesit. Njëjtë ndodhë edhe me dukjen e flokëve, të grimit, të thonjëve etj.

Shprehje të këqija

Disa shprehi janë jashtëzakonisht të këqija që ndikojnë jo vetëm te intervistuesit, por edhe te të gjitha mjediset. Shembull, agresiviteti i tepërt, cinizmi, mbizotrimi e mendimet e fjalët e kqija për secilin janë alarmuese për punëdhënësit. Persona të tillë askush nuk dëshiron t’i punësoj, sepse me praninë e tyre ambienti i punës do të jetë përherë toksik.

Përfshirje të pahijshme

Shfaqja e shenjave në trup, duke pasue veshje që i zbulon pjesët e trupit, si hedhja në pah e stolive në kërthizë ose zbulimi i tepërt i muskujve ose sjellje të pahijshme si flirtimi me punëdhënësin (të rralla por nuk mungojnë) e dëmtojnë çdo lidhje me atë punë.

Mospërqendrimi dhe jo koherenca

Kjo është përpjekja për të ofruar mendime jo të plota, për ta humbur përqendrimin ose për të dhënë ide të parealizueshme. Mendimet jo koherente bëjnë që të nxisin probleme me vëmendjen.

Bëni pyetje dhe përgjigje të paplotësuara dhe të shkurtëra

Mos jepni përgjigje me “po” “jo” ose “nuk jam i/e sigurt” kur intervistuesi pret më shumënë pyetjet më të thella. Kjo shfaqë mungesë të thelbit, nismës, interesit dhe entuziazmit.

Mungesa e vetëbesimit

Kjo e bën që kandidati të jetë nervoz dhe jo i lehtë për t’u kuptuar. Po ashtu edhe mungesë për të vendosur. Shprehjet si “Nuk e di”, “Ndoshta”, “Nuk jam i/e sigurt”, “Nuk kam menduar për këtë”, “Pyetje interesante”, “Do të mendoj rreth kësaj” etj., janë tipike për personat që nuk kanë vetëbesim.

Flisni negativisht për punëdhënësin e kaluar

Një shenjë tjetër negative është kur të filloni të flisni keq rreth punonjësit të kaluar ose atij aktual. Punëdhënësi do të mendojë që kështu do të flisni edhe për të një ditë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC