10 gjëra frymëzuese që mund t’i bëni gjatë kohës sa jeni të papunë

16 Dhjetor '21

10 gjëra frymëzuese që mund t’i bëni gjatë kohës sa jeni të papunë
	 	 

Periudha kur jeni të papunë mund të jetë e vështirë, jo vetëm për shkak të çështjeve financiare por edhe, për shkakun se shpesh humbet vullneti për t’u marrë me çështjet e punës. Kjo ju bën që të jeni të shkëputur plotësisht nga bota dhe tregu i punës, duke ju penalizuar më pas të gjeni punë. Prandaj, duke bërë gjëra që ju frymëzojnë ju ndihmojnë jo vetëm që të jeni në rrjedha por, edhe të gjeni kënaqësi në këto gjëra që bëni.

Gjatë kohës sa jeni të papunë është shumë e rëndësishme që të merrni veprime të cilat ju inspirojnë, sepse kjo ju ndihmon që ta ulni nivelin e stresit, të zbuloni pasione të reja dhe të zhvilloheni personalisht. Secili prej këtyre përfitimeve ju bën që të rriteni profesionalisht dhe të arrini më shumë. Pra, kjo ju bën që të kujdeseni për veten dhe ju bën që të jeni të suksesshëm gjatë gjithë jetës.

Zgjedhni një hobi

Pse të mos shihni për ndonjë hobi që ju intereson gjatë kohës sa jeni të papunë. Mendoni që të bëni aktivitete si pikturimi, aktrimi, gatimi apo edhe të tjera që mund t’i bëni gjatë kohës së lirë. Mund të gjeni pasione të reja për të cilat mund të kujdeseni, por edhe t’i merrni me vete gjatë jetës profesionale. Edhe nëse nuk i përfshini në punën e re, ato gjithsesi do të të gjinden pas orëvë të punës për t’u relaksuar.

Zhvilloni aftësi unike

Mësimi i aftësive të reja ju bën të jeni më produktivë gjatë kohës që nuk keni një punë. Është mirë që të mendoni për ndonjë aftësi e cila është shumë e rëndësishme dhe ju bën konkurrentë në industrinë tuaj. Shembull, mësoni si të kodoni, të përdorni softuerë kompleksë, kjo ju bën që të keni një grumbull të aftësive të mira.

Përfundoni listën tuaj të gjërave

Është e zakonshme që të neglizhohen çështjet personale në listën e gjërave për të bërë, kur punoni me kohë të plotë. Gjersa jeni papunë, keni mjaftueshëm kohë që t’i rishikoni disa prej këtyre gjërave. Shembull, mund ta ridekoroni shtëpinë, ta pastroni garderobën, apo ta pastroni oborrin. Përfundimi i detyrave të tilla mund t’ju ndihmojë të ndiheni të relaksuar dhe të përmbushur, e që ju ndihmon që të jeni më të përqendruar kur jeni duke kërkuar punë.

Reflektoni dhe shkruani

Gjetja e kohës për të reflektuar në lidhje me përvojat mund të jetë sfiduese gjatë kohës sa jeni në punë. Kështu, kur nuk jeni më në punë mund të gjeni mjaftueshëm kohë për ta shprehur veten përmes shkrimit. Mund të provoni gazetarinë ose shkrimin keativ për ta rritur frymëzimin, për t’i kuptuar më shumë ndjenjat dhe t’i kushtoni më shumë kohë vetes. Duke e bërë këtë, do t’ju ndihmojë që t’i mbrehni aftësitë e komunikimit.

Vullnetarizmi

Puna vullnetare në organizata jo fitimprurëse mund t’ju ndihmojnë që t’i ktheheni komunitetit gjatë kohës sa jeni të papunë. Mendoni që të dhuroni kohë për shkollën lokale apo diçka tjetër më renëdësi për ta rritur ndikimin e kohës tuaj të lirë. Kur të keni marrë përvojë mjaftueshëm, mund ta përdorni atë dhe aftësitë që i keni fituar gjatë saj për t’i shndërruar në punë më kohë të plotë.

Filloni një rutinë të ushtrimeve

Gjetja e mënyrave të shëndetshme për t’u kujdesur për veten gjatë kohës sa jeni ta papunë mund t’ju ndihmojë që të qëndroni aktive dhe t’i transferoni në jetën profesionale, sapo ta keni një. Merrni mundimin që të jeni pjesë e orëve të ushtrimeve, provoni ndonjë lloj të ushtrimeve që nuk e keni bërë më herët dhe krijoni një orar të qëndrushëm për këto ushtrime. Kështu që, kur ta përfundoni fazën e papunësisë, atëherë periudhën stresuee të vendit të punës, mund ta shkarkoni gjatë ushtrimeve apo meditimit.

Përcaktoni angazhime të tjera

Mund të ketë shumë programe prej të cilave mund të përfitoni, si kurset, trajnimet ose “workshops”, përmes të cilave mund të përfitoni mjaftueshëm përvojë dhe aftësi. Këto përvoja mund t’ju ndihmojnë gjithashtu për ta pasur hapësirë fizike nga shtëpia, sepse zakonisht perosnat që janë ta papunë ngurrojnë të dalin nga shtëpia, duke u arsyetuar që nuk kanë arsye ta bëjnë. Dhe kjo ka pasoja afatgjata.

Mendoni që të riktheheni në shkollë

Nëse periudha e papunësisë ju ka bërë që të demotivoheni për ta shtyer përpara karrierën, mund ta mendoni që të ktheni përsëri në shkollë. Si? Duke i përfunduar ato nivele që i keni lënë përgjysmë. E nëse keni nivelin bachelor të përfunduarm, atëherë këtë kohë mund ta konsideroni si shtysë për të vazhduar programe dhe nivele të reja.

Udhëtoni

Udhëtimi mund t’ju ofrojë përvoja të reja në lidhje me kultura të ndryshme dhe ndihmon që t’i kuptoni në tjerët në kontekst global që do t’ju vlerësojë në mënyrë profesionale dhe personale. Kjo do t’ju ndihmojë që të zbuloni më shumë inetresa, të mësoni më shumë rreth vetes ose të krijoni më shumë lidhje me të tjerët.

Mësoni gjuhë të reja

Gjatë kohës që askush nuk ju thërret në telefon për t’ju pyetur pse jeni vonuar, mund ta shfrytëzoni edhe për tëmësuar ndonjë gjuhë të re. Njohja e gjuhës së dytë ose të tretë mund të jetë vendimtare kur aplikoni për ndojnë pozitë. Njohja e gjuhëve të huaja ua hap kufijtë e punësimit jo vetëm në vendin tuaj, por edhe jashtë tij. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC