Si ta gjeni punëdhënësin për të cilin dëshironi të punoni?

25 Nov, 2019

Si ta gjeni punëdhënësin për të cilin dëshironi të punoni?
	 	 

Çdo fillim i ri ka ka edhe sfida të reja. Një prej sfidave me të cilën përballen njerëzit në mbarë botën është edhe marrëdhënia e punës, duke nisur nga një intervistë e thjeshtë e deri tek fillimi i punës.

Mirëpo, po aq sa mund të jetë sfiduese dhe e rëndësishme përzgjedhja e kandidatëve potencialë për një pozitë konkrete nga ana e punëdhënësve, po aq sfidues dhe i rëndësishëm është edhe vendimi i punëkërkuesit për t’u bërë pjesë e një kompanie.

Në produktivitetin e punës dukshëm ndikon edhe hierarkia brenda kompanisë, rëndësia e ndarjes së duhur të detyrave dhe përshtatja e duhur me menaxherët apo mbikqyrësit. Kjo, ngase përafrimi i ideve në menaxhimin dhe realizimin e detyrave specifike shpesh mund të jetë çelësi i çdo suksesi gjatë një marrëdhënie të punës.

Studimet thonë se të paktën 75% e arsyeve pse punëtorët largohen nga kompanitë është për shkak të punëdhënësve ose menaxherëve të këqinj. Kështu që, para se të pranohet një ofertë pune, duhet të analizohet gjithashtu edhe se si ka mundësi të zhvillohet marrëdhënia me punëdhënësin ose me menaxherin.

Të punohet për një punëdhënës të mirë ose të keq ka shumë rëndësi se si dikush ndjehet për punën ose për kompaninë ku punon. Se si mund të zhvillohen ngjarjet apo raportet me dikë është e pamundur ta dimë, mirëpo një hulumtim i vogël rreth kompanisë apo punëdhënësit mund të tregojë sadopak nëse një marrëdhënie pune mund të zhvillohet si duhet.

punedhenesi i duhur

Arion Rizaj, drejtor i dy kompanive të njohura në Kosovë, HumanPower dhe KosovaJob, thotë se të gjithë duam dhe mundohemi që kohën kryesisht ta kalojmë me njerëz me të cilët kemi gjëra dhe qëllime të përbashkëta, në mënyrë që të ecim tutje në jetë, kësisoj edhe punëdhënësi duhet të jetë dikush me të cilin punëtorët kanë diçka të përbashkët.

Në një paralele të ngjashme, të gjesh punëdhënësin për të cilin dëshiron të punosh, do të thotë që si i punësuar ta japësh maksimumin nga vetja jote dhe mbi të gjitha të jesh e të mbetesh vetëvetja! Kjo na hap dyert që edhe qëllimet tona personale, t’i arrijmë bashkarisht me kompaninë dhe të ndjehemi të lumtur për suksesin e përbashkët. Të ndjehesh i lumtur në një vend pune, do të thotë ta kryesh punën me pasion dhe me ndërgjegje, të mendosh në mënyrë kreative dhe t’i pranosh sfidat. Kjo na ndihmon të zhvillohemi si individë dhe ta përjetojmë vendin e punës si shtëpinë tonë”, shpjegoi Arion Rizaj.

Për ta gjetur punëdhënësin për të cilin do të punonit më shumë dëshirë, duhet  t’i analizoni disa gjëra.

1.Hulumtoni rreth punëdhënësit. Sikurse punëdhënësi juaj që dëshiron të informohet më shumë lidhur më kualifikimet apo referencat tuaja, interesohuni po njësoj edhe ju rreth punëdhënësit potencial. Do t'iu ndihmonte shumë nëse njihni dikë që ka punuar me atë punëdhënës që të mund të merrni më shumë informacione lidhur më përvojat e tij.

2. Bëni pyetje në intervistë. Për ta kuptuar nëse punëdhënësi është i duhuri për ju ose jo, e mira do të ishte nëse shtroni edhe disa pyetje gjatë intervistës. Ju mund të bëni pyetje të cilat ua lejojnë të merrni më shumë informacione rreth punëdhënësit dhe si rrjedhojë të kuptoni nëse pikëpamjet tuaja ndeshen me ato të tij.

Duke i bërë pyetje punëdhënësit tuaj potencial, ju do të mund të kuptoni rreth pikëpamjeve të tij sadopak, kjo do t’iu ndihmojë ta keni më të qartë nëse ajo mundësi pune është e mirë për ju ose jo. Nëse qysh në fillim arrini të kuptoni  diçka rreth punëdhënësit, nuk do të ketë vend për mosmarrëveshje në të ardhmen”, shtoi Rizaj.

Mund të bëni pyetje si: Si e stimuloni bashkëpunimin brenda ekipit? Si i motivoni punëtorët? 

3. Hulumtoni në rrjetet sociale. Një tjetër mundësi  e mirë për të mësuar më shumë rreth punëdhënësit potencial, janë rrjetet sociale. Duke e parë se çka dikush poston në rrjete sociale si Facebook, Twitter dhe LinkedIn, sadopak mund të arrini te paramendoni se si do të ishte të punoni për të. Kjo mund t’ua lehtësojë marrjen e vendimit për punën .

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Kur u shpall Pavarësia e Kosovës?
    A
    17 shkurt, 2009
    B
    18 shkurt, 2007
    C
    18 shkurt, 2009
    D
    17 shkurt, 2008
  • Kur u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit?
    A
    20 gusht 1788
    B
    15 korrik 1876
    C
    10 qershor 1878
    D
    11 qershor 1877
  • Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kosova përkundër bashkimit me Shqipërinë, mbeti e ndarë në tri zona okupuese. Cilat ishin ato?
    A
    Zona okupuese turke, franceze dhe amerikane
    B
    Zona okupuese serbe, maqedone dhe turke
    C
    Zona okupuese angleze, italiane dhe franceze
    D
    Zona okupuese italiane, gjermane dhe bullgare
  • Në cilin vit u mbajt Lidhja e Pejës?
    A
    1989
    B
    1899
    C
    1889
    D
    1879
  • Kush ishte president i Kosovës kur u shpall Pavarësia e Kosovës?
    A
    Atifete Jahjaga
    B
    Fatmir Sejdiu
    C
    Nexhat Daci
    D
    Ibrahim Rugova
  • Kur është Dita e Kushtetutës së Kosovës?
    A
    9 prill
    B
    6 prill
    C
    4 prill
    D
    7 prill
  • Kur u shfaq për herë të parë në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)?
    A
    28 nëntor, 1997
    B
    27 nëntor, 1995
    C
    27 nëntor, 1998
    D
    28 nëntor, 1999
  • Cili ishte kuptimi i emrit Dardani?
    A
    Vend dardhash
    B
    Vend i shqiponjave
    C
    Tokë pjellore
    D
    Vendi i dardanëve
  • Kur u mbajt Konferenca e Bujanit?
    A
    31 dhjetor 1943 - 2 janar 1944
    B
    30 dhjetor 1942 - 3 janar 1944
    C
    25 dhjetor 1943 - 2 janar 1945
    D
    15 dhjetor 1944 - 2 janar 1945
  • Cili ishte personi i dërguar nga OKB për procesin e statusit të Kosovës?
    A
    Martti Ahtisaari
    B
    William Walker
    C
    Madeleine Albright
    D
    Tony Blair
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Pse disa njerëz e urrejnë vendin ku punojnë?
E urrej punën time! A e keni thënë ndonjëherë këtë shprehje? Apo e keni dëgjuar dikë tjetër duke thënë? A e keni menduar arsyen se pse e keni thënë këtë?Sipas një sondazhi të realizuar nga Korporata Analitike dhe Këshilluese “Gallup”, afër 85% e punonjësve në botë thonë se e urrejnë punën që bëjnë. Sipas këtij sondazhi, arsyeja se pse punonjësit e thonë këtë është si pasojë e raportit jo të mirë me punëdhënësin e tyre.Cilat janë shkaqet pse e urreni vendin e punës? Ekzistojnë një mori arsyesh pse  mund të mos jeni të lumtur në vendin e punës. Disa prej tyre mund të jenë: sjellja jo e mirë e punëdhënësit, mbledhjet e shpeshta, nuk respektohet e drejta për pushim, nuk vlerësohet puna juaj sa duhet dhe shumë faktorë  të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejt në dëshirën tuaj për punë dhe performancën që keni. Nëse nuk ju pëlqen vendi aktual i punës dhe keni pakënaqësitë tuaja, atëherë është koha që të rishqyrtoni pozitën ku ndodheni dhe të ndërmerrni vendime sa më parë rreth të ardhmes tuaj në atë kompani. Kjo ngase gjendja emocionale jo e mirë dhe energjia negative që merrni nga ai vend pune mund të ndikojë negativisht në personalitetin dhe zhvillimin tuaj. Akademi Pune ju prezanton disa hapa që mund t’i ndërmerrni nëse jeni i pakënaqur me vendin e punës: Zhvilloni aftësitë tuaja Duhet të jeni kurreshtar rreth aftësive që posedoni dhe fushave ku keni nevojë për përmirësim. Ndoshta, pozita ku aktualisht ndodheni kufizon kreativitetin tuaj dhe nuk ndiheni i lirë ta shprehni atë. Prandaj, zhvillimi i aftësive të reja do t’ju hapë më shumë dyer. Kësisoj, ju mund t’i shfrytëzoni aftësitë e fituara në atë pozitë ku mendoni se ndiheni më rehat dhe jeni më produktiv. Kushtoni kohë vetë-reflektimit Nëse nuk bëni vetë-reflektim kur gjërat nuk shkojnë ashtu si i keni planifikuar, kjo ndikon te ju negativisht. Çdokush kalon nëpër sprova të ndryshme, ju nuk mund të jeni në dijeni se në çfarë situatash të vështira ndodhen të tjerët, po ashtu as ata nuk mund ta dinë situatën në të cilën gjendeni ju. Prandaj, mirëkuptimi i natyrës njerëzore ndihmon rregullimin e raporteve me njëri tjetrin. Bisedoni me punëdhënësin tuaj Nëse pas vetë-reflektimit, mendoni se keni bërë gjithçka që duhet, është koha të flisni me punëdhënësin tuaj. Para se ta bëni këtë, rikujtoni gjërat që doni t’i bisedoni dhe paqartësitë që doni t’i diskutoni me të. Komunikimi është çelësi i arritjes së marrëveshjeve, prandaj është e rëndësishme t’i qaseni si duhet bisedës me punëdhënësin tuaj. Duke pasur një qasje të duhur, pa dyshim se do të hasni në mirëkuptim edhe nga ana e tij. Filloni kërkimin e një pune të re Nëse edhe pas bisedës me punëdhënësin tuaj nuk hasni në mirëkuptim, mos hezitoni të filloni kërkimin e një pune të re. Shumë njerëz që nuk janë të lumtur me punën aktuale, harrojnë që kanë opsion kërkimin e punës së re shkaku i frikës nga ndryshimet që mund t’i përjetojnë. Mirëpo, duhet të ballafaqoheni me realitetin dhe të jeni i sinqertë me vetveten. Prandaj, kurrë mos mendoni se është vonë ta sfidoni veten me një punë tjetër. Këtë mund ta filloni me përmirësimin e CV-së tuaj, duke u  konsultuar me ndonjë ekspert që mund t’ju ndihmojë, pasi ka shumë rëndësi se si e përpiloni CV-në. /AkademiPune
Lexo më shumë
PROFESIONET MË TË MIRA PËR NJERËZIT EKSTROVERTË
Nëse ju pëlqen puna në grup sepse ndjeheni më produktiv, jeni shumë të shoqërueshëm dhe nuk rezervoheni,  atëherë ju keni një personalitet të ekstrovertit - njerëzit ekstrovertë kanë kryesisht këto tipare. Për dallim nga introvertët të cilët e duan më shumë punën individuale, ekstrovertët motivimin e gjejnë edhe nga njerëzit e tjerë. Ekstrovertët konsiderohen njerëz shumë entuziastë, komunikativë, shumë të shoqërueshëm dhe që e duan qendrën e vëmendjes. Kësisoj, profesionet të cilat lidhen më njerëz, u përshtaten më së miri personaliteteve ekstroverte. KosovaJob ju sjellë disa profesione, në të cilat njerëzit ekstrovertë mund të krijojnë karrierë shumë të suksesshme. Rekruterë, këshilltarë të burimeve njerëzore. Ekstrovertët kanë aftësi shumë të mira të komunikimit. Atyre iu pëlqen të njohin njerëz të rinjë dhe të bashkëpunojnë me ta. Ekstrovertët ndjehen mirë edhe duke ndihmuar të tjerët. Prandaj, ky profesion u përshatatet shumë mirë sepse vazhdimisht do të takojnë njerëz të rinjë dhe vazhdimisht do të jenë në komunikim me të tjerët. Zyrtarë për marrëdhënie me publikun. Të jesh një zyrtar për marrëdhënie me publikun do të thotë se do të mund të ndërtosh ura me profesionistë të mediave dhe të përfshihesh në aktivitete të ndryshme. Derisa një introvert do ta kishte shumë më të vështirë të dilte dhe të fliste para një audience, ekstrovertët mund ta bëjnë këtë shumë lehtë. Përfaqësues të shitjeve. Puna në shitje po ashtu kërkon aftësi të mira të komunikimit. Përfaqësuesit e shitjeve takohen me klientë për të diskutuar përfitimet dhe shitjen e produkteve. Ata demonstrojnë produkte, artikuj dhe u përgjigjen pyetjeve, negociojnë çmimet dhe kontratat dhe këtë duhet ta bëjnë me klientë të ndryshëm. Infermierë. Një tjetër karakteristikë e ekstrovertëve është dëshira për t'i ndihmuar të tjerët, pra të jenë altruistë.  Duke marrë parasysh këtë, puna si infermierë mund t'u shëbejë shumë ekstrovertëve. Ata do të dinë si t’i këshillojnë dhe trajtojnë pacientët. Mësuesit. Për introvertët, mendimi për të qëndruar para një klase nuk është shumë i rehatshëm, ndërkaq një ekstrovert ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes. Mësuesit kanë aftësi për të bashkëpunuar dhe komunikuar me një shumëllojshmëri të njerëzve, që nga nxënësit e tyre të rinjë deri tek të moshuarit e tjerë. Aktorë. Një aktor duhet të jetë komunikativ, të jetë i aftë për t'u shprehur.  Padyshim që kjo nuk është një punë për introvertët por vetëm për ekstrovertët të cilët duhet të performojnë para turmave të mëdha.
Lexo më shumë
Karriera në marketing: cilat profesione mund t’i ushtroni?
Marketingu është një fushë shumë e gjerë dhe si e tillë ofron edhe shumë mundësi punësimi, në pozita të ndryshme të punës. Një karrierë në marketing mund të përfshijë shumë profesione. Varësisht rolit, puna në marketing mund të kërkojë njohuri specifike në aspekte të ndryshme si në: sjelljen me konsumatorët, hulumtimin e tregut, analizën e konkurrencës e shumë të tjera. Nëse qëllimi juaj është të ndërtoni një karrierë në marketing, sigurohuni që të informoheni fillimisht për profesionet e ndryshme që janë të mundura të ushtrohen në këtë industri. Ne ju sjellim në listë me disa profesione në marketing.  Specialistë të marketingut Profesioni i parë në listën tonë është specialist i marketingut. Ky është ndër profesionet më të zakonshme në marketing. Specialisti i marketingut merret me krijimin e kampanjave që mbështesin rritjen e shërbimeve dhe produkteve të një kompanie. Ndër përgjegjësitë e tjera në këtë profesion është edhe hulumtimi dhe përcaktimi i produkteve apo shërbimeve që janë në kërkesë nga klientët. Menaxherë të rrjeteve sociale Menaxherët e rrjeteve sociale merren me krijimin e kampanjave për rrjetet sociale, krijojnë përmbajtje dhe postime për të përmirësuar prezencën online të kompanisë. Pjesë e detyrave të menaxherëve të rrjeteve sociale është edhe të ndikojnë në imazhin e firmes. Me fjalë të tjera, menaxheret e rrjeteve sociale mbikqyrin rrjetet sociale dhe sigurohen te ndjekin edhe trendet e fundit që të krijojnë strategjitë e duhura në përputhje me rrethanat.   Specialistë të SEO-s Specialisti i SEOs apo ndryshe i makinave të kërkimit është një tjetër profesion të cilin mund ta ushtroni nëse ju pëlqen fusha e marketingut. Specialistët e SEOs janë përgjegjës për të përmirësuar renditjen e faqeve të internetit në makinat e kërkimit, duke përdorur strategjitë e SEOs. Procesi i optimizimit të uebfaqeve lidhet kryesisht me shkrimin e përmbajtjeve, optimizimin e titujve të faqeve, etiketat, etj.   Web Content Writer Content Writers apo në shqip shkrimtarët e përmbajtjeve merren me krijimin e përmbajtjeve përkatëse për faqe të internetit. Ata krijojnë postimet e duhura për blogje apo faqe të ndryshme në mënyrë që të rrisin numrin e vizitorëve. Content writers kujdesën që të shkruajnë përmbajtje që lidhen me produktet dhe shërbimet që kompania ofron.   Menaxherë të produkteve Një tjetër profesion të cilin mund ta ushtroni në industrinë e marketingut është edhe menaxher i produkteve. Këta të fundit sigurohen që të mbikqyrin zhvillimin e një produkti nga fillimi deri në fund. Ata janë përgjegjës që produktet të përfundojnë në kohë dhe shuma të jetë brenda buxhetit të planifikuar. Misioni i tyre kryesor është të sigurojnë përfitime nga produktet ekzistuese si dhe të zhvillojnë strategji dhe produkte të reja për një kompani. Analistët e marketingut Duke studiuar konkurrencën, konsumatorët dhe tregun në përgjithësi, analistët e marketingut vendosin se cilat produkte t’i shesin dhe ku ti shesin, pra përzgjedhin klientët dhe çmimet e produkteve. /AkademiPune.
Lexo më shumë
Si ta organizoni më mirë tavolinën tuaj në punë?
Tavolina juaj e zyrës është një pasqyrim i personalitetit dhe zakoneve tuaja. Disa hapësira pune mund të jenë të thjeshta dhe të rregullta, disa tjera shumëngjyrëshe dhe të personalizuara. Ka edhe nga ato që janë shumë të rrëmujshme. Po ju, si e organizoni tavolinën tuaj të punës? Një tavolinë e organizuar jo vetëm që do të duket më tërheqëse, por do t'ju motivojë të shkoni në punë sepse nuk do të keni nevojë të pastroni grumbuj letrash dhe hedhurina. Pavarësisht nga preferencat ose prirjet tuaja, vendi juaj i punës duhet të jetë i organizuar, në mënyrë që menaxhimi i kohës të jetë sa më i lehtë, si dhe të shtohet produktiviteti. Ju kaloni një kohë bukur të madhe në zyrën tuaj, pradaj ja vlen t'i kushtoni rëndësi organizimit të tavolinës suaj të punës. Nëse jeni të mbingarkuar shpesh nga skedarët çrregullues, grumbujt e dokumenteve dhe çrregullimet e përgjithshme, tani është momenti i duhur të veproni në lidhje me menaxhimin e kohës dhe hapësirës në punë. Krijoni hapësirën personaleKa gjëra që i merrni në punë çdo ditë, e që duhet t'i vendosni diku. Sidoqoftë, në vend që të hedhni kudo çantën, portofolin, telefonin ose çelësat në tavolinën tuaj, caktoni një zonë specifike për ato që të mos sjellin rrëmujë. Gjithashtu, kurdo që të jetë e mundur, mbajeni telefonin tuaj diku ku nuk e shihni dhe kësisoj nuk do të keni shpërqendrime që pengojnë punën tuaj. Përdorni pajisjet dixhitale Letra është akoma fajtori më i madh i hapësirave të punës së rrëmujshme. Nëse nuk e keni bër këtë akoma, listoni detyrat që keni në kompjuterin tuaj dhe sinkronizoni ato me telefonin tuaj për qasje më të lehtë. Përmes pajisjeve dixhitale ju mund të vendosni njoftime për takime dhe detyra që keni përgjatë ditës apo javës. Ruani hapësirën Kur keni nevojë për të nënshkruar ose dërguar shkresa, por nuk keni hapësirë të mjaftueshme, kjo situatë mund të shkaktoj stres. Caktoni një pjesë të tavolinës suaj si zonë të lirë dhe mos e ngarkoni atë me gjëra shtesë. Nëse hapësira e ruajtjes është e kufizuar, bëhuni kreativ! Një dollap apo raft, ju mundëson të ruani pajisjet shtesë pa zënë shumë hapësirë. Ndani detyrat tuaja Shpesh kemi dëgjuar për shprehjen “multitasking” që do të thotë kryerja e dy ose më shumë obligimeve në të njëjtën kohë, mirëpo për menaxhim më të mirë të kohës preferohet që të ndani detyrat sipas rëndësisë së tyre. Përfundoni detyrat para se ato të grumbullohen Një rregull për të shmangur zvarritjen është t'i kryeni detyrat që keni në afat të caktuar. Përfundoni projektin/detyrën sa më shpejt që të jetë e mundur, kësisoj nuk do ta ngarkoni veten me stres që nuk e keni përfunduar ende atë detyrë ose projekt. Duke vepruar kësisoj, do të keni kohë të mjaftueshme për obligimet që keni në vijim. Renditini gjërat sipas rëndësisë Mënyra më e mirë për të renditur gjërat është nga rëndësia e tyre. Pyesni veten sa shpesh e përdorni ose keni nevojë për një pajisje të caktuar para se ta zhvendosni atë diku tjetër. Nëse keni ndonjë pajisje afër jush që nuk e shfrytëzoni, vendoseni atë në një hapësirë më pak të qasshme. Pse është e nevojshme ta organizoni tavolinën e punës? Një hapësirë pune e organizuar nuk është një kursimtar magjik i kohës, por ju ndihmon të bëheni më efikas në punë, sepse e dini se ku është gjithçka. Gjithashtu, një tavolinë e organizuar mirë ndihmon në krijimin e energjisë pozitive që mund të përhapet në entuziazmin tuaj për detyrat e përditshme./AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.