6 këshilla si të punoni me një udhëheqës të cilit nuk i besoni?

27 Tetor '21

6 këshilla si të punoni me një udhëheqës të cilit nuk i besoni?
	 	 

Udhëheqësi është ai i cili i drejton anëtarët e ekipit, i frymëzon ata për gjëra krative dhe i motivon për të punuar, jo vetëm për ta plotësuar orarin 8 orësh. Këta anëtarë i besojnë liderit të tyre, prandaj ai ka kaq ndikim tek ata. Prandaj, është një e vërtetë e hidhur kur dikush punon me dikë që nuk i beson megjithatë duhet që t’i “bindet”. Njerëzit e humbasin besimin në udhëheqësit për një numër të madh arsyesh si besim i thyer, mungesë e sigurisë ose thjesht nuk pajtohen me ta.

Kështu që, nëse po punoni me dikë të cilit nuk i besoni, tani mund të jeni duke u ndier që rruga juaj e suksesit do të jetë shumë e vështirë. Mbase këshilla e paër që e keni marrë nga dikush që ia keni “qarë hallin” ka qenë ta lini punën, por nga njëherë nuk e keni këtë luks, përveç që të qëndroni aty ku jeni.

Por, kjo nuk është një zgjidhje pa shpresë. Sipas autores Lolly Daska, janë pikërisht këto situata me të cilat përballemi që na rrisin më shumë. Kur të keni ngecuar në situata të vështira, do të mësoni shumë gjatë zgjidhjes së tyre. Pra, ka disa hapa dhe veprime që mund t’i bëni nëse e gjeni veten duke mos i besuar liderit, por ende dëshironi që të keni sukses.

Mendo për qëllimin që ke

Në një situatë të vështirë, ku keni pakënaqësi të shumta te dikush, keni dëshirë që të ankoheni për të tjerët, veçanërisht për udhëheqësin. Por mos harroni që kur përqëndroheni te dikush e humbisni veten! Kështu që gjatë kohës jini të qartë për t’i përcaktuar ato që dëshironi të arrini për të pasur sukses, në vend që të shihni se çfarë nuk po shkon me të tjerët!

Mos e merr si personale

Është e natyrshme që të bëheni emocionalë kur gjërat po bëhen të ndërlikuara. Por nuk duhet që ta lejoni veten t’i merrni si personale. Menaxhimi i emocioneve është një aftësi shumë e rëndësishme kur jeni duke u sfiduar vazhdimisht. Nuk është e nevojshme që të bëni thashetheme, të sulmoni apo të flisni keq për shefin, sepse kjo reflekton shumë keq për ju, por edhe i bën ata edhe më shumë simpatikë. Por çfarë të bëni atëherë? Flisni, por me fakte, “goditni” vetëm fakte e jo njerëz! Mësoni sa më shumë që mundeni, në gjithçka mund të merrni mësim!

Praktikoni simpatinë

Mos harroni që pas çdo veprimi fshihet një arsye dhe një tregim! Kur ta keni kuptuar atë, pas një udhëheqjeje të keqe, do të reduktohet edhe frustrimi juaj. Pranoni faktin që mund të ketë arsye shumë njerëzore!

Bëni më të mirën pavarësisht gjithçkaje

Gjërsa mendoni gjatë gjithë kohës për ta lënë punën, nuk do të keni vullnet, cilësia e punës do të bjerë, kështu që ju do t’i jepni shefit edhe më shumë aryse për t’ju frustruar. Në vend të kësaj pse nuk tregoni rezultate në punën që e keni? Gjithçka që bëni do t’ju afrojë me qëllimet tuaja të suksesit. “Mësoni që ta shtyeni veten”, thotë Daskal.

Mos jepni arsye

Rezistoni shtysës për të thënë apo përtë bërë diçka të cilën nuk mund ta zhbëni! Nëse njëherë keni dhënë përshtypje negative do të të duhet një jetë për ta ndryshuar atë, mbase edhe pa sukses. Veprimet taktike dhe sjelljet e mirëmenduar janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në punë, e sidomos në raste të tilla.

Udhëhiqni vetë

Gjithmonë do të jeni liderë, pavarësisht se në çfarë pozite jeni. Udhëheqni prej aty kur jeni me efikasitet. Si ta bëni këtë? Duke u udhëhequr nga shembujt dhe duke u rritur nga jo funksionimi.

Nëse po punoni me një lider në të cilin nuk besoni, patjetër që do të ketë kohë që do të jenë të vështira dhe që do të të nervozojnë. Por, përballja me atë sfidë do të jetë mësimi më i madh që do ta merrni ndonjëherë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC