9 gabimet që zakonisht i bëjnë shefat e rinj

20 Tetor '21

9 gabimet që zakonisht i bëjnë shefat e rinj
	 	 

Nuk është gjithçka vetëm që ta fitoni ndonjë pozitë udhëheqëse, është e rëndësishme të dini se çfarë të bëni në atë pozitë. Çfarë përtej saj? Shumë shefa të rinj bëjnë gabime në mënyrën sesi udhëheqin pasi ta kenë fituar atë. Kjo ndodhë sepse plani i tyre i vetëm ka qenë për të mbërritur deri atje, por jo për hapa të mëtutjeshëm.

Nëse po synoni që të mbikëqyrni ose, nuk ka kohë të gjatë që jeni në këtë rol atëherë, Akademi Pune ju tregon gabimet më të shpeshta që i bëjnë shefat e rinj. Por provoni që t’i shmangni!

Udhëheqje e njëjtë për të gjithë

Mos mendoni që të gjithëve u duhet i njëjti lloj i komunikimit dhe motivimit. Shefat e mirë e dinë saktësisht sesi të sillen me secilin punonjës në mënyrë që të ndërtojë lidhjet e duhura me çdo anëtar të ekipës.

Udhëheqja sillet rreth kohës dhe energjisë që e jepni për t’i njohur ata të cilët po i udhëheqni dhe për t’u dhënë atyrë çfarë u duhet më së shumti.

Komunikim i zbehtë

A e dini se edhe liderët më me përvojë kanë disa kohë jo të vështira në pjesën e komunikimit me eikpin e tyre? Me anë të komunikimit zgjidhen problemet dhe sfidat më të mëdha. Madje, në librin e saj “The Leadership gap” autorja Lolly Daskal, thotë që liderët e mëdhenjë janë komunikues të mirë dhe tregues të së vërtetës. Ata janë të sinqertë me ekipën e tyre edhe në qofshin ato të vërteta të hidhura. Çfarëdo që të ndodhë është mirë që ta tregoni, sepse ekipi është për të dhënë ide të zgjidhjes. Madje, një komunikim i sinqertë ndërton besim dhe i shuan thashethemet.

Gjithçka do të jetë e njëjtë

Shumë shefa kanë qenë mjeshtra në fushën e tyre, por pas avancimit puna e tyre zgjerohet. U duhen aftësi të reja në rolin e ri. Kështu që, gjeni një mentor i cili mund t’ju ndihmojë gjatë tranzicionit dhe ju mëson se çfarë ju duhet gjatë rrugëtimit.

Përpjekja për t’i ndryshuar gjërat menjëherë

Përpjekja për t’i ndryshuar të gjitha gjërat është ndër gabimet e para që i bëjnë shefat e rinj duke e përdorur autoritetin. Për të fituar respekt, jepni kohë vetes për ta kuptuar kulturën dhe dinamikën e vendit të punës, pastaj bëni ndonjë ndryshim në përputhje me atë që është e nevojshme! Dëgjoni dhe mësoni dhe mos i ndryshoni gjërat vetëm sepse e keni atë fuqi në dorë!

Abuzimi me mundësinë

Të udhëheqësh nuk do të thotë që të krenohesh me mundësinë që e zotëron, por për t’i fuqizuar të tjerët. Kjo do të thotë që duhet të punoni në atë drejtim për t’i zhvilluar lidhjet kolegiale dhe respekt të përbashkët. Pasi ta keni bërë do ta ndieni lumturinë, sepse jeni ju shkaktarët që keni ndihmuar që ekipi juaj të punojë në mënyrë efikase, të shëndetshme dhe të jetë i lumtur.

Qëndrimi vetëm në zyre

Shumë shefa mendojnë që ata duhet që të qëndrojnë “të burgosur” prapa tryezës së tyre duke punuar dhe duke pritur që detyart të kryhen në mëyrën më të mirë të mundshme. Kjo duhet të shmanget në çdo formë. Liderët e rinj duhet të jenë të qasshëm dhe të jenë andej pari. Prania e tyre jep mesazhin që ata janë aty, të gatshëm për të ndihmuar dhe për të llogaritur në ta në çdo kohë.

Nuk ndahen detyrat në mënyrë të duhur

Si liderë të rinj dëshironi që gjërat të bëhen mirë e në qoftëse ato nuk bëhen, atëherë provoni që t’i bëni vetë. Kjo është njëra ndër gabimet që bëhet nga kjo kategori i pjesëtarëve të kompanive. Çfarë tregoni me këtë? Ju nuk po i besoni punonjësve tuaj, që nuk jeni i aftë për t’i deleguar detyrat me efikasitet dhe reputacioni juaj do të bjerë. Mësoni për të besuar në ata që i keni punësuar për ta bërë punën e tyre, qëndroni afër tyre pa ushtruar kontrollë!

Nuk dini t’i motivoni të tjerët

Pse duhet që të mundoheni që t’i kuptoni të tjerët? Sepse në këtë mënyrë do ta kuptoni se çfarë i motivon ata, çfarë i nget, çfarë i ngazëllon etj. Liderët më të mirë i frymëzojnë ata që i kanë përreth për të bërë gjëra të shkëlqyeshme, e këtë e bëjnë duke e ditur se çfarë ka brenda tyre.

Nuk vlerësojnë

Në përpëlitjen e tyre për të dhënë rezultate impresive, liderët e rinj shpesh harrojnë që t’i njohin meritat e të tjerëve. Nëse përqendroheni vetëm në rezultat do ta harroni paraqitjen dhe talentet që ke përreth. Po nëse ndodhë kjo, çfarë pas kësaj? Ekipit tuaj do t’i ulet krijimtaria, produktiviteti dhe do të shkojnë në punë vetëm sepse duhet.

Shmangni këto gabime dhe do të jeni lideri i plotësuar që gjithmonë e keni ëndërruar! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC