Çfarë do të thotë të punoni për një kohë të gjatë me një punëdhënës?

25 Tetor '21

Çfarë do të thotë të punoni për një kohë të gjatë me një punëdhënës?
	 	 

Varësisht nga qëllimet që keni, mund t’ju përshtatet më shumë që të punoni për një kohë të gjatë në një vend pune, sesa ta ndryshoni atë në periudha të shkurtëra kohore. Prandaj, ka një numër të përparësive dhe mangësive si për të qëndruar gjatë ashtu edhe për ta ndërruar shpesh. Duke i mësuar të dy këto anë ju ndihmon që ta zgjedhni se cila është e duhura për ju.

Anët pozitive të të qëndruarit gjatë

Fitimi i përvojës

Gjëja më e mirë për të punuar për një kohë të gjatë për një të njëjtën kompani është grumbulli i madh i përvojës së punës. Pra, kur të keni punuar për kaq gjatë në një kompani, do t’i kesh mësuar të gjitha gjërat atje dhe të tjerët do të llogarisin në njohurinë që keni marrë, për të ndihmuar në disa aspekte të kompanisë. Në gjendjen më të kënaqshme keni fituar respekt të madh nga punëdhënësi dhe anëtarët e tjerët të kompanisë dhe njohuria juaj do të përdorët për t’i mësuar punonjësit e rinj.

Mundësi dhe avancime të brendshme

Të “shërbesh” në një vend për një kohë të gjatë i rritë mundësitë për t’u avancuar në kompaninë aktuale. Nëse keni treguar besueshmëri dhe keni punuar me gjithë shpirtë për t’u zhvilluar profesionalisht dhe keni qenë të aftë për të dhënë punë shumë cilësore, shefi do t’ju ketë parasysh për t’ju avancuar juve, në vend që ta marrë dikë nga jashtë për një pozitë udhëheqëse. Madje, punonjësit afatgjatë mund të kenë njëfarë fleksibiliteti në krijimin e roleve të tyre brenda një vendi pune. Ata e kuptojnë rrjedhën e punës së biznesit dhe natyrisht mund të plotësojnë role sipas nevojës në kompani, të cilat mund të kthehen në pozita të përhershme.

Stabilitet

Shumë punonjës kënaqen duke punuar në ato vende që u japin njëtrajtshmëri dhe stabilitet. Pse? Sepse e dinë saktësisjht se çfarë do të bëjën në secilin hap që do të bëjnë gjatë gjithë kohës. Por kjo kënaqësi vjen vetëm për ato vende ku punonjësit e dinë pritshmëritë e pagës dhe paketën ë përfitimeve.  Qëndrimi në një kompani do të thotë të mos ketë ndërprerje në pagë gjatë gjetjes së një pune të re dhe të dini se çfarë të presësh nga paketa juaj e përfitimeve.

Pikë që shtohen

Disa kompani i shpërblejnë punonjësit për besnikërinë e tyre duke u ofruar bonuse. Çfarë do të thotë kjo? Për shembull, kompanitë mund të ofrojnë më shumë ditë pushim për punonjësit të cilët vazhdojnë të punonojnë ne periudha të ndryshme të kompanisë. Ose edhe duke i festuar dhe bërë dhurata për përvjetorët e tyre kur janë bërë pjesë të kompanisë. Apo edhe ta rrisnin pagën varësisght prej viteve të shërbimit.

Anët negatgive të të qëndruarit gjatë

Aftësi të limituara për të mësuar sisteme dhe metoda të reja

Pse shumë kompani i përdorin të njëjtat sisteme dhe metoda për shumë vite me radhë? Sepse kjo i kushton asaj. Edhe pse kjo i kursen ata nga shpenzimet, kjo kushton duke i ndaluar punonjësit nga mundësi për të mësuar rrugë të reja për t’i arritur qëllimet e tyre. Nëse kjo ndodhë punonjësit nuk dotë kenë mundësinë që t’i mësojnë softuerët më të rinj dhe teknologjinë e fundit që mund t’i përdorin kompanitë konkurrente apo ato të fushave të tjera.

Pra, kjo mund të jetë një sfidë e madhe pë rata punonjës që synonë që ta ndryshojnë kompaninë, për shkak se nuk janë të njoftuar me metodat e tyre.

Më pak llojllojshmëri të përvojave

Punonjësit të cilët qëndrojnë për një kohë të gjatë në një kompani kanë përvojë pune më të kufizuar. Gjatë viteve me radhë e kanë pasur të njëjtën pozitë, kjo i bën ata që të jenë të qetë dhe t’i kryejën detyrat në mënyrë të caktuar. Edhe pse këto meoda funksionojnë mirë, kjo i bën që të mos jenë fleksibil dhe kreativ aq sa kanë aftësi, për të menduar mënyra të tjera të kryerjes së detyrave. Të pasurit e më shumë eksperienca pune mund t'i ekspozojë punonjësit ndaj një game më të gjerë aftësish, metodash dhe sistemesh që ata mund t'i sjellin me vete në role dhe mjedise të reja pune.

Më pak mundësi për të pasur karrierë të bujshme

Vetëkënaqësia është gjëja më e dëmshem e zhvillimit prtofesional. E punapër një kohë të gjatë me një punëdhënës mund t’ju pengojë që të ndërmerrni rreziqë dhe të keni sfida profesionale që ju ndihmnojnë që të rriteni. Gjetja e një pune të ndryshme me një punëdhënës të ri mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të sfiduar veten në një pozicion të ri ndërsa mësoni aftësi të reja.

Pagë të limituar

Bonuset dhe pagat në një kompani mund të mos lëvizin shumë, e shumta një rritje e lehtë e pagës një herë në vit. Përderisa shumë kompani ofrojnë potencial më të lartë të fitimit. Largimi nga një kompani ju jep mundësinë për ta negociuar pagën tuaj me një kompani tjetër. Kjo është edhe më e levërdishme nëse nuk keni shumë hapësirë për t’u avancuar në kompani, ndërsa ndërrimi i saj ju bën që të rrisni potencialin e promovimit gjatë rrugës së karrierës.

Kur është koha e duhur që ta lini një punë?

  1. Për t’ju ndihmnuar ta kuptoni se kur është koha e duhur që ta lini punën, bëjani këto pyetje:
  2. A ka kompania aktuale kulturë që më përshtatet mua?
  3. A i shfrytëzon në maksimum aftësitë dhe aftësitë e mia pozicioni im aktual?
  4. A i përmbush pozicioni im aktual qëllimet e mia personale, profesionale dhe financiare?
  5. A jam në një pozitë të mirë për të më ndihmuar të arrijë qëllimet e mia të ardhshme?/Akademi Pune

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC