5 hapa për të qenë të suksesshëm në intervistën për promovim në punë

15 Tetor '21

5 hapa për të qenë të suksesshëm në intervistën për promovim në punë
	 	 

Promovimet nuk bëhen gjithmonë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me disa punonjës duhet që të mbani intervistë për hapin e radhës në karrierë. Kjo varet nga struktura organizative dhe politika e kompanisë.

Nëse jeni marrë parasysh për promovim, mendoni që mund të intervistoheni përpara se të ndodhë! Si në çdo lloj intervistë në punë edhe për këtë duhet që të përgatiteni. Mbaseni u duket më e lehtë për shkak se po intervistoheni në një kompani në të cilën veçse po punoni, por duhet t’i përfillni disa hapa që do t’ju ndihmojnë.

Çka është intervsita e promovimit në punë?

Ky lloj është intervsitë për promovim por edhe për punë të ndryshme në kompaninë e njëjtë. Shumë punëdhënës kërkojnë punonjës të brendshëm që t’i kalojnë proceset e punësimit. Intervisat për promovim është ndryshe nga intervista e punës për pozitën e re për disa arsye:

  • Tashmë jeni pjesë e kompanisë dhe e dini se cilat janë pritshmëritë e tyre.
  • Çdo ditë gjersa jeni duke punuar në pozitën aktuale, përpara se të intervistoheni, ju jep mundësi që ta tregoni veten.
  • Mund ta përdorni gadishmërinë e kompanisë dhe aspiratat që të rriteni me to.
  • Në anën tjetër mund të vazhdoni në procesin e intervsitës dhe do të krahasoheni me kandidatët e tjerë, ndodhë që edhe me kandidatët e jashtëm po aq mirë sa me ata të brendshëm.
  • Intervista juaj mund të jetë me e ashpër sesa me kandidatët e jashtëm, sepse pritshmëritë rreth asaj që dini dhe aftësitë që duhet t’i keni janë më të mëdha.

Çfarë duhet të keni parasysh?

Tregoni vëmendje për procesin e punësimit: Nëse gjeni që ka një mundësi të punës, për të cilën mund të jeni të interesuar, atëherë si me çdo proces tjetër edhe me këtë duhet që t’i ndiqni mësimet e aplikimit. Mos prisni që t’i shmangni ato vetëm pse mendoni që jeni pjesë e kompanisë! Nëse kompania ka rregulla, ato ende ekzistojnë.

Përgatituni: A i keni harruar pyetjet, që prej kur patët aplikuar në fillim kur u punësuat? Atëherë rishikoni pyetjet më të zakonshme dhe përgjigjet më të mira për to! Mendoni sesi do të pëgjigjeni, bazuar në njohuritë për kompaninë, punën aktuale dhe pozitën e re, aftësitë tuaja dhe qëllimet për të ardhmen! Rishikoni aftësitë që keni e të cilat ju bëjnë të kualifikuar për punën e re!

Bëjeni punën mirë: Edhe pse mendoni që jeni duke ndryshuar punë dhe po ecni përpara, vazhdoni që ta bëni punën aktuale mirë! Me këtë tregoni se çfarë punonjësi i madh jeni.

Tregoni shefit: Nëse jeni zgjedhur për intervistë, tregoni supervizorit aktual, kështu që nuk do ta dëgjojnë prej palës së tretë. Shpejgoni pse jeni duke aplikuar dhe kërkoni nga shefi për mbështjetjen e tij!

Përgatituni për promovim: Përgaitutni që t’ia kaloni punën aktuale te dikush tjetër. Nëse qëllimet tuaja janë për të vazhduar përpara në kompani, lënia e një gjendjeje kaotike mbrapa mund të reflektojë keq për ju. Jini të gatshëm për të ndihmuar dhe trajnuar dhe të jeni të gatshëm për pyetje të ndryshme!

Veprimet që duhet t’i bëni gjatë intervistës

Qëndroni porfesionalë: Edhe pse e njihni kompaninë dhe me shumë gjasë mund ta njohni intervistuesin, mos e humbisni profesionalizmin! Është shumë e rëndësishme që të mos jeni shumë të relaksuar dhe sikur po flisni më një koleg të afërm të punës.

Hidhni në pah aftësitë: Në këto aftësi mund të përfshihet edhe familjariteti me kompaninë dhe pozitën, suksesi që keni pasur në pozitën aktuale dhe përshtatjen që e ndjeni me kompaninë.

Nuk dini gjithçka: Bëhuni gati që të flisni me disa aspekte jo familjare të pozitës!

Ndani entuziazmin: Sigurohuni që të bëni intervistuesin të mendojë se sa shumë e vlerësoni që e keni parasysh mundësinë për punë që të rriteni në karrierë dhe organizatë!

Mos u bëni me më shumë vetëbesim sesa që duhet: Mos shkoni në intervistë duke lënë përshtypje që ju mendoni që e keni fituar punën!

Bëni pyetje: Nëse keni pyetje rreth poiztës së re, cili do të jetë roli juaj dhe si do të jetë ndryshimi juaj, bëhuni hgati që ta pyesni në intërvistë! 

Këshillat pas intervistës

Falënderohuni: Shkruani një letër/email për ta falënderuar personin i cili ju ka intervistuar!

Mos e prishni mundësinë: Trajtoni kolegët që i keni pasur në pozitën e kaluar me të njëjtin respekt! Kur ta kuptoni që jeni promovuar njoftoni bashkëpunëtorët që keni punuar bashkë! Prisni dersa kompania t’ju dërgojë një njoftim zyrtar!

Mos u ndjeni keq: Nëse nuk promovoheni, lini anash ndjenjat negative dhe vazhdoni punën njësoj! Në ndërkohë punoni për promovimin e radhës! / Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC