Çfarë ndodhë nëse menaxheri nuk komunikon më me juve?

21 Tetor '21

Çfarë ndodhë nëse menaxheri nuk komunikon më me juve?
	 	 

Disa udhëheqës mendojnë që nuk ka nevojë për të komunikuar me punonjësit, ata thjesht duhet ta bëjnë punët e tyre. Po ju çfarë mendoni? Nëse pajtoheni me këtë, atëherë gjasat për të qenë shef i suksesshëm janë minimale.

Nuk jemi në epokën industriale, kur punonjësi dhe udhëheqësi nuk takoheshin fare, nuk kishte respekt të ndërsjellë dhe puna bëhej pa motiv. Mungesa e komunikimit nga ana e liderit ka aq fuqi sa ta shkatërrojë ekipin, biznesin, dinamikën e punës dhe gjithe procesin që i mban gjërat në lëvizje. Të gjitha këto janë pasoja të mungesës së komunkimit dhe kjo shkakton pasoja të rrezikshme organizative. Numri i tyre është i madh, por po i përmendim vetëm disa prej tyre!

Kulturë jo funksionale

Komunikimi jo efektiv krijon frustrim të punonjësve i cili kthehet në konfuzion dhe në mungesë të besimit. Gjatë kohës kur këto probleme rriten besnikëria dhe përshtatja me kompaninë zhduken. Punonjësit e palumtur janë shenja më e madhe e një kulture që nuk funksionin.

Mungesë respekti

Respekti ndërtohet nga lidhjet, e lidhjet ndërtohet më komunikim. Komunkimini lejon që të ndahen së bashku mendimet dhe perspektivat. Kjo ndërton besim dhe mirëkuptim, të dy këto elemente të respektit dhe punës efikase. Pa komunkim nuk ka asgjë që e nxitë respektin. Dhe pa atmosferë të respektit asnjë punë nuk përfundohet si duhet.

Paraqitje e dobët

Punonjësit duan që ta dinë se çfarë kërkohet nga ajo, si duket suksesi, çfarë çështjesh mund të krijojnë probleme dhe çfarë e si po i bëjnë gjërat. Pa qasjen në informacione dhe burime ata nuk mund që ta krijojnë punën e tyre. Kjo është punë zinxhirore sepse krijohet frustrim në mesin e punonjësve, të cilët nuk duan të punojnë për diçka që ata ia kanë idenë dhe kështu mundësitë për të pasur sukses një kompani janë shumë të vogla.

Komunikimi i dobët gjithashtu mund t’ju pengojë të arrini potencialin tuaj të plotë si udhëheqës, të tjetërsoni ata përreth jush dhe të ketë një ndikim negativ në performancën dhe rezultatet sipas të cilave lidershipi juaj gjykohet.

Nëse doni të udhëheqni, është thelbësore që të kultivoni aftësitë tuaja të komunikimit dhe të shpenzoni kohë dhe përpjekje të konsiderueshme ditore në komunikim me ekipin tuaj. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC