5 libra për ndërtimin e ekipeve që duhet t’i lexoni në vitin 2022

1 Dhjetor '21

5 libra për ndërtimin e ekipeve që duhet t’i lexoni në vitin 2022
	 	 

Udhëheqja dhe ndërtimi i ekipeve çdo herë e më shumë është duke pasur rëndësi në vendet e punës. Këto vende më shumë se asnjëherë janë në drejtim për t’u bërë më shumë vende empatike dhe bashkëpunese. Prandaj, më poshtë po i rëndismin disa libra që ju ndihmojnë të ndërtoni ekipe të forta për ditët e vitit që po vjen. Që nga të kuptuarit më mirë i natyrës njerëzore të ekipeve e deri te nxitja e nivelit të lartë.

"The Human Team: So, You Created A Team But People Showed Up!", nga Jeanet Wade

Wade e ka kombinuar librin me hulumtime të biznesit dhe të përvojave nga karriera e saj dhe seancat e klientëve të saj ekzekutivë duke treguar se si mund t'u kushtojmë vëmendje nevojave njerëzore duke sqaruar detyrat, duke treguar konsideratë bazë dhe duke frymëzuar besim. Autorja është konsulente dhe trajnere biznesi e cila ka ndarë njohuritë e saj, mbi trajtimin e anëtarëve toksik të ekipit. Qëllimi i saj është të ndihmojë të tjerët në rrugën e drejtimit të ekipeve, jo vetëm në mënyrë efektive, por edhe më me gëzim.

"The Recipe For Empowered Leadership: 25 Ingredients For Creating Value & Empowering Others", nga Doug Meyer-Cuno

Në fund të të njëzetat e tij, Doug Meyer-Cuno vendosi të braktiste karrierën e tij të lulëzuar për të themeluar kompaninë e tij. Ai do të vazhdonte të rriste Carolina Ingredients nga një operacion me një person në një kompani prodhuese shumëmilionëshe me një bazë klientësh ndërkombëtarë. Ky libër rrëfen mësimet që Doug mësoi gjatë atij udhëtimi, nga përballja me tendencat e tij të mikromenaxherit deri te përqafimi i udhëheqjes si trajner dhe mentor i ekipit të tij. Doug zbulon vlerën që një udhëheqës i fortë, por mirënjohës i shton çdo organizate dhe se si t'i inkorporoni ato parime në praktikën dhe jetën tuaj të lidershipit.

Cuno thotë që nëse nuk krijoni kulturën e kompanisë suaj dikush tjetër do ta bëjë. E njëjta gjë vlen edhe për ekipin tuaj. Të gjithë mund të kenë një recetë të ndryshme për udhëheqje të suksesshme, por ajo e Meyer-Cuno mund të rezonojë, e kategorizuar në pesë kategori kryesore: vizion, vlerë thelbësore të kulturës, autenticitet, transparencë dhe mirënjohje.

"Distributed Teams: The Art and Practice of Working Together While Physically Apart" nga John O’Duinn

Në përshkrimin e librit autori thotë që ky libër është nxjerrë nga mbi 26 vitet që ai ka punuar nëpr organizata, duke i mbledhur gjërat të cilat kanë funksionuar si dhe mësimet nga themeluesit e kompanive, menaxherët e fondeve mbrojtëse, zhvilluesit e softuerëve, shkencëtarët e të dhënave, kontabilistët, botuesit e librave, ekonomistë, organizatorët politikë, rekrutuesit, personeli ushtarak, asistentë ekzekutivë, terapistë dhe teknikë mjekësorë.

Inxhinieri i kompjuterave John O'Duinn ka udhëhequr ekipe të shpërndara për më shumë se dymbëdhjetë vjet dhe i filtron mësimet e tij më të rëndësishme që i ka nxjerrur.

"How Teams Triumph: Managing By Commitment", nga Clinton M. Padgett

Duke pasur mbi tridhjetë vjet përvojë në ofrimin e rezultateve të projekteve të optimizuara për disa prej markave kryesore në botë, autori Clinton M. Padgett zbulon formulën sekrete që shumë liderë e lënë jashtë ekuacionit të suksesit të projektit të tyre. Parimet e detajuara në këtë libër i ndihmojnë njerëzit tuaj që ta maksimalizojnë performancën duke e përmirësuar komunikimin.

Clint Padgett, president dhe CEO i Project Success, ka ndarë mençurinë e tij në lidhje me menaxhimin e ekipeve në mjedisin e ri hibrid të punës. Ana e njerëzve të menaxhimit të projektit është po aq e rëndësishme për suksesin sa edhe aspektet teknike, argumenton Padgett. Ai ndan sekretin për mbylljen e hendekut midis ekspertizës teknike që kërkohet për të hartuar një projekt dhe aftësive më të buta të nevojshme për t'i bërë njerëzit të përkushtohen në ekzekutim.

"Team of Teams: New Rules of Engagement for a Complex World", nga Stanley McChrystal, Tantum Collins, David Silverman dhe Chris Fussell

“Team of Teams”, McChrystal përshkruan se si ai e transformoi task-forcën burokratike të ngadaltë në një rrjet të shkathët, të adaptueshëm ekipesh të bashkuar nga një 'vetëdije e përbashkët', besimi dhe vendimmarrja e decentralizuara. Këto janë mësime për të gjtha llojet e organizatave që luftojnë më sfida dhe mjedise jokonvencionale. McChrystal dhe bashkautorët e tij ndajnë vlerën e kombinimit të shkathtësisë, përshtatshmërisë dhe kohezionit të një ekipi të vogël me fuqinë dhe burimet e një organizate më të madhe për efekt të madh.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC