Nga lindja deri në ditëlindjen e dytë, cili është rrugëtimi i Akademi Pune?

22 Tetor '21

Nga lindja deri në ditëlindjen e dytë, cili është rrugëtimi i Akademi Pune?
	 	 

Lexuesit në Kosovë, por edhe më gjerë tash e dy vjet e kanë mundësinë të bëhen gati për tregun e punës. Me daljen në dritë të ueb-faqes Akademi Pune, shumëkush e gjeti “shpëtimin” për të ardhmen në karrierë. Mijëra lexues, që prej momentit kur botës online iu shtua edhe një dritare e re, u bënë mbështetës të pandashëm të Akademisë, duke u krijuar kështu një simbiozë e shkëlqyeshme mes saj dhe ndjekësve.

Për ta sjellë lexuesin edhe më afër me të, nismëtarja e gjithë kësaj Zana Havolli, ka ndarë me ne rrëfimin që nga shkëndia e parë që i erdhi në kokë, bashkë me drejtorin e HumanPower, Arion Rizaj. Si pjesë e HumanPower që merret me rekrutimin e kandidatëve, e po ashtu edhe prezente në platformën e shpalljes së konkurseve KosovaJob, ajo tregon që e kuptoi se sa e rëndësishme ishte një platformë ku të interesuarit për punë e sidomos të rinjtë të piqeshin me mësimet e një platfome siç është sot Akademia.

Por, vulën e gjithë kësaj e dha përvoja e Zanës në rekrutimin e punonjësve, ku siç thotë ajo shumë shpesh vinin kandidatë të cilët nuk e kishin paraqitjen e mirë, qoftë të jashtmen qoftë në komunkim.

“Tash bëhen 5 vite që merrem me rekrutimin e punëtorëve dhe pikërisht aty nisi gjithçka kur mbas shumë intervistave me kandidatë, e pashë që shumica prej tyre për fat të keq nuk ishin të përgatitur aq sa duhet për një intervistë pune, qoftë veshja adekuate qoftë mënyra e komunikimit. Prandaj, fakti se deri më tani në Kosovë nuk ka ekzistuar një mundësi kaq e lehtë, për të ndihmuar në hapat drejt krijimit të një marrëdhënieje pune na bën neve si Akademi të veçantë.”

FILLIMI I AKADEMISË

Zana tregon që filli i punës ishte ndarja dhe përgatitja e rubrikave të ndryshme që i ka Akademia si platformë. E para ishte pjesa e video-intervistave, ku duhej të kontaktoheshin personat në burimeve njerëzore në kompani të ndryshme, për të mbajtur intervistë para kamerës. Kjo ishte edhe sfida e parë kujton ideatorja e AkademiPune.

“Si çdo projekt tjetër që ka sfida edhe ne kishim, meqenëse ishte një platformë e re por që besuam se do të ndikojë fuqishëm tek përdoruesit tanë. Sfidat e para kanë qenë te caktimi i termineve për intervista meqë ishte platformë e re e që duhej trefish më shumë anagazhim për t’i caktuar ato.“

Këto video sot u shërbejnë të rinjve që duan të zhyten në një profesion por, nuk ia kanë as idenë më të vogël se cilat janë sfidat dhe përfitimet e tij.

Rubrikë tjetër shumë e dashur me të cilën filloi platforma ishte ajo e kuizeve. Njëherësh kjo është edhe pjesa më e dashur e ndjekësve të saj. E, Zana Havolli kujton sesi një numër i madh kuizesh ishin përgatitur shumë më parë se të lansohej Akademi Pune. “Kishim bërë hulumtim në fusha të ndryshme në mënyrë që t’i argëtojmë përdoruesit njëkohësisht edhe të mësojnë prej kuizeve që kemi”.

Ky qëllim edhe ishte arritur, sepse sidomos kur pas jo më shumë se katër muajve virusi Covid-19 u hap globalisht. Gjatë periudhës së karantinës, Akademi Pune me rubrikën e kuizeve pati shumë miq, të cilët e vazhdojnë miqësinë e asaj kohe ende edhe sot.

SI U PRIT AKADEMIA NË FILLIMET E SAJ?

Të rinjtë kanë qenë „meraku“ i Zanës që prej se ishte kyçur në fushën e rekrutimit. Si t'i njihte ata rreth përgatitjes dhe rritjes së shansave për punësim në një vend që fjala „papunësi“ ishte fjala më e përdorur në vitet e fundit? Ajo kujton se sa shumë e plotësuar u ndie kur e Akademia po lëshonte rrënjë. Madje, ajo thotë që nuk do ta harrojë asnjëherë momentin e prezantimit përpara studentëve.

“E kisha cekë një moment kur ishim në një prezantim të akademisë si platformë ku e gjithë salla ishte e mbushur me studentë të rinj të cilët ishin në prag të diplomimit e që se kishin idenë se çka të bëjnë pas diplomimit ku të kyçen në treg të punës, për ato 3 orë sa e prezentuam akademinë dhe i informuam se sa ju ndihmon si platformë që të përgatiten për treg të punës, aty pamë sa ka qenë e nevojshme një platformë e tillë.”

LËVDATË PËR T'U MBAJTUR MEND

Që prej hapave të parë, kur Akademia po bëhej pjesë e pandashme e punëkërkuesve, por jo vetëm, fjalët e mira nga lexuesit janë ato që vazhdojnë ta mbajnë në këmbë. Por, në kohën kur kishte nevojë për mbështetje, lëvdatat e fjalët e mira kishin shije tjetër. Prandaj, fjala e një sipërmarrësi siç është Alejtin Berisha gjatë intervistës së parë që e pati Akademi Pune, i ka mbetur në kujtesë Zanës.

„Me sipërmarrësin Alejtin Berishën e kemi pasur intervistën e parë për akademipune. Ai na tha që përgatitja për treg të punës fillon qysh në mosha të hershme, si nxënës e më vonë edhe si studentë, ngase kjo është koha kur njeriu fillon të pjeket intelektualisht dhe si rrjedhojë të njohë kapacitetet e tij intelektuale në profesione të caktuara. E që akademipune të pakten iu ndihmon studentëve të orientohen dhe të kyçen në treg të punës.“

Por çfarë e konsideron Zana si suksesin e Akademi Pune? Gjithë meritat thotë ajo shkojnë për ata që i shkruan artikujt dhe i bënë gati kuizet që nga dita e parë. „Akademia është e veçantë, meqenëse puna u bë me shumë pasion dhe vullnet nga njerëz të dashur si Erëza, Aidi dhe Zoja.“, shprehet ajo.

Në fund Zana Havolli shpreh mirënjohje pafund për secilin nga lexuesit që po vazhdojnë të rriten dita e ditës. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC