Cilat detyra nuk duhet t’i delegojnë asnjëherë menaxherët dhe cilat po

12 Nëntor '21

Cilat detyra nuk duhet t’i delegojnë asnjëherë menaxherët dhe cilat po
	 	 

Ndarja e detyrave nuk është aspak diçka me të cilën menaxherët duhet të kënaqen, madje në rastet kur bëhet keq, ata duhet të shqetësohen. Menaxherët e mirë nuk ndajnë gjithçka te secili. Ata e dinë me saktësi se cila është e duhura. Por edhe ata që kanë të ardhme të pasur në këtë drejtim, dhe janë enede fillestarë e pyesin veten gjithmonë: Cilat detyra duhet t’i delegojë e cilat jo?

E nëse qoftë edhe për një moment të shkurtër të ka shkuar mendja, tashmë mund ta kesh përgjigjen nga Akademi Pune.

Detyrat që nuk duhet t’i ndani asnjëherë

Puna që kërkon shumë kohë për t'u shpjeguar

Imagjinoni të kaloni 3 orë duke shpjeguar diçka që mund ta kishit bërë vetë në 30 minuta. Kjo madje do ta mposhtë të gjithë thelbin e delegimit. Pra, nëse një detyrë ka nevojë për shpjegim të gjatë edhe pse detyra vetë nuk është aq e ndërlikuar, zgjedhja më e mirë është që ta shmangni delegimin e saj. Nëse diçka përfundohet shpejt, pse të mos e bëni vetë?!

Punë konfidenciale

Disa çështje thjesht nuk mund të vihen në dorën e punonjësve. Punët me prioritet të lartë dhe konfidenciale nuk duhet të delegohen kurrë. Këto detyra janë shumë të rëndësishme, kështu që ekspertiza juaj duhet të jetë e dobishme. Për më tepër, caktimi i punëve të tilla për ekipin mund të çojë në një shkelje të privatësisë dhe çështje të tjera të ngjashme.

Detyrat vendimmarrëse si vlerësimet, punësimi i punonjësve dhe gjëra të tjera të ngjashme gjithashtu bien në të njëjtën kategori.

Menaxhimi i krizave

Çdo organizqatë duhet ta ketë një strategji për zgjidhjen e krizave. Vendime të një rëndësie kaq të madhe janë shumë të rëndësishme për kompaninë. Prandaj, është me rrezik që ta lini ekipin tuaj me më pak përvojë që t’i zgjidhë këto çështjë të ndjeshme. Ju duhet të planifikoni dhe ta zhvilloni vetë të ardhmen e kompanisë. Mos harroni që punonjësit e tjerë jo vetëm që nuk e kanë për detyrë, por as nuk e kanë nivelin e përvojës në këtë fushë!

Detyra të mërzitshme

Detyra e menaxherëve është që t’i mbajnë punonjësit e interesuar dhe të motivuar. Nëse ata kanë detyra të mërzitshme shumë lehtë mund të demotivohen. Me largimin e entuziazmit ulet edhe cilësia e prodhimit e detyrave në punë. Kështu që, mbani disa nga detyrat e mnëriztshme për vete! Po, kjo është një sakrificë, por një sakrificë e cila shpërblehet.

Punë shumë specifike

Nëse jo detyra që kërkojnë shumë shpjegim, e as detyra shumë specifike, atëherë çfarë? Kjo vlenë për një punë e cila tashmë është zbërthyer në një detyrë shumë të vogël. Në të tilla detyra ka pas ose aspak vend për kreativitet dhe udhëzimet janë shumë të detajuara.

Në të tilla situata pritshmëritë për të prodhuar një produkt është plotësisht siç kërkohet nga ju. E meqenëse është kështu, atëherë vetëm një person mund ta bëjë. Ndërsa, kur kjo detyrë delegohet, ka mundësi shumë të madhe që të ketë ndryshime, qofshin edhe ato më të lehtat, por që gjithsesi do ta devijojnë pritshmërinë. Prandaj, mundohuni t’i bëni vetë!

Cilat detyra duhet të delegohen nga menaxherët?

Detyra të përsëritura

Këto punë janë ose të njëjta çdo herë ose me ndonjë ndryshim të vogël, ato kërkojnë një proces pune dhe aftësi të ngjashme. Për shembull, auditimi, buxhetimi, planifikimi i ngjarjeve, etj. Detyra të tilla duhet të kryhen çdo ditë, çdo javë, dy javë ose çdo muaj. Problemi këtu është se edhe nëse këto punë janë të shpejta dhe të lehta, një menaxher do të humbasë humb kohë duke i bërë ato.

Punë që konsumojnë kohë

Në vend që të kaloni një javë në një projekt, duhet të kaloni disa orë duke u shpjeguar punën punonjësve tuaj dhe t'i lini ata të marrin përgjegjësinë. Meqenëse delegimi ka të bëjë me shpërndarjen e punës midis një ekipi, më shumë njerëz mund të punojnë së bashku në një projekt në të njëjtën kohë. Kjo do të shkurtojë një pjesë të madhe të punës që shkon në të.

Projektet që i nxisin aftësitë bazë

Disa projekte janë shumë të komplikuara për njerëzit që nuk kanë aftësi për ta bërë punën. Megjithatë, disa sfida janë një mënyrë e shëndetshme për të inkurajuar ekipin tuaj që t’i zgjerojë aftësitë e tyre. Pra, nëse nuk ofroni mundësi, ekipi juaj nuk do të rritet kurrë, duke ju bërë të dështoni si liderë.

Detyra interesante

Mbajtja e punonjësve të interesuar për atë që bëjnë është një punë e vështirë që një menaxher duhet të bëjë. Për ta mbajtur të lartë nivelin e motivimit, duhet të delegoni më shumë punë argëtuese. Gjërat që punonjësit tuaj do të kënaqen t'i bëjnë.

Çfarë shkon përtej përshkrimit tuaj të punës

Secili punonjës në organizatë e ka të përcaktuar përshkrimin e punës. Këto janë detyrat që secili prej tyre duhet t’i përmbushë. Si lider, edhe ju i keni detyrat e përcaktuara dhe nuk do të thiotë që duhet të bëni gjithçka që duhet të bëhet. Mos harroni, ka persona të specializuar për detyra të caktuara! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC