Rekrutimi mbase mund të konsiderohet që e ka barrën kryesore të mbarëvajtjes së një kompanie. Rekruterët janë “mjeti filtrues” se kush duhet të bëhet pjesë e një kompanie e kush jo. Ata mund t’i bëjnë me qindra ose edhe me mijëra intervista brenda vitit për pozita të ndryshme, por kush i rekruton ata? Bazuar në një artikull nga “Wall Street Journal”, të punësuarit e një rekruteri është pozita më sfiduese për të cilën duhet të rekrutohet, por kjo nuk do të thotë që është e pamundur ose i stepë rekruterët.
Zana Havolli, rekrutere në kompaninë e rekrutimit, HumanPower, thotë që kjo nuk është e pamundur, sepse rekruterët që kanë përvojë shumëvjeçare, nuk e kanë të vështirë që rekrutojnë për pozita të ndryshme e, aq më pak kur është fjala të punësohet një rekruter.
“Meqë nisem prej vetes e punës që e bëj, e di mirë se çka duhet të ketë një rekruter i mire, për ta marrë atë në punë ose për ta rekrutuar për ndonjë klient. Të gjithëve që merren për shumë vite me rekrutim, mendoj që iu është zhvilluar më shumë shqisa për t’i njohur njerëzit me profile të ndryshme”, thotë Zana.
E për ta bërë edhe më të lehtë Akademi Pune ka disa këshilla, që mund t’ju ndihmojnë gjatë rekrutimit të rekruterëve.
Sigurohuni që e keni prioritizuar rolin tuaj
Rekruterët janë mësuar që të jenë në pozitën e shërbimit dhe t’i japin përparësi punës së tyre, bazuar në nevojat e departamenteve të tjera. Por, kur jeni duke kërkuar të punësoni një rekrutues është koha për ta vendosur rolin tuaj në krye të listës. Kështu që, duke i dhënë përparësi punësimit të rekrutuesit, padyshim që kjo do t’ju ndihmojë edhe në gjetjen e të tjerëve në një afat më të shpejtë dhe me rezultate të mahnitshme!
Është e njëjta si për çdo rol tjetër
Ashtu siç e tha Zana, kur e njeh se si bëhet puna dhe i njeh njerëzit nuk është rekrutimi i vështirë për asnjë pozitë. Janë gjithmonë disa atribute për ta bërë mirë punën. Nëse mund t’i definoni qartësisht këto atribute bazuar në atë se çfarë u duhet rekruterëve ta arrijnë, atëherë do ta keni më të lehtë të vendosni.
Mos llogarisni që ky rol është mirë i definuar në kokën tuaj, shkruani atë diku dhe mendoni! Disa rekruterë mund të jenë të turpshëm kur është fjala për ta shtuar dikë në ekipin e tyre. Duhet të jeni klientët më të vështirë të vetes. Por ka edhe prej atyre rekruterëve që e kanë të qartë se çfarë janë duke kërkuar. Pikërisht këta kanë sukses në gjetjen dhe punësimin e tyre.
Cilat atribute duhet të kërkohen nga rekruterët për rekruterët?
Janë disa atribute specifike që mund t’i bëjnë kandidatët të jenë përshtatje e shkëlqyeshme për kompaninë dhe ekipin tuaj.
Fleksibiliteti dhe përshtatja
Është në natyrë të pozitës së rekruterëve që t’i mbështesin nevojat e bizneseve. Në shumicën e kompanive që rriten, binzeset kanë nevojë për ndryshime. Rekruterët duhet që ta lëvizin mekanizmin bazuar në nevojat e reja pa u “mbajtur” në nevojat e vjetra.
Integriteti i lartë
Rekruterët u kërkohet shpesh të punojnë më informacione konfidenciale. Një rekruter të cilit mund t’i besoni në lidhje më të dhënat, mund t’ju shërbejë më pas si një këshilltar i brendshëm.
I interesuar në biznes
Rekrutuesit e së kaluarës ishin mbështetje administrative. Nëse e lartësoni rolin e rekruterëve tuaj mund t’ju besoni atyre me njohuri për ta ndërtuar tablon e madhe të organizatës. Kështu që, aftësia për ta ndihmuar organizatën do të përforcohet.
Të motivuar për të ndihmuar në suksesin e të tjerëve
Një rekrutues i shkëlqyer do të gërmojë dhe do të dëgjojë nevojat e të tjerëve. Më e rëndësishmja, ata do të kujdesen për rezultatin përfundimtar. Nuk ka motivim më të mirë sesa suksesi i kompanisë dhe kandidatëve.
Proaktiviteti
Kjo është e rëndësishme në secilën punë. Por, është sidomos e rëndësishme te rektruterët e mirë. Nëse ata mund të veprojnë shpejt do t’i ndihmojnë kompanisë sa më s’ka. /Akademi Pune